Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Refuzohet paraburgimi për pesë të arrestuarit në rastin e Agjencisë Kadastrale
Aktualitet

Refuzohet paraburgimi për pesë të arrestuarit në rastin e Agjencisë Kadastrale

• 7 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjykata Themelore në Prizren ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave të ndaluar në aksionin e realizuar në Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe në disa lokacione të tjera.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Gjykata Themelore në Prizren ku dhe është mbajtur seanca dhe mes tjerash kanë bërë të ditur se ndaj 5 të pandehurve është caktuar masa e paraqitjes në stacion policor.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes Departamentit për Krime të Rënda – Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar sot një aksion në Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe në disa lokacione të tjera.

Read more:Ministria e Brendshme e Serbisë dyshohet për fshehje të së vërtetës mbi tragjedinë e tendës në Novi Sad që mori 16 jetë

Aksioni është realizuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, në kuadër të hetimeve për veprat penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Sipas Prokurorisë, të dyshuarit A.Q. dhe N.K., në bashkëpunim dhe pas marrëveshjeje paraprake, dyshohet se kanë përdorur një dokument të falsifikuar të titulluar “Kontratë për këmbim e paluajtshmërive” të vitit 1966, duke paraqitur rrejshëm një këmbim pronash me qëllim përfitimi të kundërligjshëm.

Read more:Zhduket një grua në Prizren

Gjatë hetimeve dyshohet se ata, me ndihmën e zyrtarit A.B. në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e kanë paraqitur dokumentin si autentik dhe e kanë futur në arkiva zyrtare, ndonëse nuk ekzistonte në evidencat zyrtare. Po ashtu, A.B. dyshohet se ka krijuar dosje fiktive dhe ka mundësuar legalizimin e dokumentit të falsifikuar.

Ndërkohë, edhe zyrtarët B.Sh. dhe M.B. në Agjencinë Kadastrale të Kosovës dyshohen se kanë tejkaluar kompetencat dhe kanë aprovuar ankesën e palës N.K., duke obliguar Komunën e Prishtinës që të regjistrojë pronën në emër të tij.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Agjencia kadastrale #Aksion #Dokument i falsifikuar #Gjykata #korrupsion #prishtine #Prizren #Prokuroria #Prokuroria themelore në prishtinë #Veprat penale

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)
  • Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut
  • Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë
  • Balluku ndjek protestën tek News24, ironizon studenten por e ‘masakrojnë’ ndjekësit: Si mund të jesh ende e lirë dhe drejtësia s’të ka prekur? Të pret burgu (VIDEO)
  • Dorëheqja e kryeministrit, kusht për shpëtimin e demokracisë – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale – Ide 5 lexime · 8 orë më parë
  3. 03
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 4 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Noka dhe gazetari Muka shtrëngojnë duart dhe kërkojnë falje 3 lexime · 10 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Raporti i vitit 2026, Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit 1 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin