Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. ‘Mediat e kapura’/ Rama sërish replikë me ‘Reporterët Pa Kufij’: PD mori 60.12% të kohës televizive në mars! Zëri i opozitës, 3.57 herë më i lartë se ai i qeverisë
Aktualitet

‘Mediat e kapura’/ Rama sërish replikë me ‘Reporterët Pa Kufij’: PD mori 60.12% të kohës televizive në mars! Zëri i opozitës, 3.57 herë më i lartë se ai i qeverisë

• 6 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me replikat në distancë kundrejt organizatës Reporterët Pa Kufij mbi lirinë e shtypit në vendin tonë. Rama thotë se analiza e bërë nga një start up shqiptar i bazuar në inteligjencën artificiale, i cili ka monitoruar mbi 4,500 artikuj në 43 media gjatë 66 ditëve, tregon një dominim të zërit opozitar në media, konkretisht 3.57 herë më i lartë se ai i qeverisë.

Rama ndan edhe gjetjet e raportit të AMA, ku thuhet se opozita mbajti 60.12% të kohës televizive politike gjatë muajit mars, ndërsa vetë qeveria zinte një pjesë shumë më të vogël.

Të dhënat e publikuara nga Rama
Zëri i opozitës: 3.57 herë më i lartë se ai i qeverisë.
Burimet kritike: 4.67 herë më dominuese se ato proqeveritare.
Toni kritik: 6.4 herë më i fortë se mbulimi pozitiv.
Më shumë se 15 figura të opozitës të pranishme vazhdimisht në tituj.
Përmendjet për opozitën: 1,828 kundrejt 925 për Kryeministrin dhe qeverinë të marra së bashku.

Rama thotë se në një mjedis me media të kapura, dominimi i zërit të opozitës dhe qarkullimi i lirë i akuzave ekstreme nuk do të ekzistonte.

Read more:Sot Sesioni Hapës i Kongresit Botëror të Ligjit, drejtësia në qendër të diskutimeve! I pranishëm edhe Rama

Diskutimi merr shkas nga një raport i fundit i hartuar nga ‘Reporterë Pa Kufij’ që e rendisin Shqipërinë në vendin e 83, duke pësuar rënie krahasuar me një vit më parë për lirinë e shtypit.

Postimi i plotë i kryeministrit Rama

Duke qenë se dje po mendonit për mua, gjë që e vlerësoj sinqerisht, këtë mëngjes e gjeta veten duke menduar për ju, për shkak të një burimi të jashtëzakonshëm të bazuar në inteligjencën artificiale – një startup shqiptar që mund të jetë shumë i dobishëm për misionin tuaj – i mbështetur mbi fakte të thjeshta empirike https://mellow-figolla-74f91c.netlify.app dhe në versionin anglisht për ta bërë më të thjeshtë për ju https://thunderous-ganache-18fd87.netlify.app

Mbi 4,500 artikuj të analizuar, në 43 media, përgjatë 66 ditëve monitorim.

Read more:Roland Lami: Makthi i logos së PD- së

Zëri i opozitës: 3.57 herë më i lartë se ai i qeverisë.
Burimet kritike: 4.67 herë më dominuese se ato proqeveritare.
Toni kritik: 6.4 herë më i fortë se mbulimi pozitiv.
Më shumë se 15 figura të opozitës të pranishme vazhdimisht në tituj.
Përmendjet për opozitën: 1,828 kundrejt 925 për Kryeministrin dhe qeverinë të marra së bashku.

Madje, edhe individualisht, liderët e opozitës rezultojnë më të pranishëm, ku njëri prej tyre i tejkalon përmendjet e Kryeministrit në media.

Dhe në vetë titujt:
368 citime të drejtpërdrejta të opozitës kundrejt 108 të qeverisë, pra një dominim 3.4 herë më i madh.

Read more:Shëndeti i gruas në menopauzë – United Hospital

Akuzat më të ashpra kundër qeverisë dhe kundër meje personalisht qarkullojnë lirshëm në rreth 70 tituj, ndërsa nuk ekziston asnjë provë për ndonjë nivel simetrik sulmesh ndaj mediave antigovernmentale, apo edhe ndaj kundërshtarëve politikë. Sepse thjesht nuk ka.

Dhe sipas rregullatorit shtetëror, AMA, opozita mbajti 60.12% të kohës televizive politike gjatë muajit mars, ndërsa vetë qeveria zinte një pjesë shumë më të vogël.

Read more:Trump bën hapa pas, pezullon operacionin Liria në Hormuz: Progres në negociatat me Iranin

Këto nuk janë perceptime.
Janë fakte të matshme.

Në një mjedis vërtet “me media të kapura”, asgjë nga këto nuk do të ekzistonte.
As dominimi i zërave të opozitës.
As mbizotërimi dërrmues i narrativave kritike.
As qarkullimi i lirë i akuzave ekstreme.
Dhe sigurisht, jo shumica e hapësirës politike televizive për opozitën.

Ne i marrim shumë seriozisht shqetësimet për pronësinë e mediave dhe kushtet e punës së gazetarëve. Këto janë çështje reale dhe duhen adresuar. Por të injorosh plotësisht realitetin empirik dhe ta paraqesësh Shqipërinë si një vend me media të kapura dhe gazetari nën sulm politik?

Read more:“Si mund të negociohet me një pushtet autoritar?” – Molliqaj flet për Kurtin

Në rastin më të mirë, kjo e bën analizën jo vetëm të paplotë, por edhe më të varfër. Dhe si pasojë, vetë renditjen të paragjykuar.

Kaq kisha.

P.S. Do të jetë për një ditë tjetër të shpjegoj teorinë time se si mund të fitosh zgjedhje duke bërë pikërisht të kundërtën e kontrollit të mediave: duke lejuar që e gjithë vala e helmimit politik antigovernamental të mbushë hapësirën publike dhe, në këtë mënyrë, t’u tregojë qytetarëve të zakonshëm pavlefshmërinë e atyre që qëndrojnë pas saj.

Lajmi ne perditesim…

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #ama #Analiza #Edi Rama #jetë #media #Mediat #opozita #Reporteret pa kufij

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Nuk na përfaqësoni”/ Protestuesit ndezin flakadanë para Kuvendit: Parlament i krimit!
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet dita e 120 e protestës, qytetarët: Arrestoni Ramën dhe Ballukun!
  • “Dorëheqje ose pranga! Rama s’ka rrugë tjetër”/ “U soll në OKB si fëmijë që tregon muhabetet e shtëpisë”, avokati: Nëse mbron Hysenin e Ballukun, do të përfundojë…
  • Skandali me SHISH dhe aferat e qeverisë, protestuesit mesazh Ramës në bulevardin para Kryeministrisë: Krimi ka kokë!
  • Vizita e Ramës në OKB, protestuesi: Nuk zhvilloi asnjë takim të nivelit të lartë. I kanë mbetur dy rrugë, të japë dorëheqjen, ose…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 13 lexime · 9 orë më parë
  2. 02
    Politikë Berisha kritikon ashpër fjalimin e Ramës në OKB: Përfaqësimi më i turpshëm në histori, nuk përmendi as Kosovën e UÇK-në 10 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Kronikë I pandehur në Rumani, lidhjet e ish-numrit 2 të inteligjencës rumune me Vlora Hysenin! Media: Coldea ishte këshilltar i Ramës, ndanë të njëjtën zyrë 6 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident i trefishtë në Fushë-Krujë, vdes 19-vjeçari! 2 të tjerë në gjendje të rëndë (VIDEO) 6 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rinasi “bashkon” Ramën me Berishën, kryedemokrati niset për në Këshillin e Europës, kryeministri kthehet nga SHBA (VIDEO) 5 lexime · 14 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Tiranë/ Njëri për trafik droge, tjetri për falsifikimin e 15 mijë dollarëve, pranga dy të kërkuarve nga Italia e Kosova (EMRAT) 5 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by