Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. 13-vjeçari hap zjarr në një shkollë në Brazil, dy të vrarë dhe disa të plagosur në Rio Branco
Botë

13-vjeçari hap zjarr në një shkollë në Brazil, dy të vrarë dhe disa të plagosur në Rio Branco

• 6 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 10
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një ngjarje tragjike ka tronditur veriperëndimin e Brazil, ku një 13-vjeçar hapi zjarr brenda një shkolle në Rio Branco, duke vrarë dy anëtarë të stafit dhe duke plagosur një tjetër punonjës si dhe një nxënës.

Sipas autoriteteve, adoleshenti u arrestua menjëherë pas sulmit dhe ndodhet në paraburgim, ndërsa policia ka ndaluar edhe njerkun e tij, pronar i armës së përdorur në krim. Pistoleta është konfiskuar dhe hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

BREAKING: 2 school officials dead and 2 injured after a 13-year-old boy stormed a school in Rio Branco, Acre, Brazil. pic.twitter.com/hU9QoDzRkl

Read more:Tragjike/ Po kalonte shinat, 26-vjeçari përplaset për vdekje nga treni në Milano

Dy viktimat janë identifikuar si Alzenir Pereira dhe Raquel Sales Feitosa, të cilët, sipas informacioneve paraprake, u përpoqën të ndalonin autorin pasi vunë re sjellje të dyshimta në ambientet e shkollës. Ata u qëlluan disa herë dhe humbën jetën në vend.

Sipas komandantit të BOPE, nënkolonelit Felipe Russo, arma e përdorur i përkiste njerkut të të miturit, i cili u arrestua më pas nga policia.

Gjatë sulmit, një nxënës 11-vjeçar u plagos në kofshën e majtë, ndërsa një punonjës 45-vjeçar u qëllua në këmbë. Të plagosurit morën ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas u transportuan në spital për trajtim të specializuar.

Read more:Zjarr pranë rezidencës së Putinit

Autoritetet lokale shprehën ngushëllimet për familjet e viktimave dhe komunitetin shkollor, ndërsa ekipe mbështetjeje psikologjike dhe sociale janë mobilizuar për të ndihmuar nxënësit dhe stafin.

Si masë sigurie, mësimi është pezulluar për tre ditë në të gjitha institucionet arsimore në shtetin Acre, ndërsa ngjarja ka rikthyer shqetësimet për rritjen e sulmeve me armë zjarri në Brazil vitet e fundit.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Ngjarje tragjike #paraburgim #Policia #spital #zjarr #Zjarri

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Policia shqiptare dhe ajo italiane forcojnë bashkëpunimin kundër krimit, Hita takon homologun Pisani në Romë: Të jemi një hap përpara grupeve kriminale (VIDEO)
  • “Rama në vështirësi”/ Sky Tg4 pasqyron revoltën studentore: Qytetarët janë ngritur kundër korrupsionit qeveritar dhe mungesës së vendeve të punës. Tensionet në Tiranë janë në kulm!
  • Revolta e studentëve në Tiranë jehonë në mediat ndërkombëtare: Përplasje mes policisë dhe protestuesve, të rinjtë kërkojnë largimin e Ramës
  • Trafik i rënduar automjetesh në aksin Tiranë-Elbasan, Policia Rrugore ndërhyn për menaxhimin e situatës (VIDEO)
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit, Arben Voja akuzohet për shpërdorim detyre kur drejtonte Kadastrën! Tjetërsuan 44 mijë m² tokë për një park fotovoltaik, urdhër arrest edhe për 3 të tjerë 7 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Lajmi i mirë në Asamble do të ishte dorëheqja e Ramës”/ Lubonja: PS është ngritur mbi kultin e një personi, kryeministri vendos me krimin e organizuar 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Si ndikon humbja e Trump në demokracinë shqiptare – Ide 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Protestë para Kryeministrisë, tifozët kuqezi drejt ‘Air Albania’! Dy atmosfera të ndryshme në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ (VIDEO) 1 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Bien kreditë me probleme në banka/ Në 3.59%, pranë nivelit më të ulët në 19 vite, huadhënia rritet me 12.5% 1 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Sociale Probleme me shërbimet e Microsoft në disa rajone të botës, autoritetet shqiptare paralajmërojnë qytetarët: Kujdes nga mesazhet që ju kërkojnë fjalëkalimin! 1 lexime · 13 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Rama të japë prova për ndërhyrje nga jashtë në protestë ose të pranojë dështimin!” Ilir Kulla: Emërimi i Hasanit nuk zgjidh skandalin e SHISH, duhet reformë e thellë 1 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 5 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin