Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Gwyneth Paltrow kritikon "njerëzit e bardhë dhe super të pasur", ngjall debat në internet
Aktualitet

Gwyneth Paltrow kritikon "njerëzit e bardhë dhe super të pasur", ngjall debat në internet

• 7 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Aktorja dhe sipërmarrësja amerikane Gwyneth Paltrow ka nxitur debat në rrjete sociale, pasi ka kritikuar atë që e quajti ndikimi i “super të pasurve të bardhë” në kulturë dhe shoqëri, veçanërisht në kontekstin e Silicon Valley.

Paltrow i bëri komentet gjatë një bisede me gazetaren e njohur të biznesit Kara Swisher në “The Goop Podcast”, ku tema kryesore ishte pabarazia e pasurisë dhe “gjendja e Silicon Valley”, me theks të veçantë te mënyra se si teknologjia dhe miliarderët e saj po ndikojnë në vendimmarrje, shëndet dhe kulturë.

Read more:Mark Zuckerberg synon kurimin dhe parandalimin e sëmundjeve me AI

Gjatë diskutimit, Paltrow ngriti pyetjen se si shoqëria ka arritur në një pikë ku fitimet dhe të ardhurat duket se janë bërë qendra e gjithçkaje. Ajo u shpreh se e shqetëson fakti që, sipas saj, gjithçka reduktohet te një grup i vogël njerëzish jashtëzakonisht të pasur, të cilët “thyejnë rregullat”, i “shkruajnë vetë” dhe nuk duken të shqetësuar për pasojat afatgjata. Në këtë kontekst, ajo përmendi edhe figura të njohura të botës së teknologjisë, duke përfshirë Mark Zuckerberg.

Gwyneth Paltrow (Foto: EPA)

Paltrow foli edhe për idenë amerikane të meritokracisë, duke thënë se në SHBA ekziston bindja se “çdokush mund të arrijë sukses” pavarësisht prejardhjes, por në të njëjtën kohë krijohet një hierarki ku njerëzit e pasur dhe të suksesshëm trajtohen sikur kanë diçka pothuajse “hyjnore”, thjesht sepse kanë shumë para dhe ndikim. Ajo ra dakord me disa prej vërejtjeve të Swisher, përfshirë idenë se shoqëria shpesh e ngatërron pasurinë me inteligjencën dhe se vendimet për shumë njerëz përfundojnë duke u marrë nga një grup i vogël dhe relativisht homogjen.

Read more:Khloe Kardashian tregon incidentin në festivalin "Coachella": U drogova pa e ditur

Megjithatë, deklaratat e Paltrow ndezën menjëherë diskutime në rrjete sociale, ku shumë përdorues e kritikuan atë për hipokrizi, duke kujtuar se edhe vetë ajo është shumë e pasur dhe ka ndërtuar një markë luksi përmes kompanisë së saj Goop. Disa komente ironizonin faktin se kritika ndaj “super të pasurve” vjen nga një person që, sipas vlerësimeve të mediave, ka pasuri të konsiderueshme dhe një background të privilegjuar.

Read more:Lufta/ Donald Trump: Marrëveshja me Iranin mund të firmoset javën tjetër! Teherani kundërshton planin! Avioni ushtarak amerikan qëllon cisternën iraniane në Hormuz

– YouTube youtu.be

Nga ana tjetër, pati edhe zëra që e mbështetën aktoren, duke thënë se është pozitive që ajo e përdor platformën e saj për të hapur biseda mbi pabarazinë, kultin e pasurisë dhe mënyrën se si shoqëria magjepset nga pushteti i të tjerëve, edhe kur kjo ka kosto personale e kolektive. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Ermal Peçi: Puthja e mallkuar e Robert Ndrenikës

Aktualitet

Mero Baze: Përqafimi i Ndrenikës është i vetmi guxim intelektual i kohës

Tags: #Biseda #Foto #Gwyneth paltrow #Internet #Mark zuckerberg #Para #Shba #Silicon valley

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ermal Peçi: Puthja e mallkuar e Robert Ndrenikës
  • Mero Baze: Përqafimi i Ndrenikës është i vetmi guxim intelektual i kohës
  • LIVE- Dita e Europës/ Andrea Morricone ‘elektrizon’ Tiranën, me qindra të pranishëm në Sheshin Italia, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama
  • Autoriteti i Dosjeve, prova në Prokurori për 6 vendvarrime: Ku dyshojmë se ndodhen eshtrat e personave të ekzekutuar gjatë regjimit komunist
  • Hungari/ Fundi i epokës Orban, Magyar betohet si kryeministër
Nga të njëjtat tag-e
  • Mero Baze: Përqafimi i Ndrenikës është i vetmi guxim intelektual i kohës
  • Hungari/ Fundi i epokës Orban, Magyar betohet si kryeministër
  • Dyshime mbi origjinën e infektimit/ Çifti holandez që vdiq në anijen turistike nuk e mori virusin në Argjentinë, detaje të reja
  • ​Aktakuzë në mungesë ndaj 21 personave për krime lufte, caktohet seanca për 1 korrik
  • Vjosa Osmani vet e 20-ta në listën e LDK-së, aprovohet nga Këshilli
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Sarandë/ 10 persona shkuan të rrëmbenin të riun, pronari i karburantit vritet me plumb në kokë: S’e prekni në shtëpinë time! Hetohet pista e konfliktit për motive pronësie 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Parregullsi në spitalin e Prizrenit me Hemodializë, lirohet nga detyra kryeinfermieri 7 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet Në Zagreb është kapur një peshk i rrallë me peshë 45 kilogramë 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet Kriza me pengje në Gjermani – rrëmbyesit kanë hyrë në bankë, forcat speciale e kanë rrethuar 4 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Robert Lewandowski drejt largimit nga Barcelona? Ylli polak merr ofertë prej 15 milionë eurove 4 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti në Sarandë! Shkëmbim zjarri brenda në lokal pas sherrit, një i plagosur! Autori në kërkim! Viktima edhe kryetar i Shoqatës Çamëria (EMRI + VIDEO) 4 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet Nën moton “Evropa jonë, së bashku më të fortë”, Maqedonia e Veriut sot feston Ditën e Evropës 4 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Ermal Peçi: Puthja e mallkuar e Robert Ndrenikës

Robert Ndrenika është një nga ato figura që nuk kanë nevojë për prezantim në kulturën shqiptare. Për dekada…

• 15 minuta më parë • 4 min lexim
Aktualitet

Mero Baze: Përqafimi i Ndrenikës është i vetmi guxim intelektual i kohës

Erion Veliaj ka urrejtësit e tij. Si çdo politikan, po ashtu ka dhe fansat e tij. Ky keqkuptim…

• 45 minuta më parë • 4 min lexim
Aktualitet

LIVE- Dita e Europës/ Andrea Morricone ‘elektrizon’ Tiranën, me qindra të pranishëm në Sheshin Italia, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama

Mbrëmjen e sotme, një event madhështor është zhvilluar në Sheshin Italia në Tiranë, për Ditën e Europës. Artisti…

• 52 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by