Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. BDI kërkon hetim ndaj Burim Latifit dhe kontratave të dyshimta në MEPSO
Aktualitet

BDI kërkon hetim ndaj Burim Latifit dhe kontratave të dyshimta në MEPSO

• 8 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 10
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar sërish lidhur me zhvillimet në MEPSO, duke akuzuar drejtues të afërt me VLEN-in për lidhje të kontratave të dyshimta me kompaninë ELNOS BL DOOEL Shkup.

Nga partia opozitare thonë se në opinion ka dalë edhe një kontratë tjetër, e cila sipas tyre thellon dyshimet për keqpërdorime dhe mungesë transparence në procedurat tenderuese të institucionit.

Read more:BDI: VLEN po vepron si zëdhënës të OBRM-PDUKM-së kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve

Sipas BDI-së, bëhet fjalë për kontratën me numër 23817/2025, të nënshkruar më 8 korrik 2025, për furnizim me pajisje, ndërmjet MEPSO-s dhe kompanisë ELNOS BL DOOEL Shkup, kompani që opozita e lidh me struktura të afërta me Milorad Dodikun nga Republika Srpska.

Read more:BDI: Rrjeti korruptiv me kompaninë e afërt me Milorad Dodik është më i thellë

Reagimi i plotë i BDI-së:
BDI: Kontratë e re – e dyta me radhë me dyshime të reja për Burim Latifin, i cili sërish është në qendër të skandalit në MEPSO
Bashkimi Demokratik për Integrim informon opinionin publik se ka dalë në dritë edhe një kontratë tjetër e lidhur me kompaninë ELNOS BL, e nënshkruar në kuadër të një furnizimi publik të MEPSO-s, institucion i udhëhequr nga kuadro të afërta me VLEN-in.
Sipas Kontratës me numër 23817/2025, e nënshkruar më 08.07.2025, MEPSO ka lidhur kontratë për furnizim me pajisje me kompaninë ELNOS BL DOOEL Shkup, kompani e afërt me Milorad Dodikun nga Republika Srpska, kompani e cila tashmë prej disa ditësh ndodhet në qendër të opinionit publik për shkak të dyshimeve për dëme milionëshe dhe procedura të dyshimta tenderuese.

Read more:ASH: Zgjedhjet e parakohshme janë shpëtimi i vetëm për shqiptarët nga VLEN-i

E pyesim Burim Latifin:

• Pse sërish të njëjtat kompani fitojnë kontrata nga MEPSO?• Sipas cilave kritere është përzgjedhur operatori ekonomik?• A është bërë kontroll i plotë i kompanisë dhe kapaciteteve të saj?• Kush do të mbajë përgjegjësi nëse vërtetohen dyshimet për keqpërdorime?
Në vend të transparencës, opinioni publik po sheh heshtje, fshehje dhe panik. Burim Latifi tashmë prej ditësh shmang përgjigjet ndaj pyetjeve që lidhen me këto kontrata, ndërsa institucionet heshtin përballë indikacioneve serioze për keqpërdorim të mundshëm të mjeteve shtetërore.
BDI kërkon:
• Hetim urgjent dhe të pavarur për të gjitha kontratat e lidhura me ELNOS BL;• Publikimin e të gjithë dokumentacionit tenderues;• Përgjegjësi politike dhe penale nëse konstatohen paligjshmëri.
Qytetarët meritojnë përgjigje, jo heshtje. Skandali në MEPSO po bëhet gjithnjë e më i thellë, ndërsa Burim Latifi po mbetet gjithnjë e më shumë simbol i jotransparencës dhe kontratave të dyshimta, si dhe person që bashkëpunon dhe lidh kontrata të dyshimta e jotransparente me kompani të afërta me Milorad Dodikun.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Bashkimi demokratik për integrim #Bdi #Burim latifi #Institucion #kompani #Mepso #opozita #Vlen

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Vlorë/ Prindërit kundër zhvendosjes së fëmijëve nga kopshti, kërkojnë zgjidhje nga bashkia
  • Microsoft ofron largim vullnetar nga puna për 60 mijë punonjës, kompania vijon riorganizimin e stafit
  • “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor
  • U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve
  • Projektvendimi i ri për automjetet e vjetra/ Pronarët mund t’i dorëzojnë pa pagesë për riciklim, parashikohen dy përjashtime
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 5 lexime · 16 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 3 lexime · 15 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 15 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin