Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Pse në Ukrainë po vdesin më shumë rusë se kurrë më parë?
Aktualitet

Pse në Ukrainë po vdesin më shumë rusë se kurrë më parë?

• 5 Maj, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ushtarët rusë në Ukrainë po vdesin në numër shumë të lartë, thonë zyrtarët ukrainas, duke sugjeruar se mund të bëhet fjalë për një nga raportet më vdekjeprurëse mes të vrarëve dhe të plagosurve në luftërat moderne.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi më 10 mars se, sipas vlerësimeve të inteligjencës, “62 për qind e humbjeve ruse janë të vrarë, ndërsa 38 për qind të plagosur”, një raport pothuajse 2 me 1, shkruan Kyiv Independent.

Një burim nga Zyra e Presidentit të Ukrainës, i njohur me të dhënat, tha për Kyiv Independent se ky ndryshim përfaqëson një kthesë të madhe krahasuar me fazat e mëparshme të luftës.

Read more:Rusia humb territor në Ukrainë për herë të parë që nga viti 2023, forcat ukrainase fitojnë qindra kilometra në Zaporizhia, Kharkiv dhe Donjetsk

Zjarr pranë rezidencës së Putinit

“Deri në vitin 2025, rreth 35 për qind e humbjeve ruse ishin të vrarë”, tha burimi, që korrespondon me një raport 1 me 2. Sipas tij, shifrat e reja bazohen në vlerësime të ndara të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) dhe inteligjencës ushtarake ukrainase (HUR).

Kyiv Independentnuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto shifra, ndërsa të dhënat për humbjet mbeten ndër më të vështirat dhe më të ndjeshmet politikisht në këtë luftë. Autoritetet ruse nuk kanë publikuar të dhëna zyrtare për humbjet që nga muajt e parë të pushtimit.

Read more:Flokët ju duken pa jetë? Ky truk me tharëse u kthen vëllimin për pak minuta

Sipas një raporti të qendrës së pavarur CSIS (Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare), forcat ruse nga shkurti 2022 deri në dhjetor 2025 kanë pësuar rreth 1.2 milion viktima, përfshirë të vrarë, të plagosur dhe të zhdukur.

CSIS vlerëson se në të njëjtën periudhë janë vrarë mes 275,000 dhe 325,000 ushtarë rusë, duke i cilësuar këto humbje si të paprecedenta për një fuqi të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore. Megjithatë, këto shifra mesatare nuk pasqyrojnë faktin se lufta është bërë më vdekjeprurëse muajt e fundit, sidomos për shkak të përdorimit të dronëve.

Në shumicën e luftërave moderne, përparimi i mjekësisë ushtarake ka bërë që të plagosurit të jenë shumë më të shumtë se të vrarët. Eksperti ushtarak Mick Ryan thekson se historikisht raporti ka qenë rreth një i vrarë për çdo tre deri në pesë të plagosur.

Read more:“Mos hyni sërish në moçal”, Irani paralajmëron SHBA dhe Emiratet e Bashkuara Arabe

Profesori i studimeve strategjike Phillips O’Brien thotë se kushtet në Ukrainë mund ta kenë përmbysur këtë trend historik. Ai shton se lufta aktuale mund të jetë shumë larg normave historike, për shkak të teknologjisë së dronëve dhe vështirësive ekstreme për evakuimin e të plagosurve.

Zelensky publikoi pamjet e sulmeve prej 1500 kilometrave thellë në Rusi

Një nga krahasimet më të afërta historike është Lufta Iran–Irak e viteve 1980, ku raporti i të vrarëve dhe të plagosurve ishte rreth 1 me 3. Edhe në Luftën e Parë Botërore, raporti ishte rreth 1 me 2, ndërsa në disa periudha të Luftës së Dytë Botërore mund të ketë qenë i ngjashëm.

Read more:‘Kërkon zgjedhje të lira, por jo në partinë e tij’ – analistët në Report TV i kundërvihen Berishës: Hiq dorë, po të vjen fundi!

Sipas ekspertëve, lufta në Ukrainë është bërë edhe më vdekjeprurëse për shkak të përdorimit masiv të dronëve FPV.

Këta dronë sulmojnë këmbësorinë, automjetet dhe ekipet e evakuimit, duke e bërë shpëtimin e të plagosurve shpesh të pamundur dhe duke rritur ndjeshëm numrin e viktimave në fushëbetejë. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Automjetet #iran #jetë #Kriza në ukrainë #Lufta në ukrainë #Moderne #Presidenti #Rusia #Ukraina

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Qëlloi me armë drejt makinës së parkuar, në kërkim 32-vjeçari në Kuçovë
  • Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë
  • LIVE- Protesta e 85-të/ “Është në presion të jashtëzakonshëm”, aktivisti: Fundi i Ramës dhe qeverisë së tij shumë afër. Sot në Pogradec, pa asnjë ide dhe i mpirë…Në shesh derisa ta rrëzojmë
  • “Te Onkologjiku kam parë tmerr me sy, kimioterapi nëpër korridore”/ Shqiptari nga Roma në revoltën kundër Ramës: Fëmijën ma bënë gjysmë robi, këtu ka vetëm korrupsion. Të gjithë duhet të protestojnë
  • Pas eklipsit magjepsës të 12 gushtit, Spanja përgatitet për një tjetër spektakël në qiell! Më 28 gusht Hëna do të mbulohet pothuajse plotësisht
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 34 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Do të punojmë për atdheun siç ti nuk ke bërë kurrë”/ Protestuesi i drejtohet Ramës: Në shtator do të kesh përballë një rini që nuk njeh parti dhe organizata 23 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Kanabis me THC të lartë nga Kanadaja, kapen në Durrës 80 kg me vlerë 1 mln euro! Pranga 3 shqiptarëve nga Kosova, 2 në kërkim (EMRAT+VIDEO) 13 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 13 lexime · 10 orë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO/ “Duhet larguar qeveria” – Fjalët në opozitë i kthehen Ramës kundër në pushtet, shqiptarët prej 84 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij 12 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë 84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë, mblidhen sot para Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen! 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Takimi dy-ditor në Pogradec / Rama mbledh drejtuesit e PS-së dhe ministrat në prag të sesionit të ri politik 8 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by