Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Parandalohet kontrabandimi me ar të padeklaruar në Hani të Elezit
Aktualitet

Parandalohet kontrabandimi me ar të padeklaruar në Hani të Elezit

• 6 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka njoftuar se ka realizuar një operacion në pikën e kalimit kufitar Hani i Elezit, ku është parandaluar një rast i dyshuar i kontrabandimit me ar të padeklaruar.

Sipas njoftimit, rreth orës 16:10, mbi bazën e informacioneve inteligjente, është ndaluar për kontroll në vijën e dytë një autobus i linjës së rregullt Serbi – Maqedonia e Veriut, i drejtuar nga një shtetas i Serbisë me inicialet M.L.

“Sot, rreth orës 16:10, mbi bazën e informacioneve inteligjente, është ndaluar për kontroll në vijën e dytë një autobus i linjës së rregullt Serbi – Maqedonia e Veriut, i drejtuar nga një shtetas i Serbisë (M.L.)”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit të detajuar, autoritetet kanë bërë të ditur se në çantën e një pasagjereje me inicialet J.H. janë gjetur stoli ari të ndryshme, të fshehura në një qese të mbyllur.

Read more:Rrahje mes dy personave në Rahovec, njëri dërgohet në mbajtje

“Gjatë kontrollit të detajuar, në çantën e një pasagjereje (J.H.) janë zbuluar stoli ari të ndryshme (varëse dhe unaza), të fshehura në një qese të mbyllur”, thuhet më tej.

Po ashtu, sipas policisë, edhe te drejtuesi i autobusit janë gjetur të fshehura disa stoli ari.

“Tek drejtuesi i autobusit janë gjetur të fshehura në xhaketën e tij edhe disa rrathë dore dhe një medaljon ari”, thuhet në njoftim.

Read more:17 raste vjedhjesh dhe 23 të arrestuar me urdhëresa gjykate gjatë javës në rajonin e Ferizajt

Policia dhe Dogana bëjnë të ditur se pesha totale e arit të sekuestruar është 129.76 gram dhe se i njëjti nuk ishte deklaruar.

“Pesha totale e arit të sekuestruar është 129.76 gram. I njëjti nuk ishte deklaruar dhe është konfiskuar nga autoritetet doganore për procedura të mëtejshme, ndërsa vlera do të përcaktohet nga njësitë përkatëse të Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në fund, institucionet kanë theksuar se mbeten të vendosura në luftën kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar, duke garantuar siguri dhe rend në kufijtë shtetërorë të Kosovës. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Plagoset me armë zjarri efektivi i policisë jashtë shërbimit, transportohet për në spital. Detajet

Aktualitet

Dhunë për pronën në Golem, familja e të moshuarës thirrje për protestë: Heshtja sot, vula që nesër e ke radhën ti

Tags: #autobus #dogana #Hani i elezit #Maqedonia #Maqedonia e Veriut #Njoftim #Policia e kosovës #Shtetas serb #Stoli ari

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Plagoset me armë zjarri efektivi i policisë jashtë shërbimit, transportohet për në spital. Detajet
  • Dhunë për pronën në Golem, familja e të moshuarës thirrje për protestë: Heshtja sot, vula që nesër e ke radhën ti
  • Shisnin ilaçe dhe suplemente të falsifikuara për të mashtruar pacientët me sëmundje të rënda, shkatërrohet grupi kriminal, mbi 240 milionë euro fitime
  • Me tren në vitin 2027. Rijetëzohet hekurudha e vjetër Tiranë-Durrës, kushte moderne dhe shpejtësi 120 km/h
  • Ura “e harruar” në Fier/ Lidh dy skaje të qytetit, por është tërësisht e amortizuar dhe rrezikon qytetarët
Nga të njëjtat tag-e
  • Përfundon aksioni blic në burgjet e Lushnjës dhe Elbasanit, sekuestrohen sende të ndaluara dhe aksesorë komunikimi
  • Takimi Maqedoni e Veriut-Shqipëri/ Zhupa: Trashëgimia natyrore, përgjegjësi e përbashkët për brezat e ardhshëm
  • SPAK godet grup të strukturuar kriminal për trafik heroine në Shqipëri dhe Danimarkë, dy masa sigurie të ezekutuara
  • Meteorologët paralajmërojnë mot të paqëndrueshëm gjatë fundjavës, apelojnë për kujdes
  • Komuna e Mitrovicës nis aksion në Zhabar për lirimin e hapësirave publike
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Kishte konsumuar dyfish më shumë alkool se Nikoll Radaçi, kush është 44-vjeçari i dehur që ecte me shpejtësi marramendëse në lagjet e Durrësit 13 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Britani e Madhe/ 469 kg drogë nga Meksika në aeroportin e Mançesterit, dënohen me 40 vjet burg dy korrierët shqiptarë 6 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe rrezikojnë sjellje të dëmshme 5 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Botë “Më dha alkool dhe tentoi të më përdhunonte”, bashkëshortja e ish-kryeministrit të Anglisë rrëfen dramën me “Shoferin e Taksisë së Zezë” 4 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet AMP ‘zbarkon’ në Sarandë e Ksamil, në ‘lupë’ efektivët e korruptuar, dy të arrestuar 4 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Teknologji OpenAI mbyll Sora-n/ Kosto të larta dhe rreziqe ligjore, fokus te modelet e reja dhe tregu 4 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet Lufta/ Mediat në Teheran: Bisedime me vendet e BE-së për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit! Pezeshkian letër Papës: Izraeli dhe SHBA kryenë krime lufte në Iran 4 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Plagoset me armë zjarri efektivi i policisë jashtë shërbimit, transportohet për në spital. Detajet

Një efektiv policie jashtë shërbimit është plagosur në orët e para të të hënës në Shkozë. Sipas Policisë…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Dhunë për pronën në Golem, familja e të moshuarës thirrje për protestë: Heshtja sot, vula që nesër e ke radhën ti

Familja e të moshuarës Sheko Ademi, e cila pretendon se është dhunuar nga policia teksa mbron pronën e…

• 6 orë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Shisnin ilaçe dhe suplemente të falsifikuara për të mashtruar pacientët me sëmundje të rënda, shkatërrohet grupi kriminal, mbi 240 milionë euro fitime

Autoritetet nga 15 vende punuan së bashku për të shkatërruar një grup të rrezikshëm kriminal përgjegjës për mashtrimin…

• 7 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by