Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Sipërmarrësi kosovar dënohet me burg dhe gjobë milionëshe për transferta të dyshimta në vendlindje
Aktualitet

Sipërmarrësi kosovar dënohet me burg dhe gjobë milionëshe për transferta të dyshimta në vendlindje

• 5 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gazeta zvicerane “Bote der Urschweiz” raporton se një gjykatë në kantonin e Schwyzit ka shpallur fajtor një shtetas kosovar 44-vjeçar, i cili vepronte si sipërmarrës në sektorin e ndërtimit, për një sërë deliktesh të rënda financiare.

Sipas vendimit, i akuzuari ka dëmtuar qëllimisht kreditorët duke transferuar shuma të mëdha parash nga kompanitë e tij zvicerane drejt Kosovës, në një kohë kur bizneset e tij në Zvicër ishin në prag të falimentimit.

Hetimet kanë vërtetuar se ky sipërmarrës i dyshimtë përdori emra pothuajse identikë për firmat e tij në të dyja shtetet, duke lehtësuar kështu kalimin e miliona frangave pa asnjë shërbim real në këmbim.

Prokuroria argumentoi se këto fonde, së bashku me shuma të tërhequra në para të gatshme, u investuan për ndërtimin e një hoteli luksoz dhe një kazinoje në Kosovë, projekte këto që ende nuk janë përfunduar.

Read more:Grumbullues e agropërpunues nuk lëshojnë fatura për fermerët, Tatimet nisin kontrollet: Ndëshkim kush shkel ligjin!

Përveç manipulimit me fondet e kompanive, ai u dënua edhe për mashtrim me kreditë shtetërore të periudhës së pandemisë, ku përmes falsifikimit të të dhënave të qarkullimit arriti të përfitonte rreth një milion franga.

Gjatë procesit gjyqësor, mbrojtja tentoi të argumentonte se klienti vuante nga probleme të rënda psiqike dhe se nuk ishte në gjendje të përballonte gjykimin, duke kërkuar lirim nga akuzat.

Megjithatë, trupi gjykues e hodhi poshtë këtë kërkesë dhe e shpalli atë fajtor për dëmtim të kreditorëve, keqmenaxhim të përsëritur, mungesë të kontabilitetit dhe falsifikim dokumentesh.

Read more:Barcelona nis hetime për pagesa të parregullta në marrëveshjen e transferimit të yllit të Atleticos

Një tjetër pikë e rëndë në aktakuzë ishte edhe ajo e detyrimit, pasi ai kishte kërcënuar një person të dëmtuar gjatë procesit të marrjes në pyetje në polici.

Vendimi i gjykatës parashikon një dënim prej 36 muajsh burgim, nga të cilët i dënuari duhet të vuajë 12 muaj në burg efektiv, ndërsa pjesa tjetër mbetet me kusht.

Masa më e rëndë financiare është kërkesa e zhdëmtimit prej 1,5 milionë frangash që ai i detyrohet kantonit Schwyz, shumë kjo që korrespondon me paratë e fshehura apo të transferuara jashtë vendit.

Read more:Sekreti i ruajtur prej 7 vjetësh, letra e vetëvrasjes së Epsteinit e kyçur në një kasafortë: Koha për të thënë lamtumirë

Gjithashtu, ai duhet të paguajë edhe shpenzimet e procedurës që arrijnë në rreth 155’000 franga.

Megjithëse prokuroria kërkoi dëbimin e tij nga shteti zviceran, gjykata nuk e pranoi këtë masë, duke vlerësuar se nuk ka rrezik për përsëritjen e veprave në të ardhmen.

Ky vendim nuk është ende i formës së prerë dhe mund të apelohet në instancat më të larta gjyqësore. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aktakuzë #Bizneset #drejtesia #Falsifikim dokumentesh #Fonde #Gjykata #Klienti #Ndertimtaria #Zvicra

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Shtohen zjarret, por bien sigurimet/ Tregu i sigurimeve u rrit në 13.2 miliardë lekë, udhëheqin motoriket
  • Afera “SASPAC”/ GJKKO kthen për plotësim hetimesh dosjen e SPAK ndaj Ilir Beqajt dhe të tjerëve
  • ‘SASPAC’, GJKKO i rikthen dosjen SPAK-ut për plotësim hetimesh pas 1 viti seancash paraprake! Beqaj ende në paraburgim
  • Pjesë e grupit që trafikoi drogë nga Spanja e Holanda drejt Finlandës, Apeli i Posaçëm liron nga qelia Erind Agalliun
  • Kapsolle drejt policëve në protestën e së enjtes te Kuvendi, lirohen nga qelia dy protestuesit! Gjykata cakton masën ndalim dalje jashtë vendit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Po riparonte një defekt, humb jetën elektriçisti 60-vjeçar në Pogradec (EMRI+VIDEO) 30 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Qëlloi me armë për të kanosur 6 persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër! 9 të tjerë nën hetim 23 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Kauza nuk ndalet”/ Sazan Guri: Protesta do të vazhdojë deri në kthimin e pasurive publike të vjedhura 22 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Ngrihet Aleanca për Mbrojtjen e Prrenjasit, banorët peticion kundër ndryshimeve territoriale (VIDEO) 19 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Mllefi është i madh, uroj mos ta zërë vjeshta Ramën!”, pensionistja: Kryeministri, Berisha e Balluku, si gjarpërinjtë! 15 lexime · 10 orë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ Deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, futen sërish nga hyrja dytësore, mungon Berisha 10 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Në vetëm 17 kilometra ka trafik që të merr peng 3-4 orë”/ Gjekmarkaj: Milot–Balldren, simbol i turpit dhe i premtimeve të pambajtura. Atentat ndaj cilësisë së jetës 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by