Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Skandal në Angli – klubi i njohur dërgoi spiunë te kundërshtarët para ndeshjes që vlen 200 milionë euro
Aktualitet

Skandal në Angli – klubi i njohur dërgoi spiunë te kundërshtarët para ndeshjes që vlen 200 milionë euro

• 9 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Futbolli anglez është tronditur nga një skandal i madh përpara ndeshjeve kyçe të sezonit. Lufta për një vend në Ligën Premier mori një rrëmujë të papritur që para ndeshjeve të para të ‘play-off’-it, dhe akuza të rënda për spiunazh iu drejtuan Southampton përpara takimit me Middlesbrough. Në lojë është, rikthimi në futbollin elitar anglez, por edhe 200 milionë euro që fitohen me inkuadrimin në Ligën Premier.

Sipas mediumit BBC, një analist i Southamptonit dyshohet se është kapur duke filmuar një seancë stërvitore të Middlesbrough nga një kodër aty pranë. Ai dyshohet se ka bërë fotografi të planeve taktike të ekipit kundërshtar.

Incidenti, sipas mediave angleze, ndodhi të enjten. Personi i lidhur me Southamptonin dyshohet se po qëndronte në një kodër pranë fushës stërvitore të Middlesbrough, duke mbajtur kufje dhe duke transmetuar pjesë të seancës stërvitore drejtpërdrejt përmes një ‘video call’.

Read more:Guardiola zbulon bisedën që kishte me Tiijani Reijnders: Doja ta vrisja

Pasi u identifikua, atij iu kërkua të fshinte pamjet filmike dhe të largohej nga zona. Middlesbrough më pas kontaktoi Ligën Angleze të Futbollit (EFL), e cila nisi një hetim dhe i kërkoi Southampton një deklaratë me shkrim. Southampton ende nuk ka komentuar zyrtarisht mbi akuzat.

On the eve of Southampton’s Championship play-off semi-final first leg against Middlesbrough, the south coast club have been charged with spying. pic.twitter.com/MQB2BoJvBZ
— BBC Sport (@BBCSport) May 8, 2026

EFL tashmë ka një rregull në lidhje me rastin Bielsa

Read more:Barcelona tallet me Real Madridin pas përplasjes fizike të Tchouamenit me Valverden

Nëse akuzat vërtetohen, Southampton mund të përballet me një gjobë. Liga Angleze e Futbollit futi një rregull të qartë në vitin 2019 që klubet nuk lejohen të vëzhgojnë ose të përpiqen të vëzhgojnë seancat stërvitore të kundërshtarëve në periudhë prej 72 orësh para një ndeshjeje.

Ky rregull u fut në fuqi pas një rasti të famshëm nga koha kur Marcelo Bielsa ishte në krye të Leeds United. Leedsi u gjobit më pas me 200 mijë funte për spiunazh në stërvitjen e Derby County përpara një ndeshjeje të rëndësishme të Championship.

Read more:Ata ranë në ligën e tretë angleze – por stërviten në një kamp super modern prej 100 milionë eurosh

🚨 Telegraph Sport can reveal the full details of the alleged attempt to steal Middlesbrough training-ground secrets ahead of Saturday’s play-off against Southampton:

🔺 The “spy” had professional surveillance equipment, complete with a microphone to record voices and technology… pic.twitter.com/rXdxgY6KEj
— Telegraph Football (@TeleFootball) May 8, 2026

Liga Premier dhe miliona janë në lojë

‘Play-off’-et e Ligës Premier janë një nga garat më të rëndësishme dhe më të vlefshme financiarisht në futbollin anglez. Rreziqet janë të larta, me klubet që fitojnë shuma të mëdha parash nga të drejtat televizive, sponsorizimet dhe të ardhurat komerciale, të cilat mund të kalojnë 200 milionë euro. Si rezultat, finalja e ‘play-off’-it të Championship shpesh quhet “ndeshja më e shtrenjtë në futboll”.

Coventry dhe Ipswich Town kanë siguruar tashmë ngjitjen direkte në Ligën Premier, ndërsa vendi i tretë do të vendoset përmes një ndeshjeje “play-off”.

Read more:GOLAT/ Michael Jackson i jep 14 minuta lojë Armando Brojës, Burnley humbet 3-1 në Leeds

Gjysmëfinalet përfshijnë Middlesbrough dhe Southampton, si dhe Millwall dhe Hull City. Ndeshja e parë midis Hull dhe Millëall përfundoi në barazim pa gola, me ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet të hënën, më 11 maj. Finalja është planifikuar për më 23 maj në Wembley. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #1 maj #angli #Championship #euro #Ipswich Town #leeds #Middlesbrough #Premier league #Southampton

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Arkitektja rendit problematikat e Tiranës nga protesta e 89-të: Me shtatorin nis trafiku, rikthehet propaganda se fajin e kemi ne! Na e shitën betonin si kënd lojërash
  • Arrestohet në Londër 35-vjeçari i kërkuar nga SPAK për dosjen e Jan Prengës, nis procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë
  • “Ergys Agasi emëroi Prodën si drejtor policie, dje u kap me krahun e tij të djathtë”, Balliu: Ora e tij e dorës kushtonte sa një apartament në Tiranë!
  • Shërbimi i trombektomisë cerebrale te QSUT/ “Paguaj, ose vdis!”, Tritan Shehu: Rama të japë llogari për vonesat dhe jetët e humbura
  • “Jo vetëm Mirlinda Karçanaj, dhjetëra zyrtarë të filmuar në zyrë/ Gazetarja ‘zbërthen’ dinamikën e arrestimit: Çfarë fshihet në celularët e sekuestruar të Ergys Agasit? SPAK…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Erald Kapri bën denoncimin e fortë: Jam kërcënuar nga zyrtari i PS, por s’na mbyllin dot gojën! 18 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Kanë prova që mund ta çojnë në burg”/ Bardhi: Ergys Agasi dhe Belinda Balluku mbajnë peng Edi Ramën 17 lexime · 13 orë më parë
  3. 03
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 17 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Tiranë/ Plagosi me thikë administratorin e pallatit ku banonte, arrestohet 35-vjeçari (EMRI+VIDEO) 15 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Në pranga jo vetëm Agasi”/ Protesta e 89, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut! 15 lexime · 15 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë 14 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë 88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by