Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Roland Lami: Makthi i logos së PD- së
Aktualitet

Roland Lami: Makthi i logos së PD- së

• 30 Prill, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

E djathta shqiptare ngjan sot me një ritual mistik, atë ku njerëzit e saj sillen pa pushim rreth një godine gjysëm të braktisur por ende të shenjtë dhe shpresë plotë. Nuk hyjnë dot se disa që janë brenda nuk i lejojnë por as nuk largohen dot prej saj pasi aty brenda e shohin shpresën dhe në këto kushte thjesht rrotullohen rreth saj. Si në një version politik të mitit të Sisifi, vetëm se guri i shpresës nuk shtyhet lart në majë të godinës së PD– së por qarkullon rreth e rrotull saj. Kjo godinë qoftë për ata që janë brenda qoftë për ata që janë jashtë saj në bindjen e tyre ka marrë statusin e vakëfit. Ata që janë jashtë kanë bindjen se pa të nuk ka të ardhme politike, ndërsa ata që janë brenda çdo ditë e më shumë besojnë se ndryshimi i godet ata të parit dhe u heq të drejtën të shijojnë frytet e të qenit në atë godinë.

Makthi i logos së PD është bërë kështu forma më e pastër e varësisë politike. Të përjashtuarit nuk kërkojnë të ndërtojnë diçka tjetër, por të rikthehen nën të njëjtën stemë që i përjashtoi. Nuk kërkojnë përfaqësim, por rikthim. Ama ju thonë na lini brenda tiu reformojmë. Një lloj mankthi se vetëm aty mund të ekzistosh politikisht. Si të ishte një fe pa alternativë, ku herezia më e madhe është të mendosh një parti jashtë saj.

Read more (PD):Alimehmeti: Do të garoj për Bashkinë e Tiranës, s’kam ambicie në PD! Koçi: Mbështes Braçen, Berisha proteston për dominancë në opozitë

Ndërkohë, ata që janë brenda godinës me të drejtë i thonë vetes pse të reformohemi kur mungesa e alternativës jashtë PD të garanton mbijetesën? Pse të ikësh prej saj ku të gjthë e shohin prespektivën politike duke qenë brenda saj?

Read more (ama):Berisha akuzon mediat për censurë por dominon ekranet! AMA: PD mori 60.12% të kohës televizive në mars, kryedemokrati lë pas edhe Ramën

Kjo besytni tragjiko-komike është forma më e pastër e krizës së përfaqësimit të së djathtës sot, jo vetëm shkëputje nga elektorati, por bindja se elektorati nuk ka ku të shkojë tjetër përvec se te PD. Pra një parti që nuk përfaqëson më, por që mbijeton sepse askush nuk guxon të ofroj një alternativë ndryshe për të djathën e papërfaqësuar.

Read more (Politika):Filipçe: Në vend që të marrë masa në krizë, Mickoski sillet si analist

Ndërkohë, jo pak sondazhe tregojnë se jashtë këtij rrethi, ekziston një masë shumë më e madhe njerëzish të gatshëm të votojnë një forcë të re, që nuk i ngjan me establishmentin politik dhe larg qoftë me partivë të reja. Por kjo shumicë potenciale mbetet në letra sepse askush nuk del ta përkthejë në strukturë, në organizim, në alternativë. Të gjithë presin që ndryshimi të vijë nga brenda asaj që nuk ndryshon pra nga godina e PD.Pra kemi një skenë që do ta kishte zili edhe Franz Kafka, njerëz që presin përpara një dere që nuk hapet, të bindur se pas saj fshihet e ardhmja. Ata nuk trokasin por thjesht presin. Dhe pritja është bërë vetë politika e tyre.

Read more (Projekt):Aliu: Ligji për Mbrojtje nga Duhanin, pas dy javësh në Kuvend

Ndërkohë, e ardhmja mund të ishte ndërtuar diku tjetër, në një hapësirë të re, pa këtë derë dhe pa këtë pritje. Por makthi i logos është më i fortë se çdo projekt, ajo i mban në orbitë, si një gravitet i padukshëm që nuk të lejon të dalësh nga rrethi, edhe kur rrethi nuk të çon askund.Në vend që sot të kishim një garë të vërtetë për lidership në një të djathtë të re me ide që përplasen, figura që sfidojnë njëra-tjetrën dhe një elektorat që mobilizohet, kemi një spektakël tjetër njerëz që rrinë me sytë nga e njëjta derë, duke pritur ndonjë “mrekulli” nga brenda. Jo për të ndryshuar diçka, por për t’u thirrur brenda. Jo për të ndërtuar, por për t’u pranuar. Si në një ritual të përhershëm shprese pasive, ku ambicia politike reduktohet në një ftesë që nuk vjen kurrë.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #ama #PD #Politika #Projekt #sali berisha #zgjedhjet ne pd

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Tenderat e rrobave të policëve i vidhni, i lypni avion Europës për të fikur zjarret”, protestuesi: SPAK do jetë në zyrë, ne këtu në shesh deri sa të burgoseni të gjithë!
  • Tenderi i rrugës Korçë-Ersekë dhe Ujësjellësi i Kolonjës, SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun Erion Isai dhe 15 të tjerë
  • Të vërtetat alternative të Ramës – Ide
  • Arkitekët shqiptarë, të përndjekur në shtëpinë e tyre – Ide
  • “Turizmi” i trishtë – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Dibër/ Zyrtarët e Kadastrës dhe një noterë tjetërsuan pronat në favor të një familje, në kërkim zv.drejtori i ASHK, noterja dhe përfituesi i pronave (EMRAT) 18 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama jepe dorëheqjen!”/ Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave, plot sheshi para Kryeministrisë 14 lexime · 9 orë më parë
  3. 03
    Politikë VIDEO – Disa qytetarë duke pirë kafe në shesh, protestuesit thirrje me megafon: Bashkohuni me ne! 12 lexime · 10 orë më parë
  4. 04
    Sociale Organizatori i protestës Arben Kola si Berisha, kundër amnistisë! Çon protestën te Kuvendi, incident me deputetin Ardit Bido! Përplasje para selisë së PD dhe mblidhen te Kryeministria 11 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Ata nuk kanë lidhje me qeverinë”/ Rama shpërndan deklaratën e Unionit të Gazetarëve dhe video nga protesta: Kanë rrahur shoferët se nuk i binin burisë 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë PS e përjashtoi 30 ditë nga Kuvendi, Shehaj: Nuk ma mbyllin dot gojën, do bëj opozitë kudo 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Protestat për ‘Zvërnecin’, nismëtarja Kokaj: S’jemi në shesh për krijimin e partive politike apo poste në shtet! Një grup i madh shqiptarësh nga Anglia do na bashkohen brenda javës! 6 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by