Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, PD: Institucionet, tendera fiktivë!
Aktualitet

Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, PD: Institucionet, tendera fiktivë!

• 8 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Partia Demorkatike përmes zëdhëneses antikorrupsion Genta Vangjeli denoncoi se helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, ka ardhur si pasojë e kontratave të shërbimit të gatimit që sipas saj përdorën si skema korruptive.

PD hedh akuza për tenderë me vlera të fryra që fitohen nga kompani që sipas saj favorizohen nga ministrat dhe drejtorët e kryeministrit

Deklarata e plotë e Genta Vangjelit

Këtë të mërkurë, rreth 56 studentë të Akademisë së Policisë përfunduan në urgjencën e QSUT me simptoma helmimi, pasi dyshohet se konsumuan ushqim të kontaminuar në ambientet e Akademisë së Sigurisë.

Komplikacionet nisën pas konsumimit të vaktit të drekës, duke vënë në rrezik shëndetin e të rinjve.

Read more:Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dyshohet ushqimi

Nuk është hera e parë që helmime masive ndodhin në institucione publike, ku viktima bëhen studentë, fëmijë dhe qytetarë të pafajshëm. Sa herë duhet të përsëriten këto skandale që shteti të mbajë përgjegjësi?

Shkaku i vërtetë i këtij helmimi nuk është vetëm ushqimi i kontaminuar. Shkaku është vetë shteti. Janë ministrat, drejtorët dhe zyrtarët që kanë kthyer tenderat publikë në mekanizëm grabitjeje dhe pasurimi personal.

Nga viti 2019 e në vijim, kontratat për shërbimin e gatimit nuk lidhen më me afat njëvjeçar, por trevjeçar, ndërkohë që kushtet bazë pothuajse nuk ndryshojnë.

Ajo që ndryshon është vetëm vlera, e cila vetëm rritet dhe sigurisht paguhet nga taksat e shqiptarëve.

Read more:Shoqëria civile skeptike për ligjin e financimit të partive, Brahaj: Burimet të kontrollohen nga KLSH! Komiteti i Helsinkit: Shqetësim, paratë nga krimi i organizuar

Në vitin 2019, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara pranë Ministrisë së Brendshme prokuroi shërbimin e gatimit dhe shpërndarjes së ushqimit për Akademinë e Sigurisë me rreth 47 mijë euro në muaj, ose 1.7 milion euro për tre vite.

Ndërsa në tenderin e fundit të vitit 2025, të zhvilluar nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, përveç një garë fiktive, ku nga tre operatorë pjesëmarrës, vetëm fituesi paraqiti ofertë reale dhe dokumentacion, ndërsa dy të tjerët nuk dorëzuan asgjë dhe u skualifikuan, për të njëjtin objekt u prokuruan pothuajse 80 mijë euro në muaj, ose 2.8 milion euro për tre vite.

Pyetja që shtrohet sot është e thjeshtë: ku shkuan milionat shtesë të shqiptarëve? Kush përfitoi nga fryrja me gati 70% e këtyre kontratave?

Read more:Marrëveshja me kompaninë turke për furnizim me pajisje për 100 mjete të blinduara, sqaron Ministria e Mbrojtjes

A po përdoren këto tendera si skema korruptive për të mbushur xhepat e ministrave dhe drejtorëve të Edi Ramës, ndërkohë që studentëve u jepet ushqim që i çon në spital?

Partia Demokratike kërkon hetim të plotë dhe transparent për këtë skandal, si dhe mbajtjen e përgjegjësisë penale dhe administrative për çdo zyrtar të përfshirë në këto prokurime abuzive që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Sot nuk kemi thjesht një helmim masiv. Sot kemi një shtet të kalbur nga korrupsioni, ku fondet publike vidhen, ndërsa qytetarëve u kthehet pasiguri, varfëri dhe rrezik për jetën.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Akademia e sigurisë #Femije #Genta Vangjeli #Helmim #kompani #Partia Demokratike #PD #spital #Ushqim

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Makinat ‘Toyota’ i lyejnë me bojë dhe i quajnë shqiptare” – Audio-përgjimet për trafikun e armëve, Peka: Blihen në Afrikë e paketohen si ‘Made in Albania’!
  • “Krijoni mundësinë që klienti të vazhdojë punimet”/ Vila e Ballukut në Palasë, si “ushqeu” ish zv. kryeministrja me tendera kompaninë e Arbër Abazit që ndoqi punimet në pronë
  • “Të parët në rajon në testin e PISA-s”/ Mariana Koçeku vë në pikëpyetje rezultatet: Janë të manipuluara! Shumë shkolla u lanë jashtë procesit
  • “Nuk kam apartamente, jahte dhe limuzina”/ SPAK sekuestroi vilën në Palasë, si mohonte dikur Balluku lidhjen me korrupsionin (VIDEO)
  • “Të parët në rajon nga resultati I PISA-s”/ Mariana Koçeku vë në pikëpyetje rezultatët: Janë të manipuluara! Shumë shkolla u lanë jashtë testimit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Gjyqtarët kallëzuan penalisht Petrit Malajn, Rama: Shkresës i mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë! Pagat do rriten me vendim të Parlamentit 11 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlameni 11 lexime · 6 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama i zënë ngushtë”, Shpend Gashi: Tre muaj protestë rekord botëror. Tirana nesër do ziejë, qeveria të bjerë 10 lexime · 3 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Një vilë në këmbim të tenderit”/ BIRN: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë! Pagoi qindra mijëra euro për pajisje luksi 9 lexime · 12 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Protestuesit të ndarë! Një grup bllokoi rrugët e Tiranës, rrethoi dhe sulmoi një makinë! Rama replikon sërish me ‘Demokratët Evropianë’: Kjo është dhunë (VIDEO) 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- Nuk ndalet rezistenca! Kumbojnë thirrjet në Bulevard: Bashkohuni studentë, kombi na thërret! 7 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Pushteti është trembur, kryeministri në tension”, Poli Hoxha: Protesta është mrekulli, Rama në konflikt me drejtësinë 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by