Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga pjesëmarrja në edicionin e 8-të të Samitit të Komunitetit Politik Evropian të organizuar në Yerevan, Armeni.
“MIRËMËNGJES
dhe me këtë videokartolinë nga Samiti i Komunitetit Politik Europian, ku Shqipëria u dëgjua me vëmëndje e respekt, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.
Read more:Armeni/ Sot mbahet samiti i 8-të i Komunitetit Politik Europian, i pranishëm dhe kryeministri Rama
Ky takim i 8-të ka mblodhi udhëheqës nga i gjithë kontinenti në Yerevan të Armenisë, nën moton “Ndërtimi i së Ardhmes: Uniteti dhe Stabiliteti në Evropë“.
48 krerë shtetesh dhe qeverish ishin të ftuar të merrnin pjesë në këtë takim të tetë të Komunitetit Politik Evropian, mes të cilëve 27 vendet anëtare të BE-së, Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera të rajonit, ndërsa për herë të parë, në këtë samit do të marrë pjesë dhe një shtet jo-evropian si Kanadaja.
Read more:Makina gjigante përplaset me turmën në Kolumbi, tre të vdekur dhe dhjetëra të plagosur
K.B/Shqiptarja.com
Komente






KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t’i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com