Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. ​KQZ kufizon shpenzimet e subjekteve politike për fushatë, një euro për çdo votues
Aktualitet

​KQZ kufizon shpenzimet e subjekteve politike për fushatë, një euro për çdo votues

• 5 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka kufizuar shpenzimet e subjekteve politike për fushatën e zgjedhjeve të 7 qershorit.

Secili subjekt politik që garon në këto zgjedhje, ka të drejtë të shpenzojë nga një euro për votues, apo mbi dy milionë euro.

Kështu u vendos në mbledhjen e sotme të KQZ-së, ku mes tjerash është votuar edhe lista preliminare e numrit të votuesve por edhe qendrave të votimit jashtë Kosovës, raporton KosovaPress.

Read more:​KQZ miraton specifikat për fletëvotime, mbi 1.8 milion do të shtypen për zgjedhjet e 7 qershorit

Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala ka bërë të ditur për shifrën që duhet të shpenzojë një subjekt politik për fushatën zgjedhore që fillon më 28 maj.

“Sipas planit kohor të aktiviteteve, data 5 maj, do të thotë sot është data e fundit që KQZ duhet të marrë vendim për kufizimin e shpenzimeve për fushatën e zgjedhjeve për zgjedhjet që mbahen më 7 qershor 2026. Siç e dini, fushata e zgjedhjeve do të fillojë me datën 28 maj 2026 dhe do të përfundojë me datën 7 qershor 2026 para hapjes së qendrave të votimit. Andaj lidhur me rregulloren zgjedhore nr. 07/2024 për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, kufizimi i shpenzimeve është kalkuluar jo më pak se 1 euro për votues dhe në lidhje me bazën ligjore, Zyra i rekomandon KQZ-së që ta aprovojë kufizimin e shpenzimeve të fushatës të zgjedhjeve me vlerën prej 2 milionë e 92 mijë e 202 euro. Pra, kjo lidhet me numrin e votuesve në listën preliminare të votuesve të ekstraktit që është marrë me 30 prill 2026”, ka thënë ai.

Read more:Zgjedhjet e 7 qershorit, të mërkurën fillon afati për regjistrimin e votuesve të diasporës

Në këtë mbledhje, po ashtu është votuar edhe për listën e qendrave të votimit në përfaqësi diplomatike.

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Alban Krasniqi ka njoftuar për numrin e votuesve jashtë Kosovës.

Read more:DASH: Bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës

“Sot i kemi shqyrtuar të gjitha qendrat e votimit të cilat na janë dhënë së bashku me justifikimet dhe aspektet tjera të vlerësimit teknik të shfrytëzimit të përfaqësive diplomatike si qendra votimi me datë 6 qershor, sepse votimi bëhet një ditë para zgjedhjeve. Për informimin tuaj, numri i qendrave të votimit jashtë Kosovës do të jetë 48, numri i vendvotimeve do të jetë gjithsejtë 70, kurse numri maksimal i votuesve që mund të regjistrohen është 64 mijë e 450 për të gjitha këto qendra votimi”, ka thënë ai.

Në vazhdim të mbledhjes u prezantua edhe raporti i listës preliminare të votuesve për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

Read more:Nis periudha për certifikim të partive të reja dhe dorëzim të listës së kandidatëve për deputetë

“Raporti paraqet krijimin e listës preliminare të votuesve për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit dhe është bazuar nga të dhënat e regjistrit qendror civil. Pas përpunimit të të dhënave, dhe largimit të personave si të vdekur, pas verifikimit të sekretariatit edhe me institucionet e tjera, lista preliminare përmban një numër prej 2 milionë e 92 mijë e 202 votuesve që krahasuar me zgjedhjet e fundit që janë mbajtur më 28 dhjetor është rritur prej 15 mijë e 912. Pas zgjedhjeve të kaluara janë larguar gjithsejtë 6 mijë 219 votues, prej të cilëve 5826 janë larguar si të vdekur, 393 për shkak të humbjes së shtetësisë. Ndërkaq, numri i votuesve që votojnë për herë të parë është 22 mijë e 131, prej tyre 16 mijë e 933 janë votues të rinj që kanë mbushur moshën 16 vjeç prej 29 dhjetorit deri më tani”, ka njoftuar ai.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar edhe listën e qendrave të votimit në këto zgjedhje. Ku numri i qendrave të votimit do të jetë 949, prej tyre 911 do të shërbejnë për votim të rregullt, ndërkaq 38 të tjera në secilin komunë do të organizohet votimi me kusht.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #7 qershor #Certifikim #jetë #Komisioni qendror i zgjedhjeve #Kqz #Maj 2026 #Para #Zgjedhjet 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Kryeministri e ka trajtuar vendin si plaçkë”/ Këlliçi: Alabar paralajmëroi dështimin për Portin e Durrësit, SPAK të marrë Ramën të pandehur
  • 40-vjeçarja sjell në jetë binjakë pas fertilizimit in vitro, mjekët e ‘Koço Gliozhenit’ i korrigjojnë edhe komplikacionin e rrallë në bark (VIDEO)
  • Vendi nën ‘pushtetin’ e masave ajrore të nxehta, parashikimi i motit për sot
  • “A i kuptojnë pasojat…Ku bazohet analiza e kësaj reforme?”/ Krybashkiakja socialiste kundërshton shkrirjen e Bashkisë Dimal: Duhet të jetë njësi më vete
  • Braktisi Partinë Socialiste për të dalë në krah të “Flamingove”/ “Neomalsorja” sërish në protestë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Denoncimi i Klevis Balliut: Skemë vjedhje te Ushtria e firmosur nga Balluku. Ja si Ron Yeffet, miku i Ramës dhe KAYO zhvatin miliona euro tendera (VIDEO) 21 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Politikë Berisha: Do bëjmë gjithçka që Olsi Rama të hetohet nga drejtësia amerikane, nuk e votojmë ligjin e lojërave të fatit 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama duhet të tërhiqej, kërkohet qeveri tranzitore”/ Aulon Kalaja: Rezistenca e protestës heroike, Europa e ka mbështetur! “Besa” e Ramës? Si karamele propagandistike 16 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, minatori 40-vjeçar mbetet i bllokuar, ende nuk dihet fati i tij 13 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Duam dorëheqjen e Ramës dhe që kryeministri të ketë vetëm dy mandate gjatë jetës politike”/ Aktivistja: Jemi flamingo, por dimë të jemi edhe korba e sorra kundër korrupsionit 12 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Qytetari nga Diaspora ngre tonet: Dikur Spiropali i thurte elozhe dhe e krahasonte me Skënderbeun, por Rama është Hamza Kastrioti 9 lexime · 17 orë më parë
  7. 07
    Politikë FOTOLAJM/ Revolta e shqiptarëve kundër Ramës! “SPAK heton, Belinda Balluku duhet të përballet me faktet”, mesazhet pikante nëpërmjet pankartave në protestën e 63: Rama në burg, Berisha në burg 6 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by