Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Deklaratat e Sali Berishës ndaj ambasadorit Gonzato, reagon Bashkimi Evropian
Aktualitet

Deklaratat e Sali Berishës ndaj ambasadorit Gonzato, reagon Bashkimi Evropian

• 10 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Bashkimi Evropian ka reaguar zyrtarisht pasi një ditë më parë kreu i PD-së, Sali Berisha, sulmoi ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzaton.

Një zëdhënës i unionit iu përgjigj sulmeve personale kundër Ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato, në Ditën e Evropës. BE-ja shkruan se i dënon sulmet personale, teksa shton se janë të papranueshme.

“Deklarata të tilla janë të papranueshme. BE-ja dënon fuqimisht sulmet personale të bëra në Ditën e Evropës kundër Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Ambasadori i BE-së ka vepruar në çdo kohë me profesionalizëm dhe integritet të plotë. Ne kemi besim të plotë tek ai dhe puna e tij”, thuhet në reagimin e tyre.

Read more:Kosova feston 9 Majin, Palatova: Ju duam pjesë e këtij Bashkimi Evropian

Një ditë pasi kreu i PD-së, Sali Berisha, sulmoi ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzaton, kanë reaguar edhe kolegët e tij europianë.

Në një deklaratë të përbashkët, Ambasadorët e BE-së i kanë dalë në mbrojtje Gonzatos, duke u shprehur besimplotë ndaj profesionalizmit të tij.

Read more:EMRAT/ Shkëlzen Berisha rekruton shtetas të huaj për sulmet me molotovë gjatë protestave të PD: Kemi marrë 300-500 euro për çdo tubim

“Në Ditën e Evropës, ne qëndrojmë të bashkuar në mbështetje të Ambasadorit të BE-së dhe ekipit të tij, dhe riafirmojmë besimin tonë të plotë në profesionalizmin, integritetin dhe shërbimin e tyre të përkushtuar”, thuhet në reagimin e tyre.

Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale një ditë më parë dha dhe një koment për ambasadorin Gonzato.

Read more:LIVE TV- Java e Evropës/ Ambasadori Gonzato: Shqipëria pjesë e rëndësishme e BE, të investojmë në paqe dhe stabilitet

“Sa i përket ambasadorit aktual, unë kam shprehur: ky sillet si të ishte ambasadori i Ramës, pasi ky zotëri, në mënyrë të pretenduar, ka transmetuar në Bruksel trillimet më të pavërteta ndaj opozitës, sikur ne nuk jemi për integrimin. Për të mos treguar shumë gjëra të tjera.

Ne jemi ata që i themi gjërat hapur dhe ai është përpjekur në shumë mënyra ta paraqesë opozitën si jo të orientuar drejt integrimit, por ka dështuar. Gonzato është unifikuar komplet me Edi Ramën. Unë partnerëve europianë do t’u them të vërtetën dhe vetëm të vërtetën”, u shpreh Berisha./tch/

Lexo edhe
Aktualitet

U ekstraduan një ditë më parë nga Dubai, GJKKO lë në burg 4 nga 6 personat e përfshirë në trafikim lëndësh narkotike

Aktualitet

Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, vendas dhe të huaj mbushin bregdetin e Durrësit

Tags: #Bashkimi evropian #Besim #Bruksel #Rrjetet sociale #sali berisha #shqiperi #Silvio Gonzato

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • U ekstraduan një ditë më parë nga Dubai, GJKKO lë në burg 4 nga 6 personat e përfshirë në trafikim lëndësh narkotike
  • Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, vendas dhe të huaj mbushin bregdetin e Durrësit
  • Dhunoi me grushte e shkelma një shtetas dhe i shkaktoi plagë të rënda, arrestohet 31-vjeçari në Kolonjë
  • U plagos gjatë aksionit në Maliq, reagon Spitali i Traumës: Efektivi vijon të jetë i intubuar, por me parametra jetësore të qëndrueshme
  • I akuzuar nga GJKKO për vrasjen e Klevis Lleshit në vitin 2020, ekstradohet nga Italia 44-vjeçari shqiptar
Nga të njëjtat tag-e
  • Gonzato u shfaq në protestë, reagon delegacioni i BE-së për Top Channel: E vërteta me ambasadorin
  • Përfundon pas 4 orësh tubimi i gjashtë kundër projektit të Zvërnecit, protestuesit i përgjigjen Ramës nga sheshi: Ne ta grisim kontratën
  • Tension në protestën për Zvërnecin, qytetari nis të ofendojë Ramën dhe Berishën, pjesëmarrësit i marrin me nxitim mikrofonin
  • Bizneset presin një verë të mirë, shërbimet dhe turizmi rrisin besimin në ekonomi, tregtia e industria frenohen
  • Goditet një tentativë për të trafikuar nga SHBA-ja pjesë armësh zjarri, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Dhunohen dy vëllezërit në Laç/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Lot e trishtim, nisin homazhet për policin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet Indeksimi i pensioneve, Qeveria: Mund të ndodhë në qershor ose korrik, por ende nuk ka një vendimmarrje 5 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet LAJM I FUNDIT/ Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve 5 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Armë zjarri dhe lëndë narkotike në një lokal në Sarandë, shoqërohen disa persona 5 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Pengimi dhe intimidimi i gazetarëve për ushtrimin e detyrës gjatë protestës kundër projektit të Zvërnecit, AGSH: S’janë palë, cenohet e drejta e informimit 4 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet Tension në protestën për Zvërnecin, qytetari nis të ofendojë Ramën dhe Berishën, pjesëmarrësit i marrin me nxitim mikrofonin 4 lexime · 14 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

U ekstraduan një ditë më parë nga Dubai, GJKKO lë në burg 4 nga 6 personat e përfshirë në trafikim lëndësh narkotike

Gjykata e Posaçme ka lë në burg ka lënë në burg 4 nga 6 shtetasit shqiptarë të ekstraduar…

• 11 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, vendas dhe të huaj mbushin bregdetin e Durrësit

Fundjava me mot të kthjellët dhe temperatura të mira ka ftuar vendas e të huaj drejt bregdetit të…

• 11 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Dhunoi me grushte e shkelma një shtetas dhe i shkaktoi plagë të rënda, arrestohet 31-vjeçari në Kolonjë

Një 31-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Kolonjës pasi ka dhunuar një shtetas. Sipas informacioneve,…

• 40 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by