Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Gashi në takim me Berset: Maqedonia e Veriut kontribuon në mënyrë aktive në forcimin e kulturës demokratike në rajonin e Ballkanit Perëndimor
Aktualitet

Gashi në takim me Berset: Maqedonia e Veriut kontribuon në mënyrë aktive në forcimin e kulturës demokratike në rajonin e Ballkanit Perëndimor

• 7 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, u takua sot me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alen Berset.

Siç njoftojnë nga kabineti i Gashit, në takim u diskutuan çështjet me interes të ndërsjellë, me theks të veçantë në përmirësimin e proceseve demokratike, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Read more:Gashi-Parmelin: Zvicra në vazhdimësi ka mbështetur procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut

“Këto tema janë vlera thelbësore të bashkëpunimit midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Evropës. Kryetari Gashi e konfirmoi përkushtimin e Kuvendit ndaj standardeve demokratike dhe stabilitetit institucional. Ai theksoi se këto parime janë të rëndësishme në krijimin e politikave publike të shtetit. Tha se Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet partner i besueshëm dhe konstruktiv. Kontribuon në mënyrë aktive në forcimin e kulturës demokratike në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe është shembull i demokracisë multietnike dhe shoqërisë gjithëpërfshirëse”.

“Në takim, Kryetari Gashi e shprehu mbështetjen e tij për iniciativën “Pakti i Ri Demokratik për Evropën”, si përgjigje në kohë dhe strategjike ndaj sfidave me të cilat përballen demokracitë bashkëkohore evropiane. Kryetari theksoi se ky Pakt është kornizë e rëndësishme për parandalimin e ngecjes demokratike dhe ofrimin e mbrojtjes më të mirë nga dezinformatat, manipulimet dhe ndikimet e jashtme në shoqëri. Theksoi veçanërisht rëndësinë e parlamenteve në zbatimin e parimeve të Paktit. Kuvendi, si garant i legjitimitetit demokratik, do të jetë pjesëmarrës aktiv në këtë proces.Kryetari Gashi theksoi gjithashtu rëndësinë e Këshillit të Evropës si një shtyllë e rëndësishme e demokracisë evropiane. Në këtë kontekst, ai konfirmoi nevojën për një përgjigje të koordinuar dhe të përbashkët evropiane ndaj problemeve të polarizimit, rënies së besimit në institucionet dhe dezinformatat në hapësirën digjitale”, thuhet në njoftim.

Read more:Allegrit po i humbet durimi me yllin e Milanit – do ta lë në bankë rezervë, shitja e tij nuk përjashtohet

Më tej theksohet se takimi konfirmoi se integrimi evropian mbetet prioritet i lartë strategjik për Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ky nuk është vetëm qëllim politik, por edhe transformim shoqëror që nënkupton forcimin e sundimit të ligjit, pavarësinë e institucioneve dhe luftën kundër korrupsionit. Kryetari Gashi theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe dialogut rajonal, bazuar në respektin e ndërsjellë dhe vlerat evropiane, duke theksuar se demokracitë e forta dhe të rezistueshme janë garancia më e mirë për paqe dhe prosperitet”.

Read more:"Preu kordonin e foshnjës dhe e kishte hedhur atë në koshin e mbeturinave", QKUK jep detaje të vdekjes së foshnjës në Ferizaj

“Takimi përfundoi me konfirmim të gatishmërisë për të thelluar më tej bashkëpunimin midis Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Evropës me qëllim që të kontribuojnë së bashku për një Evropë më të fortë, më të qëndrueshme dhe më demokratike”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Afrim gashi #Alen berset #Integrimi evropian #jetë #Kuvendi i maqedonisë së veriut #Maqedonia #Maqedonia e Veriut #Njoftim

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Propozimi i PS cenon arkitekturën e pushtetit vendor dhe shërbimet në zonat rurale”/ Haxhimali: Duhet të ruhen 61 bashkitë dhe të rigrupohen njësitë administrative
  • Qarku Lezhë në rrezik nga zjarret, strukturat e Mbrojtjes Civile në gatishmëri pas paralajmërimeve të Institutit të Gjeoshkencave
  • ‘Jemi plot me turistë’, Tavo flet në Report TV për sezonin në Himarë: 30% më shumë pushues se vjet, në gusht s’ka dhoma të lira! Rezervimet deri në nëntor, synimi ynë turizmi elitar!
  • Propozimi i PS për “Territorialen”/ Gazment Bardhi: Shkrirja e 15 bashkive sjell shpopullim, centralizim dhe varfërim! Qëllimi i mazhorancës vetëm për përfitime elektorale
  • Dosja SASPAC/ 2 vite në qeli për abuzimin më fondet e BE, lirohet Ilir Beqaj, GJKKO e lë në arrest shtëpie
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama kërkoi arrestimin tim, por harroi që SPAK-un nuk e kontrollon”, paralajmëron Shehaj: Verë përvëluese i pret të korruptuarit! 24 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Nga protestat për dorëheqjen e qeverisë, te qeveria teknike, Ben Andoni kritika Ramës: S’e njeh më realitetin shqiptar. Opozita më e humbura nga tubimet 20 lexime · 22 orë më parë
  3. 03
    Politikë U emërua në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit/ “Jam demokrate, por jo me PD!”, Jola Hysaj: Çfarë më mbeti në mendje nga takimi me Ramën. Kush do të më mallkojë, e ngushëlloj 15 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Prova ulëritëse kundër kryeministrit”/ Aktivisti thirrje SPAK nga protesta para Kryeministrisë: Arrestoni Ramën! 15 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Emërimi i ish-anëtares së Kryesisë së PD në qeveri/ Berisha: Korruptimi i opozitës është politikë kryesore e Ramës 14 lexime · 4 orë më parë
  6. 06
    Politikë “S’jam Edi Rama!”, Muçollari “shpërthen” ndaj kryeministrit: S’mund të kërkosh besën e qytetarëve pasi e trajtove Shqipërinë si pronë private 14 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Belind Këlliçi: 60 ditë protestë, Rama kërkon ‘besë’ ndërsa Olsi bëhet me kazino dhe aferat e familjes së tij dalin në dritë 11 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by