Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. OVL e UÇK-së kritikon shtyrjen e vendimit në Hagë: Gati gjashtë vjet paraburgim pa vendim është dënim pa aktgjykim
Aktualitet

OVL e UÇK-së kritikon shtyrjen e vendimit në Hagë: Gati gjashtë vjet paraburgim pa vendim është dënim pa aktgjykim

• 6 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka reaguar pas shtyrjes së vendimit për ish-udhëheqësit e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke e cilësuar atë si “goditje të rëndë ndaj drejtësisë” dhe shkelje të të drejtave themelore.

Në një postim në Facebook, OVL-UÇK ka thënë se kohëzgjatja e paraburgimit pa një vendim përfundimtar është e papranueshme.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e konsideron shtyrjen e vendimit për ish udhëheqësit e UÇK-së në Hagë si një tjetër goditje të rëndë ndaj drejtësisë dhe të drejtave themelore njerëzore. Gati gjashtë vjet paraburgim pa një vendim përfundimtar nuk është procedurë. Është dënim pa aktgjykim”, thuhet në reagim.

Sipas OVL-UÇK-së, një trajtim i tillë nuk duhet të normalizohet nga institucionet që, siç thuhet, financohen “në emër të demokracisë”.

Read more:​Gucati "kthehet" në Hagë me 200 mijë nënshkrime për lirimin e krerëve të UÇK-së

Konfirmohet, shtyhet vendimi përfundimtar në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Asnjë gjykatë e financuar në emër të demokracisë nuk mund të normalizojë një trajtim të tillë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, vijon deklarata.

Organizata thotë se vonesat po e thellojnë padrejtësinë dhe po dëmtojnë besueshmërinë e institucioneve që pretendojnë se mbrojnë sundimin e ligjit.

“Vonesa thellon një padrejtësi të papranueshme dhe gërryen besueshmërinë e çdo institucioni që pretendon se mbron sundimin e ligjit”, thuhet më tej.

Në reagim përmendet edhe ndikimi ndaj familjeve dhe opinionit, duke theksuar se “dinjiteti” i të akuzuarve nuk mund të mbahet “peng”.

Read more:Shuhet në moshën 89-vjeçare ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi! Nesër homazhet, Rama: Lamtumirë Profesor

“Dinjiteti i të akuzuarve, i familjeve të tyre dhe i popullit të cilit i shërbyen, nuk mund të mbahet peng i shtyrjeve të pafundme”, thuhet në postim.

OVL-UÇK ka kërkuar veprim nga shtetet që e financojnë dhe e mbështesin këtë gjykatë.

“Kërkojmë që shtetet demokratike që financojnë dhe mbështesin këtë gjykatë të veprojnë menjëherë. Nuk duhet të lejojnë shkeljen e vazhdueshme të të drejtave”, përfundon reagimi. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Dhomat e specializuara #Facebook #Gjykata speciale #Gjykimi i krerëve të uçk #Hagë #Ovl e uçk-së #paraburgim #Reagim

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Shkatërroi Prestige Resort në mes të ditës”/ Protestuesi i rendit Ramës skandalet: Në Shqipëri krimi nuk bën më dallim nga shteti!
  • “Protesta është kthyer në agjent ndryshimi”/ Lubonja: Organizimi qytetar na tregoi se qeverisemi nga “Padrino” i krimit. Nëse humb pushtetin, Rama humb gjithçka
  • Steve Hanke reagon sërish për protestat kundër qeverisë në Shqipëri: Është koha që Rama të bëjë gati valixhet
  • ‘Rrëfim’ historie, merr formë muzeu kombëtar i Lundrimit në hyrje të Shkodrës (VIDEO)
  • Situata nga zjarret / Agron Gjekmarkaj thirrje urgjente autoriteteve: Ndërhyni me forca shtesë në Milot, jeta e qytetarëve në rrezik
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 35 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 26 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 19 lexime · 6 orë më parë
  4. 04
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 14 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 13 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 12 lexime · 10 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 12 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by