Ambasadori i BE në Shqipëri Silvio Gonzato në aktivitetin për çeljen e Javës së Evropës, foli për misionin e Bashkimit Evropian në një kohë që stabiliteti, paqja e ekonomia janë nën kërcënim serioz.
Gonzato tha se Shqipëria, si një vend kandidate për tu anëtarësuar në BE, po investon në një të ardhme më të sigurt dhe të bashkuar.
Read more:Kurti-BE-së: Kosovës t’i jepet statusi i kandidatit, premtimi juaj është zgjerimi
“Evropa u ndërtua mbi një premtim lirie, barazie dhe demokracie. Sot, në një botë me konflikte në rritje dhe presione ekonomike, duhet t’i mbrojmë këto vlera si brenda kufijve ashtu edhe jashtë tyre. Sot kremtojmë jo vetëm atë që jemi, por edhe atë që bëjmë dhe angazhimin për të mbrojtur mënyrën tonë të jetesës. Tani është koha të qëndrojmë fort për ato vlera që besojmë, për të drejtën ndërkombëtare dhe për të ndërtuar stabilitet. Paqja në Evropë është në rrezik. Në një botë lufte dhe kërcënimesh, BE duhet të veprojë për të mbrojtur qytetarët e saj, demokracinë dhe vlerat. Tensionet në botë po rriten. BE po vepron për t’iu përgjigjur kësaj situate duke forcuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe duke rritur kapacitetin për t’iu përgjigjur këtyre rreziqeve. Shqipëria, si një shtet që aspiron të bëhet anëtar, është pjesë e rëndësishme e BE-së. Paqja nuk është falas, ajo duhet të mbrohet çdo ditë. Forca e BE-së qëndron në aftësinë e saj për të tërhequr dhe frymëzuar vende të tjera. Zgjerimi është një mjet i fuqishëm i Evropës për të promovuar demokracinë; duke mbështetur Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate, Evropa po investon në një të ardhme më të sigurt dhe më të bashkuar. Nuk mund të ketë rrugë të shkurtra drejt anëtarësimit. Një pjesë e rëndësishme e punës sime këtu është që vendi të mbetet i përkushtuar në përmbushjen e standardeve të BE-së. Sfida është gjithashtu të garantohet cilësia, zbatimi dhe qëndrueshmëria. Kjo vjen si rezultat i një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës. BE në Shqipëri po kremton Ditën e Evropës përmes përpjekjeve dhe arritjeve. Jam krenar që përfaqësoj BE-në dhe gjithçka që përfaqëson BE-ja”, tha ndër të tjera Gonzato.
Lajmi në përditësim…
Rama: Integrimi në BE, vendi ku e kanë ëndërruar Shqipërinë rilindasit tanë! Jemi pikë referimi për sundimin e ligjit në rajon

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij foli për rëndësinë e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian teksa e vuri theksin te reforma në drejtësi dhe shteti i të drejtës.
“Dje ne patëm një ngjarje të shënuar, e cila do të ishte e paimagjinueshme pak vite më parë, preludin e Kongresit Botëror të Ligjit që do të mbahet vitin e ardhshëm në Shqipëri. Një platformë që buron nga një histori jashtëzakonisht e bukur dhe kuptimplotë e krijuar nga njerëzit e ligjit, të cilët janë bërë bashkë dhe i japin përmes kësaj platforme zë nevojës për sundimin e ligjit. Kongresi Botëror i Ligjit vjen këtu dhe Shqipëria është bërë një pikë referimi në bazë të shprehjes së një vullneti të hekurt për t’u vetëvendosur nën sundimin e ligjit, duke bërë një reformë në drejtësi që nuk ka të dytë në rajon.
Është shprehja më kuptimplotë e angazhimit për ta bërë Shqipërinë një vend ku BE të bëhet pjesë e pandarë. Do të ishte absolutisht e pamundur që ne ta ndërmerrnim, e jo më pastaj ta çonim përpara dhe ta zbatonim një reformë të tillë, nëse ne nuk do të kishim Evropën si ëndërr dhe si tokë të premtuar, si amanet dhe si mision të pazëvendësueshëm. E nëse s’do të kishim BE si partner të pandarë në këtë rrugë, ku dija e BE-së e transferuar drejt nesh, për mënyrën sesi një vend mund të kthehet në një arkitekturë institucionesh, është diçka që as nuk mund të blihet, as të zëvendësohet e as të imagjinohet jashtë perimetrit të Evropës.
Nëse ne sot jemi besimplotë për ecurinë e këtij procesi dhe sot Shqipëria ka arsye për të besuar në këtë proces, kjo lidhet me ecjen dorë për dorë me BE-në dhe të qenurit pjesë e tij është garanci. Shumëkush e përfytyron BE si pengesë, barrë, si një perimetër që nuk të lejon të marrësh frymë lirisht, por nuk ka gjë më larg të vërtetës dhe më të gabuar, sepse në fakt BE garanton perimetrin e shtetit të së drejtës. Shteti i së drejtës nuk mund të negociohet.
Read more:Nën moton “Evropa jonë, së bashku më të fortë”, Maqedonia e Veriut sot feston Ditën e Evropës
Në këtë Ditë të Evropës, unë dua të nënvizoj që shqiptarët janë në ditën e tyre më të mirë dhe janë sot në një kohë kur bekimi i të qenurit pranë Evropës është një garanci e të qenurit në një rrugë pa kthim, për t’u ankoruar përfundimisht aty ku kemi vendin dhe ku e kanë ëndërruar Shqipërinë rilindasit tanë”, tha Rama.
Rama: Europa për ne ëndërr dhe tokë e premtuar, amanet i pajetërsueshëm kombëtar

Në ditën e Europë, kryeministri Edi Rama theksoi arritjet e shqipërisë në rrugën drejt BE-së. Krah ambasadorit të delegacionit Euripian, Silvio Gionzato, shefi i qeverisë tha se për ne, Europa mbetet një ëndërr dhe tokë e premtuar.
Read more:Pasi u nominua për kryeministër, Kurti: Mund të rritemi në 60 për qind
“Për ne Shqiptarët, Europa mbetet edhe në këtë kohë të vranët ajo që ka qenë kur nuk ishte dot e arritshme, përveç se mes atyre valëve të dobëta që ekranet ilegale sillnin nga jashtë Shqipërisë në ekranet e televizorëve. Europa për në mbetet një ëndërr dhe tokë e premtuar, amanet i pajetërsueshëm kombëtar dhe mision i pandryshueshëm politik. Jo se ne jemi navië, as se ne kemi iluzione, por se ne e dimë fort mirë, më mirë se sa kush do tjetër në këtë kontinent se çfarë do të thotë të jetosh i izoluar dhe i rrethuar me mure për tu mbrojtur nga Europa”, tha Rama.




