
Një grua ka lindur foshnjën e saj në tualetin e emergjencës në Ferizaj.
Lajmi e konfirmoi për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli
Sipas tij, foshnja ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka ndërruar jetë pas pak kohe.
“Vrasje e foshnjës gjatë lindjes. Rr. Ramadan Rexhepi , 05.05.2025 – 19:45. E dyshuara femër k- shqiptare, raportohet se në tualetin e Emergjencës kishte lindur foshnjën e saj. Foshnja ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka ndërruar jetë pas pak kohe”, ka thënë Veseli.
Read more:“Pako” me drogë në rrugën Prishtinë–Prizren, Policia sekuestron mbi 1 kg marihuanë në Llapushnik
Siç tha ai me vendim të prokurorit foshnja është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, për procedura të mëtjeshme hetimore.
“Derisa e dyshuara ndodhet në spitalin e Gjinekologjisë Ferizaj, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore”, ka thënë ndër të tjera Veseli.




