TIRANË– Pa fjalime politike, më një pjesëmarrje më të ulët se në të gjitha protestat e tjera kombëtare, Sali Berisha arriti të mbledhë vetëm grushtin e mbetur të militantëve për të rrëzuar Edi Ramën. Berisha u nis nga selia e PD drejt Kryeministrisë, por kësaj radhe krah tij ishin vetëm funksionarët e lartë të Partisë Demokratike. Grupi i zjarrit nuk ishte pas tij, i fshehur pas pankartave, një tërheqje kjo pas strategjisë së re të Skënder Hitës që në protestën e kaluar goditi në ‘zemër’ grupin e zjarrit. Me strategjinë e re, militantët e PD qëndruan 1 orë në heshtje para Kryeministrisë, me disa mesazhe përmes një megafoni, dhe u larguan pa hedhur asnjë molotovë.
Më pas, demokratët u urdhëruan të marshojnë në drejtim të bllokut të ministrive. Por qëllimin e tyre për të arritur tek Ministria e Brendshme nuk e realizuan për shkak të reagimit të menjëhershme të policisë, e cila i zuri në pritë. Efektivët nisën shpërndarjen e tyre me ujë dhe gaz lotsjellës, pasi kryepolici Hita ua kishte bërë të qartë që leja për zhvillimin e protestës është vetëm në Bulevard dhe në të kundërt do të reagojnë.
Kundërpërgjigjja e protestuesve ishte e menjëhershme, duke hedhur molotovë në drejtim të kordonit të policisë.
Lajmi në përditësim…
I maskuar dhe me molotov në dorë në protestën e PD, militanti i Berishës gati për akt dhune, por… nuk i ndizet

Një protestues i maskuar dhe me molotovë në dorë është filmuar gjatë protestës së PD-së. Por nga pamjet duket se militanti ka tentuar disa herë ta ndezë molotovin, por ka dështuar.
Gjatë protestës së sotme, janë shënuar një sërë aktesh dhune, ku nuk kanë munguar as hedhja e molotovëve në drejtim të efektivëve të Policisë.
Read more:Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, PD: Institucionet, tendera fiktivë!
Hidhen molotovë drejt policisë, militantët e PD zbrapsen me ujë

Militantët e PD vijojnë të hedhin molotovë te efektivët e policisë e te autoboti me ujë në pamundësi për të çarë kordonin e për të vijuar me marshimin. Policia i ka larguar nga rrethimi i policisë me hedhjen e ujit.
Demokratët dështojnë të depërtojnë kordonin e policisë, militantët hedhin fishekzjarrë (VIDEO)
Deputetët e PD e militantët nuk kanë arritur që të depërtojnë kordonin e policisë edhe pas disa tentativave shtyrjeje. Ata kanë hedhur fishekzjarre në drejtim të efektivëve, ndërsa policia u është kundërpërgjigjur me hedhjen e ujit.
Protesta e PD/ Noka, Nallbati e militantë të Berishës përplasje fizike me policët! Shpërndahen nga uji me presion (VIDEO)
Deputeti Bledion Nallbati, Flamur Noka e militantë të Berishës janë përplasur fizikisht me kordonin e policisë që po bllokon zhvendosjen e protestës jashtë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’. Demokratët kërkojnë që t’iu hapet rruga për të vijuar me marshimin. Policia u është kundërpërgjigjur me hedhje të ujit.
Militanti ‘provokon’ me vuvuzelë efektivët në protestën e PD, asnjë reagim nga Policia (VIDEO)
Një militant i Partisë Demokratike ka shkuar pranë kordonit të Policisë te Ministria e Brendshme, duke i fryrë një vuvuzele.
Por pavarësisht përpjekjeve për të marrë një reagim nga efektivët e Policisë, kjo gjë nuk ka ndodhur.
Read more:SHBA synon 4 Korrikun “për të vënë në dispozicion aeroplanin presidencial” të dhuruar nga Katari
Policia nuk lejon zhvendosjen e protestës jashtë bulevardi, revoltohet Bardhi: Nga kush i merrni urdhrat? Shkoni arrestoni Ramën e Ballukun
Deputeti i PD Gazment Bardhi si dhe Flamur Noka, janë konfrontuar me efektivët e policisë që kanë formuar kordonin pranë bllokut të ministrive duke ndaluar zhvendosjen e protestës jashtë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’.
Reagimin e policisë me gaz lotsjellës e ujë drejt militantëve, Bardhi e ka konsideruar si provokim. Ndërkohë militantët në drejtim të policisë kanë hedhur moloovë, madje fare pranë tyre.
“Marshim proteste paqësore. Ne cilin vend të botës ndalohet protesta. Nga kush i merrni urdhrat? Pse provokoni? Zbatoni urdhra të paligjshëm. Shkoni arrestoni Belinda Ballukun e Edi Ramën”, iu drejtua Bardhi efektivëve të policisë.
Mes badyguardëve dhe militantëve, Sali Berisha shfaqet me maskë kundra-gaz në protestë (VIDEO)
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shfaqur me maskë kundërgaz, para ambienteve të Ministrisë së Brendshme, ku është zhvendosur protesta.
Berisha shoqërohet nga badyguardët e tij, nga eksponentë të lartë të PD-së dhe nga një grup militantësh.
Read more:Kriza në degën e PD në Fier, Noka e Bardhi mbajnë takim me dyer të mbyllura ‘për të qetësuar’ ujërat
Pak minuta më parë, në protestë pati hedhje molotovi nga ana e militantëve të PD-së. Policia iu përgjigj me ujë dhe gaz lotsjellës.
Akte dhune nga militantët e PD, molotovët hidhen në këmbët e policisë (VIDEO)
Militantët e PD kanë hedhur molotovë në drejt kordonit të policisë duke i rrezikuar seriozisht. Nga pamjet që sjell Report Tv shihet sesi efektivët e shtyjnë molotovin drejt hapësirës boshe në bulevard, por molotovi plas në këmbët e tyre.
Nis dhuna në protestën e PD/ Hidhen molotovë afër ministrisë së Brendshme! Policia i shpërndan me ujë e gaz lotsjellës (VIDEO)
Militantët e Berishës kanë hedhur molotovët e parë pranë ministrisë së Brendshme. Policia u është përgjigjur me hedhjen e ujit dhe të gazit lotsjellës sapo i janë afruar kordonit të policisë, me qëllim për të mos i lejuar për të kaluar.
Drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita në një deklaratë e bëri të qartë që PD ka leje për të zhvilluar protestën vetëm në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe se në rast të shkeljes, do të ketë reagim nga policia.
VIDEOLAJM/ Berisha në celular gjatë protestës, momenti kur përpiqet të lexojë mesazhin
Kryetari i PD Sali Berisha është parë në pjesën më të madhe të protestës i fokusuar në telefonin e tij duke u munduar të lexojë mesazhet.
Reshjet e shiut janë intensifikuar e pjesëmarrja është më e ulët se në gjithë protestat e mëparshme. Përveç burive, në sfond dëgjohet vetëm megafoni duke bërë thirrje kundër Ramës.
Protesta e Berishës, Policia nuk lejon zhvillimin jashtë Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, krijon kordon pranë bllokut të ministrive (VIDEO)
Ashtu siç e kishte paralajmëruar, Policia e Shtetit nuk po lejon zhvendosjen e protestës së Sali Berishës jashtë Bulevardit Dëshmorët e Kombit, ku dhe ishte thirrur nga Partia Demokratike.
Për të frenuar avancimin e protestuesve drejt bllokut të ministrive, blutë kanë krijuar një kordon të gjatë.
1 orë vetëm thirrje kundër Ramës me megafon/ Nis marshimi, Berisha udhëheq militantët drejt ministrisë së Brendshme (VIDEO)
Pas një ore dëgjesë në bulevard me thirrje kundër Ramës me megafon, tashmë PD me në krye Berishën ka filluar marshimin. Destinacioni është Ministria e Brendshme. Theksojmë se pjesëmarrja është tepër e ulët.
Paralelisht me protestuesit, janë vënë në lëvizje dhe efektivët e policisë në gatishmëri për çdo akt dhune.
Jo vetëm në shesh, militantët e braktisin Berishën edhe online! Vetëm 360 ndjekës live në Facebook

Militantët e kanë braktisur sot masivisht Sali Berishën në protestë. Në shesh shkuan vetëm një grusht prej tyre. Edhe pse nuk iu bashkuan para Kryeministrisë, militantët nuk preferuan ta ndjekin kreun e PD as në rrjetet sociale. Vetëm 360 ndjekës po e ndiqnin protestën live në Facebook-un e kryedemokratit.
Protesta e PD/ Mbahet 1 minutë heshtje për 2 të miturit që humbën jetën tragjikisht në Durrës (VIDEO)
Në protestën e PD është mbajtur 1 minutë heshtje për ngjarjen tragjike të ndodhur në Durrës më 3 maj ku dy të mitur të moshës 12 dhe 10 vjeç, humbën jetën pasi u përplasën me automjet nga 57-vjeçari Nikoll Radaçi.
Nis protesta e PD, Berisha niset nga selia blu drejt kryeministrisë (VIDEO)
Kreu i PD Sali Berisha ka dalë nga selia blu dhe është drejtuar tashmë drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ për t’iu bashkuar pjesës tjetër të militantëve. Me daljen e Berishës, protesta konsiderohet zyrtarisht e hapur.
Protesta e PD/ Kryepolici Hita në terren, porosi efektivëve të ruajnë qetësinë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka inspektuar masat e marra për mbarëvajtjen e tubimit. Gjatë inspektimit, ai i ka kërkuar grupit të menaxhimit të shërbimeve policore të angazhuara me shërbim, të ruajnë qetësinë dhe të tregojnë profesionalizëm në garantimin e rendit dhe sigurisë.




