Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. LDK në diskutime për Osmanin, Bajrami e Hoti nuk u panë në takim – ish-deputetja tregon arsyen
Aktualitet

LDK në diskutime për Osmanin, Bajrami e Hoti nuk u panë në takim – ish-deputetja tregon arsyen

• 5 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku është diskutuar për zgjedhjet e 7 qershorit dhe formalizimi i bashkëpunimit me ish-presidenten Vjosa Osmani, nuk janë parë dy figura të rëndësishme të partisë, Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti.

Në fotografitë e publikuara nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nga takimi i kryesisë, mungojnë Bajrami dhe Hoti, çka ka tërhequr vëmendje në opinion.

Vjosa Osmani bartëse e listës? Abdixhiku: Renditja nuk është problem për mua

Telegrafi ka kontaktuar me Bajramin për të marrë një qëndrim se përse nuk ishte pjesë e këtij takimi.

Ajo në një përgjigje të shkurtë tha se mungesa e saj lidhet me shkaqe shëndetësore.

Read more:Zhvillimet në Prishtinë, Abdixhiku: S’ka marrëveshje me PDK-në, Rama ka vepruar si kryetar i pavarur

“Për shkaqe shëndetësore”, ka deklaruar shkurt Bajrami, pa dhënë të tjera.

Po ashtu, Bajrami nuk ka komentuar nëse e mbështet idenë e një liste të përbashkët zgjedhore të LDK-së me Vjosa Osmanin.

Ndërkohë, Avdullah Hoti pavarësisht tentimit për të kontaktuar me të, nuk u është përgjigjur pyetjeve tona për arsyet e mungesës së tij në këtë takim të kryesisë.

Hoti ka bërë një reagim të shkurt në profilin e tij në Facebook, duke shkruar “LDK mbi të gjitha”.

Read more:Osmani: Nuk kam kërkuar asnjë pozitë nga askush, vendimet në kohën e duhur

Pas përfundimit të mbledhjes, Abdixhiku konfirmoi se Kryesia ka votuar në favor të vazhdimit të procesit për një listë të përbashkët me Osmanin.

Abdixhiku: LDK dhe Osmani në një listë të përbashkët zgjedhore – pritet formalizimi

Ai bëri të ditur se të shtunën do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i partisë për të finalizuar aspektet përgatitore të këtij bashkëpunimi.

“Me votim në këtë trup u dakorduam që këtë të shtunë të thërrasim Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së për t’i finalizuar të gjitha çështjet për pjesën përgatitore. Votuam dhe u dakorduam të formalizojmë bashkëpunimin me Vjosa Osmanin për garim të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme”, ka deklaruar Abdixhiku. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Avdullah hoti #Facebook #Hykmete bajrami #Ldk #Lumir abdixhiku #Reagim #Takimi #Vjosa osmani #Zgjedhjet 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide
  • “Rama sulmon News24, fut në godinë Ron Yeffet dhe Analfabet Veliun”, Salianji: Këtu skandalet mbivendosen. U harrua trafiku i armëve dhe “KAYO në shëndetësi”
  • Skandali tek SHISH/ Presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare
  • Skandali i SHISH/ Grigels Muçollari: Rama do që krimi të mos merret vesh, jo që të mos ndodhë
  • Skandali i SHISH/ Muçollari: Rama do që krimi të mos merret vesh, jo që të mos ndodhë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim 22 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar 6 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen 5 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin 2 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Sociale 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën 1 lexime · 24 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by