Champions League do të zhvillojë sot në orën 21:00 një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Në Londër, Arsenali dhe Atletico Madridi do të përballen në gjysmëfinalen e kthimit, ndërsa ndeshja e parë në Madrid u mbyll me shifrat 1-1.
Dueli i sotëm do të vendos se cila nga të dyja skuadrat do të jetë e para që do të marrë një biletë për në finalen e madhe që është programuar për në datën 30 maj në Budapest. Përballja e sotme mund të shkojë me shtesë nëse 90 minutat mbyllen në barazim, teksa nuk përjashtohet edhe mundësia që skuadrat t’i drejtohen 11 metërshave dhe fatet të vendosen nga ‘ruleta ruse’.
Në prag të këtij dueli, trajneri Mikel Arteta i Arsenalit nuk do të ketë të gatshëm për shkak të dëmtimit Mikel Merinon dhe Jurrien Timber, ndërsa Diego Simeone do duhet të bëjë pa Pablo Barrios dhe Nicolas Gonzales. Ndeshja do të gjykohet nga arbitri gjerman, Daniel Siebert.
Formacionet e mundshme:
Arsenal: Rayo; White, Saliba, Gabriel, Hincapie; Eze, Zubimendi, Rice; Saka, Martinelli, Gyokeres
Read more:Atletico ndërron hotel në Londër përpara ndeshjes me Arsenalin – Simeone befason me përgjigje
Atl. Madridi: Oblak; Llorente, Pubill, Hancko, Ruggeri; Simeone, Cardoso, Koke, Lookman; Griezmann, Alvarez




