Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Vrasja e mafiozit grek vitin e kaluar, 4 të arrestuar! Mes tyre 2 shqiptarë
Aktualitet

Vrasja e mafiozit grek vitin e kaluar, 4 të arrestuar! Mes tyre 2 shqiptarë

• 7 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Greqi – Policia greke ka arrestuar 4 persona të dyshuar për vrasjen e mafiozit Jorgos Moskouris i njohur si “Thamnakia”, ngjarje e ndodhur në prill 2025 në Halandri.

Operacioni u zhvillua të martën, më 6 maj, pas një hetimi disamujor nga Departamenti i Vrasjeve, ku të arrestuarit akuzohen se kanë qenë grupi mbështetës për autorët e krimit që vranë 55-vjeçarin jashtë një klinike private në Halandri, më 24 prill 2025.

Sipas mediave greke këta janë dy shtetas grekë me origjinë shqiptare, të quajtur Dhionis Kokoni dhe tjetri me mbiemër Jupe si dhe dy grekë të tjerë, të quajtur Dhimitris Aleksopoulos dhe Aleksandros Petropoulos.

Read more:Plazhet më të mira në botë janë zbuluar – cilat destinacione kryesojnë?

Policia thotë se katër të dyshuarit kishin marrë përsipër pjesën operative të vrasjes, duke siguruar armë, automjete, transport dhe mbështetje për ekzekutorët e huaj që mbërritën në Greqi ekskluzivisht për ekzekutimin dhe u larguan menjëherë më pas.

Hetimet e policisë greke tani janë përqendruar tek i ashtuquajturi “Entik”, i cili konsiderohet si një figurë kryesore në mafian rusishtfolëse dhe thuhet se ndodhet në Dubai. Policia beson se urdhri për vrasjen e Moskouris lidhet me mosmarrëveshjen mbi kontrollin e kontrabandës së duhanit, një aktivitet në të cilin thuhet se “Thamnakias” është përfshirë kohët e fundit.

Read more:Kishte humbur prej disa ditësh, gjendet i mbytur në lumin Osum 30-vjeçari

Sipas policisë, hetimi përfshin edhe Janis Lalas, i cili kishte bashkëpunuar më parë me viktimën përpara se marrëdhënia e tyre të mbaronte. Sipas të njëjtave burime policore, vëllezërit Lalas u lidhën më pas me grupin “Entik”, me autoritetet që po shqyrtojnë mundësinë e përfshirjes së përbashkët në ekzekutim.

Katër të arrestuarit përballen gjithashtu me akuza për raste të tjera të krimit të organizuar, përfshirë një shpërthim në një shitës makinash në Nea Erythraia në gusht 2024, një kompani që dyshohet se kishte bashkëpunim me Moskouris. Ata akuzohen gjithashtu për shkelje të të dhënave personale, pasi dyshohet se kanë instaluar një pajisje GPS në automjetin e një avokateje e cila ishte e lidhur me një udhëheqës të burgosur të mafias greke. Policia gjeti gjithashtu kamera mbikëqyrjeje pranë shtëpisë së saj, gjë që përforcon dyshimet se po planifikohej një tjetër sulm vrasës.

Read more:Fischer mbron ndërhyrjen në Kosovë më 1999: Keqardhje që mu desh shumë kohë ta kuptoja natyrën e vërtetë të konfliktit

Vrasja e Jorgos Moskouris ndodhi pasditen e 24 prillit 2025, jashtë një klinike private në Halandri. Autorët kishin ngritur një pritë dhe kishin hapur zjarr me kallashnikovë ndërsa viktima po shkonte drejt automjetit të tij.

55-vjeçari ra i vdekur në trotuar nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa autorët u arratisën me një automjet që u gjet më vonë i djegur në Patima, Halandri. Makina i ishte vjedhur një pronareje femër, e cila ende nuk kishte pasur kohë ta denonconte vjedhjen tek autoritetet.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aktivitet #Automjete #greqi #Jorgos Moskouris #kompani #Policia #Private #shqiptar #Vrasje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla
  • Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga
  • E prenë, e zien, por e “mashtroi” vdekjen/ Misteri i ‘meduzës së pavdekshme’ që mund të fshehë sekretin e anti-plakjes
  • Policia shoqëron me dhunë 17-vjeçarin jetim që preku zemrat e shqiptarëve. Erindi u gjobit disa ditë më parë me 5 mijë euro, për të u mblodhën 140 mln lekë në GoFundMe (VIDEO)
  • Mema: Ligji për bletarinë ka mbetur në sirtar
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Teknologji Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla 7 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku 6 lexime · 12 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Moti i keq/ Era këput telat elektrikë, disa fshatra pa drita në veri të vendit! Bie çatia e spitalit në Pukë 4 lexime · 13 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Shërbime shëndetësore në të dyja anët e kufirit, Shqipëria dhe Kosova diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit (VIDEO) 1 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 6 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 6 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 6 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin