Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Qeveria gjermane refuzon të japë informata mbi turizmin e snajperëve në Sarajevë
Aktualitet

Qeveria gjermane refuzon të japë informata mbi turizmin e snajperëve në Sarajevë

• 10 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Raportimet mediale mbi të ashtuquajturin “turizëm i snajperëve” – një fenomen ku individë të pasur nga Evropa Perëndimore dyshohet se paguanin para për të shkuar në kodrat mbi Sarajevën e rrethuar, me qëllim që të qëllonin mbi njerëzit si pjesë e një “safari” vrastar kanë nxitur debate edhe në politikën gjermane.

Sipas revistës DER SPIEGEL, partia e Të Gjelbërve (Die Grünen) në parlamentin gjerman ka kërkuar zyrtarisht informacione nga Qeveria gjermane nëse shërbimet sekrete dhe autoritetet e tjera gjermane kanë dijeni për përfshirjen e shtetasve gjermanë në këto krime lufte në Sarajevë. Megjithatë, përgjigjja e qeverisë ka qenë një refuzim i prerë për të dhënë detaje.

Në përgjigjen e saj drejtuar Të Gjelbërve, Qeveria e Gjermanisë ka argumentuar se dhënia e një përgjigjeje konkrete është “e papërballueshme” për shkak të volumit të madh të punës që kërkohet, transmeton Telegrafi.

Read more:9 Maji Dita e Evropës/ Si lindi ideja e Bashkimit Europian?

Ministria e Brendshme njoftoi se gjurmimi i informacioneve do të kërkonte një rishikim manual të mijëra dosjeve fizike dhe digjitale që datojnë nga viti 1992.

Sipas qeverisë, kjo do të bllokonte punën e institucioneve për një kohë të papërcaktuar. Ky arsyetim vlen edhe për arkivat e Prokurorisë së Përgjithshme Federale, ku është pohuar se kriteret si “vrasje me snajper” nuk figurojnë në regjistrat e proceseve, prandaj do të duhej një kërkim manual në një arkivë të madhe.

Ky qëndrim i qeverisë gjermane ka shkaktuar zemërim te partia e Të Gjelbërve. Irene Mihaliq, deputete e Të Gjelbërve dhe ish-police, prindërit e së cilës rrjedhin nga Kroacia, u shpreh për DER SPIEGEL se mospërgjigjja ndaj pyetjeve mbi këto krime kaq dramatike është problematike. Sipas saj, qeveria po minon të drejtën parlamentare për kontroll dhe informim.

Read more:Tensionet në Ferma VIP, Moza u përgjigjet akuzave: Nëse s’doni spektakël, mos ma zini emrin në gojë

Mihaliq njoftoi se do të dorëzojë një ankesë zyrtare, duke kërkuar një sqarim të plotë mbi pjesëmarrjen e mundshme të shtetasve gjermanë në vrasjet në Sarajevë.

Ajo theksoi se këto “krime monstruoze nuk duhet të bien në harresë në asnjë rrethanë dhe autorët nuk duhet t’i shpëtojnë drejtësisë”.

Read more:Serbia liron ish-ushtarin e UÇK-së, Mit’hat Llozani

Dyshimet për këto “safari” vdekjeprurëse bazohen kryesisht në hulumtimet dhe kallëzimin penal të autorit italian Ezio Gavazzeni.

Sipas këtyre pretendimeve, snajperistë privatë nga Evropa udhëtonin drejt Sarajevës, kryesisht gjatë fundjavave, për të qëlluar njerëz nga pozicionet e ushtrisë serbe, dhe më pas ktheheshin në jetën e tyre normale në vendet perëndimore. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Arkivat #Bosnje e hercegovinë #debate #Evropa #Gjermania #Krime lufte #Kroacia #ministria e brendshme #Sarajevo safari

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Turisti gjerman në protestën kundër Ramës: Politika dhe korrupsioni po boshatisin Shqipërinë
  • 4.2 ml euro për koncertin e Kaney West! “Shpëtuam Shqipërinë nga turpërimi ”/ Këlliçi për deklaratën e Ramës: Ka turpëruar vendin me skandale e hiqet si “Kalorës”
  • Drafti ligjor/ Më shumë mbrojtje të drejtave të autorit, garanci të reja kundër piraterisë në internet
  • Motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit, financuar nga pasuritë të konfiskuara, Lamallari: Uniforma që mbani kërkon vetëpërmbajtje, ne mbështesim punën tuaj
  • Shkodra, surpriza e verës! Qyteti po fiton zemrat e turistëve: Është një destinacion jo shumë i njohur që ruan autenticitetin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 31 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Më larguan nga puna sepse nuk sigurova 5 vota nga diaspora”/ Arsimtari: Rama jo të dorëhiqet, por jemi bërë ta zëmë për fyti! Qeverisemi nga një organizatë kriminale 20 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 13 lexime · 18 orë më parë
  4. 04
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Politikë 4 mln euro për koncertin e Kanye West, Kapri nxjerr videon: Kush gënjen Rama apo ministrja? 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- “Rama po provokon, do ta çojë popullin në përplasje”/ Protestuesi: Balluku rrezikon 36 vite burg, do të thotë se ka bërë krim të rëndë! Të largohen 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Berisha intervistë për “Truth Times”: Rama e trajton Shqipërinë si feudin e tij privat! Protestat e qytetarëve, kryengritja më domethënëse që nga rënia e komunizmit 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by