Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Tërheqja e 5 mijë trupave amerikanë nga Gjermania, Merz: Është pak vendim i ekzagjeruar, por nuk është diçka e re
Botë

Tërheqja e 5 mijë trupave amerikanë nga Gjermania, Merz: Është pak vendim i ekzagjeruar, por nuk është diçka e re

• 4 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se vendimi i SHBA-së për të tërhequr trupat nga Gjermania “nuk është i lidhur” me kritikat e tij ndaj Donald Trump.

Ai theksoi gjithashtu se, “për momentin”, nuk pritet vendosja e raketave amerikane Tomahawk në territorin gjerman.

Njoftimi i Pentagonit për tërheqjen e 5,000 trupave nga bazat në Gjermani “nuk është i ri”, tha Merz, duke shtuar se “ndoshta është pak i ekzagjeruar, por nuk është i ri”. Ai hodhi poshtë spekulimet se ky vendim lidhet me qëndrimet e tij kritike ndaj luftës në Iran. “Nuk ka lidhje”, theksoi ai, duke përsëritur kritikat ndaj strategjisë së SHBA-së: “Nëse doni që ne t’ju ndihmojmë në një konflikt të tillë, na telefononi paraprakisht dhe na pyesni”, u shpreh kancelari, ndërsa mbrojti edhe deklaratën e tij se Irani po “poshtëron” SHBA-në.

Read more:Merz kritikoi Trumpin, SHBA-ja tërheq 5000 trupa nga Gjermania

Merz theksoi se nuk do të heqë dorë nga përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet transatlantike.

“Nuk po heq dorë nga bashkëpunimi me Donald Trump”, tha ai, duke pranuar se presidenti amerikan ka një qasje të ndryshme. “Megjithatë, kjo nuk e ndryshon faktin se amerikanët mbeten partnerët tanë më të rëndësishëm në Aleancën e Atlantikut të Veriut”, shtoi Merz.

Read more:Homazhe prekëse në Bundesligë: Tifozët e Eintracht Frankfurt nderojnë të riun kosovar Sofian Podvorica

I pyetur për vendosjen e raketave amerikane Tomahawk në Gjermani, siç ishte premtuar nga ish-presidenti amerikan Joe Biden në vitin 2024, me synimin për të forcuar aftësitë parandaluese derisa Evropa të zhvillojë kapacitetet e veta, Merz u shpreh se aktualisht kjo nuk është e mundur.

“Amerikanët nuk kanë mjaftueshëm tani dhe, objektivisht, ka shumë pak gjasa që SHBA-të të dorëzojnë sisteme të tilla armësh. Por nuk është ende tepër vonë”, tha ai. Në të njëjtën kohë, ai siguroi se “nuk ka asnjë kufizim në angazhimin amerikan për parandalimin bërthamor në territorin e NATO-s”.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Donald Trump #Evropa #Friedrich Merz #gjermani #Gjermania #iran #Irani #Nato

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Der Spiegel: Nga revoltat masive për dorëheqjen e Ramës, te shpenzimi prej 4 mln eurosh në “minutën e fundit” për Kanye West
  • Revista franceze: Skandal në Shqipëri, Rama jep 4 mln euro para publike për koncertin e Kanye West. Këngëtari admiron Hitlerin
  • “Shumica përdori votën si mburojë politike për Ballukun”, Bardhi në PE: Në Shqipëri është zhbërë shteti ligjor. Rama bashkëpunon me krimin për pastrimin e parave të pista
  • DW: Në mesin e protestave, Edi Rama jep 4 mln euro për këngëtarin që lëvdon Hitlerin. Disa vende evropiane kanë ndaluar koncertet e tij
  • “Reuters”: Mijëra protestues i kërkojnë dorëheqjen çdo ditë, si po e mbron Rama financimin 4 milionë euro për koncertin e Kanye West
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 32 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 15 lexime · 22 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 11 lexime · 5 orë më parë
  4. 04
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO/ Trump injoron Ramën që kërkon të marrë vëmendje me atletet e bardha, në nisje të Samitit të NATO-s 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Berisha intervistë për “Truth Times”: Rama e trajton Shqipërinë si feudin e tij privat! Protestat e qytetarëve, kryengritja më domethënëse që nga rënia e komunizmit 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Gjyqi në GJKKO/ Avokati i ri i Metës kërkon pavlefshmëri të provave! Kreu i PL: Nuk e kam marrë dosjen e plotë 7 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 3 javë më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 3 javë më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 3 javë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by