Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Sarandë/ Pronari i ‘Pemës së Thatë’ vritet me plumb në kokë, i doli në mbrojtje mikut të tij! Në kërkim autori, shoqërohet i plagosuri
Aktualitet

Sarandë/ Pronari i ‘Pemës së Thatë’ vritet me plumb në kokë, i doli në mbrojtje mikut të tij! Në kërkim autori, shoqërohet i plagosuri

• 8 Maj, 2026 • 13 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

SARANDË– Mbrëmjen e 7 majit, Saranda u trondit nga vrasja e biznesmenit Rexhep Ismaili, njëherësh veprimtar i çështjes çame dhe eksponent i PD-së. Dyshohet se autori i krimit është Lulzim Tabaku, i identifikuar nga policia direkt pas ngjarjes, por ende në arrati.

Një prej bashkëpunëtorëve të Lulzim Tabakut, 31-vjeçari Kostandin Vogli, është shoqëruar për në polici sot. Vogli është dërguar në spital për mjekim pasi ka mbetur i plagosur nga të shtënat në këmbë. Kostandin Vogli dyshohet të ketë qenë personi që kishte konflikt me 50-vjeçarin Tori Ruci. Hetuesit dyshojnë se pas përplasjes ai ka thirrur disa miq të tij, pasi kishte konstatuar praninë e Rucit në lokalin e Rexhep Ismaili në Gjashtë. Raportohet se disa persona janë shoqëruar në komisariat. Policia gjithashtu ka sekuestruar dhe 3 automjete.

Lulzim Tabaku, Idriz Çela, Eljo Muço, Kostandin Vogli, Marjo Agalliu, Ermal Shkalla, janë personat që kanë shkruar në lokalin në pronësi të Ismailit, për tu konfliktuar me Viktor Ruçin.

Burime nga grupi hetimor thanë për Report TV se, rreth orës 21:30, mbërriti një grup prej 6 personash, pasi kishin informacion se te karburanti dhe lokali i vëllezërve Ismaili ndodhej 50-vjeçari Viktor Ruçi, me origjinë nga Tepelena dhe banues në fshatin Gjashtë.

Një prej të rinjve të përfshirë në krim kishte mosmarrëveshje me Ruçin për çështje pronësie, lidhur me një lokal në zonën e bregdetit, dhe madje ishte konfliktuar më herët me të.

Për këtë arsye, kishte thirrur në ndihmë shokët dhe së bashku shkuan te lokali, ku gjetën të ulur në tavolinë Ruçin, Ismailin dhe 3 persona të tjerë, të afërm familjarë dhe shoqërorë të tyre.

Bazuar në këqyrjen e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë e administruara nga grupi hetimor, bëhet e ditur se fillimisht ka nisur debat verbal e më pas fizik me sende të forta mes palëve, duke pasur si objektiv kryesor pikërisht Tori Ruçin.

Në sherr e sipër, 66-vjeçari Rexhep Ismaili është futur brenda lokalit dhe ka dalë me “Kallashnikov”, duke hapur zjarr disa herë ndaj grupit të të rinjve. Ndërsa autori i dyshuar, Lulzim Tabaku, e ka qëlluar me pistoletë me plumb në kokë Ismailin. Gjurmët e masakrës janë të dukshme në vendin e krimit, si gurë, shishe, atlete, xhama të thyer, karrige dhe tavolina të dëmtuara.

Pas ngjarjes, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i krimit. Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e Sarandës, përfshirë edhe zonën e Qafë-Gjashtës, ndërsa kontrollet janë shtrirë edhe në spitale dhe klinika private, për identifikimin e personit të plagosur.

Vrasja e Rexhep Ismailit ka shkaktuar reagime të forta në politikë. Deputeti i PS-së Ardit Bido e ka cilësuar ngjarjen “të kobshme”, duke theksuar se Ismaili drejtonte shoqatën “Çamëria” në Sarandë dhe ishte një zë i fortë në mbrojtje të kauzës shqiptare. Edhe deputetja e PD-së Ina Zhupa është shprehur e tronditur, duke theksuar se demokratët humbën një figurë të rëndësishme, pjesë e strukturave të PD-së.

Read more:Vrasja e 66-vjeçarit në Sarandë -viktima hapi zjarr ndaj autorëve pas konfliktit në lokal, arrestohen 5 persona

1778225072_atentatisarande.jpeg

Një prej mjeteve të autorëve që mbeti në vendngjarje

Lajmi në përditësim…

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 16:48

Vrasja në Sarandë/ Miku i biznesmenit në konflikt me 6 persona, shpallen në kërkim! Gjendet në Nivicë motori me të cilin u largua autori

1778250964_policiavlore.jpg

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela ka dalë sot me një deklaratë publike ku ka informuar për zbardhjen e vrasjes së biznesmenit Rexhep Ismaili në lokalin në pronësi të tij në fshatin Gjashtë në Sarandë.

Deklarata e plotë e drejtorit të policisë Vlorë

Jam sot këtu për të informuar opinionin publik lidhur me veprimet e shpejta, intensive dhe profesionale hetimore, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të ngjarjes së ndodhur rreth orës 21:30 të datës 07.05.2026.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Gjashtë, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit R. I., (Rexhep Ismaili) ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi R. I., 66 vjeç, si dhe u plagos shtetasi K.V. (Kostandin Vogli).

Si rezultat i veprimeve hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes si dhe zbardhja e dinamikës së ngjarjes.

Gjithashtu, vetëm pak momente më parë është bërë dhe shoqërimi i shtetasit të plagosur Kostandin Vogli i cili aktualisht po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vijim ky shtetas do t’u nënshtrohet procedurave penale.

Nga hetimet rezultoi se mbrëmjen e djeshme, shtetasit:

L.T., Lulzim Tabaku

I.C., Idriz Çela

E.M., Eljo Muço

K.V., Kostandin Vogli

M.A Marjo Agalliu

dhe E.Sh.Ermal Shkalla

kanë shkuar në lokalin e viktimës dhe janë drejtuar te tavolina ku ndodheshin shtetasi Tori Ruçi i shoqëruar nga viktima dhe persona të tjerë të pranishëm duke filluar menjëherë konfliktin me sende të forta me këta shtetas.

Read more:Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti në Sarandë! Shkëmbim zjarri brenda në lokal pas sherrit, një i plagosur! Autori në kërkim! Viktima edhe kryetar i Shoqatës Çamëria (EMRI + VIDEO)

Gjatë konfliktit të dhunshëm, rezulton se viktima R. I ka marrë një armë zjarri automatike dhe ka qëlluar në drejtim të shtetasve të përfshirë në konflikt,

Në vijim të ngjarjes, dyshohet se shtetasi L. T. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit R. I., i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

Gjithashtu gjatë shkëmbit të zjarrit ka mbetur i plagosur në këmbë edhe shtetasi K.V.

Pas ngjarjes, të gjithë shtetasit e përfshirë në konflikt janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, dyshohet se vëllai i viktimës, shtetasi H. I., ka larguar nga vendngjarja dhe fshehur armën e zjarrit automatike së bashku me një krehër me 21 fishekë, të cilat më pas u gjetën dhe u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, u sekuestruan prova të tjera materiale, konkretisht një automjet tip “Audi Q8”, dhe fishekë dhe gëzhoja të kalibrave të ndryshëm dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë vijimit të hetimeve.

Gjatë kontrolleve të mëtejshme, në fshatin Nivicë u gjet i braktisur motomjeti, me të cilin dyshohet se është larguar nga vendngjarja autori i dyshuar, shtetasi L. T. Po ashtu, në lagjen nr. 1, Sarandë, u gjet dhe u bllokua një automjet tip “Audi”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e përfshirë në ngjarje.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u shpallën në kërkim shtetasit:

L. T., 37 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

I. C., 40 vjeç, E. M., 19 vjeç, K. V., 31 vjeç, M. A., 22 vjeç dhe E. Sh., 21 vjeç, për veprat penale “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Read more:LIVE TV- Akti normativ për uljen e akcizës/ Malaj: Synon të mbrojë konsumatorin! PD: Politikë shpopullimi, alibi për të mos ulur taksat

Si dhe u proceduar penalisht shtetasi H. I. (Hajredin Ismaili) 60 vjeç, vëllai i viktimës.

Vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes si dhe kërkimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e të gjithë shtetasve të shpallur në kërkim.

Në këtë kuadër, ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit, duke dhënë çdo informacion të vlefshëm për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për parandalimin e veprimeve të paligjshme.

Policia e Qarkut Vlorë mbetet maksimalisht e angazhuar në luftën kundër kriminalitetit dhe në garantimin e rendit dhe sigurisë për qytetarët, turistët dhe vizitorët.

Ora 16:36

Report Tv siguron foton e mikut të Rexhep Ismailit, në konflikt me autorët për çështje pronash

1778250911_viktorruci.jpg

Report Tv ka siguruar foton e 50-vjeçarit Viktor Ruçi, personi i cili ishte në konflikt me autorët që vranë me plumb në kokë 66-vjeçarin Rexhep Ismaili. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në lokalin e këtij të fundit. Sipas raportimeve paraprake, Ruçi ishte në konflikt me persona të tjerë për çështje pronash.

Ora 16:19

Vrasja e 66-vjeçarit në Sarandë, vetëdorëzohet një nga të rinjtë e përfshirë në ngjarje! U plagos në këmbë me armë zjarri

1778184978_vrasjesarande.jpg

Një nga të rinjtë e përfshirë në sherrin e dhunshëm në Gjashtë të Sarandë, që përfundoi tragjikisht me vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, është vetëdorëzuar rreth 3 orë më parë.

Bëhet fjalë për Kostandin Vogli, 31 vjeç, banues në Shën Vasil të Himarë. Ai është transportuar drejt spitalit të Sarandë, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, pasi rezultonte i plagosur me armë zjarri në këmbë.

Gjatë qëndrimit në spital, Vogli është marrë në pyetje nga prokurorja e çështjes, ndërsa pritet të transferohet drejt spitalit të Vlorë për mjekim më të specializuar, por edhe për arsye sigurie.

Sipas dyshimeve paraprake, Kostandin Vogli dyshohet të ketë qenë personi që kishte konflikt me 50-vjeçarin Tori Ruci. Hetuesit dyshojnë se pas përplasjes ai ka thirrur disa miq të tij, pasi kishte konstatuar praninë e Rucit në lokalin e Rexhep Ismaili në Gjashtë.

Read more:Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti në Sarandë! Shkëmbim zjarri brenda në lokal pas sherrit, një i plagosur! Autori në kërkim! Viktima edhe kryetar i Shoqatës Çamëria (EMRI + VIDEO)

Ora 10:27

Vrasja e pronarit të karburantit, Bido: I kobshëm lajmi i vrasjes i drejtuesit të Shoqatës ‘Çamëria’ në Sarandë

1778228582_arditbido.jpg

Foto: Rexhep Ismaili dhe Ardit Bido

Deputeti i PS Ardit Bido ka reaguar për vrasjen e Rexhep Ismailit, pronari i një karburanti në Sarandë dhe njëkohësisht edhe kryetar i Shoqatës Çamëria në Sarandë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Bido thotë se lajmi i vrajses së tij ishte i kobshëm teksa thekson se Policia duhet të zbardhë sa më shpejt këtë çështje.

“I kobshëm lajmi i vrasjes së Rexhep Ismailit. Kryefamiljar që rriti një familje të mirë, biznesmen i suksesshëm, patriot dhe drejtues i zellshëm i Shoqatës Çamëria në Sarandë.

Humbja e tij trondit jo vetëm familjen dhe miqtë, por mbarë komunitetin. I bëj thirrje Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë që të zbardhin sa më parë këtë ngjarje të rëndë dhe autorët të përballen me drejtësinë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë atyre që e njohën.

Lamtumirë Rexhep!”, shkruan Ardit Bido në rrjetet sociale.

Ora 10:19

Vrasja e pronarit të karburantit në Sarandë, Zhupa: PD humbi një bashkëpunëtor të vyer

1778228392_inazhuparexhepismaili.jpg

Foto: Ina Zhupa dhe Rexhep Ismaili

Deputetja e PD, Ina Zhupa shprehet e tronditur për vrasjen e Ismail Rexhepit, ndërsa thotë se PD humbi një drejtues të strukturave të saj, një kontributor të palodhur dhe një bashkëpunëtor të vyer.

Postimi i plotë:

E tronditur thellë nga lajmi për vrasjen e Rexhep Ismailit. Një njeri me vlera dhe një patriot i përkushtuar.

Partia Demokratike humbi një drejtues të strukturave të saj, një kontributor të palodhur dhe një bashkëpunëtor të vyer. Rexhepi drejtonte gjithashtu shoqatën “Çamëria” dhe ishte një zë i fortë në mbrojtje të kauzave kombëtare.

Read more:Zgjedhjet lokale në Britani, kryeson partia e Farage, Laburistët e Starmer vijojnë humbjet në çdo bashki

Kjo ngjarje e rëndë ka sjellë dhimbje dhe tronditje te të gjithë ne që e njohëm.

Pres që institucionet ligjzbatuese, Policia e Shtetit dhe Prokuroria, të veprojnë me përgjegjësi të plotë për zbardhjen sa më të shpejtë të kësaj vrasjeje dhe vendosjen e autorëve përpara drejtësisë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan Rexhep Ismailin.

U prehtë në paqe.

Ora 09:45

Atentati në Sarandë/ Reagon shoqata ‘Çamëria’: Kërkojmë zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes! Zë i palëkundur i çështjes çame

Shoqata ‘Çamëria’ ka reaguar për atentatin në Sarandë ku mbeti i vrarë kryetari i saj, Rexhep Ismaili. Në një postim në rrjetet sociale, shoqata ka dënuar ngjarjen dhe kërkon zbardhjen e saj të menjëhershme.

Gjithashtu, nënvizon kontributin e 66-vjeçarit si “zë i palëkundur” dhe “mbrojtës i pashoq” për çështjen çame.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen tragjike nga jeta të z. Rexhep Ismaili, Kryetar i Shoqatës ‘Çamëria’ Sarandë. Ai ishte një zë i palëkundur dhe mbrojtës i pashoq i çështjes çame që prej fillimeve të demokracisë. Shoqata ‘Çamëria’ dega Vlorë dënon këtë vrasje të rëndë dhe kërkon zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe bashkëpunëtorëve. I paharruar qoftë kujtimi i tij!”, shkruhet në postim.

Ora 09:27

Vrasja në Sarandë/ 10 persona shkuan për të rrëmbyer një person në lokalin e tij, Ismaili ndërhyri për t’i ndalur! Mjeti i autorëve në vendngjarje

1778225072_atentatisarande.jpeg

Sherri në të cilin mbeti i vrarë 66-vjeçari Rexhep Ismaili në lokalin e karburantit të tij në Sarandë, nuk e përfshinte drejtpërdrejt viktimën.

Sipas burimeve, gjatë mbrëmjes të së enjtes në lokal kanë shkuar të paktën 10 persona që kanë patur konflikt me dikë që ka qenë në lokal dhe kanë dashur ta rrëmbejnë. Dyshohet se bëhet fjalë për një konflikt pronësie.

Rexhep Ismaili u ka thënë “djali është në shtëpinë tonë dhe nuk e prekni dot këtu” dhe më pas situata ka degraduar. Në vendngjarje ka mbetur një automjet i autorëve.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Audi #Automjete #Demokratët #djali #gjashte #Kostandin Vogli #Lulzim Tabaku #Rexhep Ismaili #sarande #Vlore #vrasja e rexhep ismailit #Vrasje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Krim në familje në Shkodër, 62-vjeçari ekzekuton gruan me armë gjahu në derën e shtëpisë! Vihet në pranga (EMRAT+VIDEO)
  • Shkodër/ Vrau gruan, pranga autorit
  • Me armë në makinë e shtëpi, arrestohet 38-vjeçari në Vlorë! I sekuestrohen 2 pistoleta, granatë dhe 4 jelekë antiplumb (EMRI+VIDEO)
  • S’ka konsensus për rezolutën e Komitetit të Përbashkët me PE. PD: Amendamentet tona morën mbështetjen e eurodeputetëve, por u refuzuan nga PS-ja
  • U rrëzua teksa kulloste bagëtitë në mal, bariu transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës (EMRI)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 32 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 17 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës 14 lexime · 12 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 13 lexime · 10 orë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ Trump injoron Ramën që kërkon të marrë vëmendje me atletet e bardha, në nisje të Samitit të NATO-s 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Berisha intervistë për “Truth Times”: Rama e trajton Shqipërinë si feudin e tij privat! Protestat e qytetarëve, kryengritja më domethënëse që nga rënia e komunizmit 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by