Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Salianji mohon akuzat për takime me Ballën dhe paralajmëron se po përgatit një dosje për Berishën: Ka lidhje me krimin e organizuar
Aktualitet

Salianji mohon akuzat për takime me Ballën dhe paralajmëron se po përgatit një dosje për Berishën: Ka lidhje me krimin e organizuar

• 10 Maj, 2026 • 6 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Akuzave publike të Sali Berishës për lidhje me eksponentë të njohur të botës së krimit, ish-deputeti Ervin Salianji i përgjigjet me vetëm një argument: ‘Ke frikë nga gara’. I ftuar në Albania NewsCast me Arbër Hitaj, ish-deputeti Salianji thotë se Sali Berisha ka uzurpuar Partinë Demokratike dhe po e përdor atë vetëm për interesin e tij personal. Kujdeset t’i kujtojë edhe non gratën nga Britania e Madhe, e cila e ka sanksionuar Berishën për lidhje me krimin e organizuar dhe e pyet publikisht se përse nuk thotë asnjë fjalë për biznesmenin në kërkim nga SPAK, Ergys Agasi.

“Berishës i intereson vetëm pushteti personal. E ka pronë. E përdor për llogari të vet. Ai thotë më hyrë këtu, të gjuaj me armë. Janë kufij këtu, ç’punë ke ti tek kufiri im. Nëse Berisha do të vazhdojë me këtë narrativë shpifje do ti përgjigjem me fakte. I kam publikuar vendimin e Britanisë ku sanksionohet si i lidhur me krimin. I kam nxjerre dosjen e GJKKO dhe SPAK që nuk përmend dosjen e Agasit”, thotë Salianji.

Salianji hedh poshtë akuzat se ka drekuar me kreun e grupit të PS, Taulant Balla, duke thënë se i vetmi që ka lidhje me regjimin e Edi Ramës është vetë Sali Berisha.

Read more:Spahiu: Në gjithë botën demokratike, garë për kryetar bën partia që humb zgjedhjet dhe jo partia që fiton

“Sali kolltuku ka futur nje lloj flame politike, atë qe bënte sigurimi i shtetit e bën ky, ishte ulur me ketë, hante drekë me këtë. Ç’pune kam unë. I vetmi që takon Ballën, Ramën ku di unë, është Berisha, se janë në një regjim. Ky përfiton se mban partinë pa mbështetje, ky rri në pushtet. Për reformën territoriale po dalin hapur. Nuk kam pas dhe s’kam si të kem, se s’më lidh gjë me Ballën. Për ca me duhet Balla mua. I ka mbet këtij, ngaqë nuk e përballon dot Ballën politikisht, i duket personazh Balla. Balla nuk zgjidh dot hallet e veta me qeverinë. Unë kam takuar bandën e Elbasanit, Durrësit. Shkodrës. Çdo njeri që kam takuar deri në nëntor 2025 I kam takuar me porosi të Berishës dhe për llogari të berishës. Po të jetë burrë të dal unë e ti them kë kemi takuar. Kur me thotë kryetari tako x apo y, unë se di se nuk marr dëshmi penaliteti, por te gjithë i kam takuar prej Sali Berishës, nëse ka pasur ndonjë problem mbrapa”, thekson Salianji.

Ndonëse Berisha nuk e lejoi të futet më garën e 23 majit, Salianji këmbëngul se në këtë betejë është futur për të marrë drejtimin e PD dhe se do ta bëjë përmes votës.

Read more:Pas dështimit të protestës, Salianji sfidon Berishën nesër me foltore: Ka uzurpuar partinë, me një lider të ri sheshi do ishte tejmbushur

“Saliu kolltukun thotë ‘jam hero’, hero thonë këta, rrinë si skllav. Po bëj një betejë për të ndryshuar një mendësi 36-vjeçare dhe betejën e bëj për të drejtuar PD, ndryshe nga çdo personalitet politik që ikën nga partia kur nuk i japin funksion, isha drejtues politik, anëtar kryesie. Unë s’e kam problemin për të gjetur pozicion. Qëllimi ishte si PD të jetë fituese, alternativë për të sjellë rotacion. Nuk gjej një njeri që nëpër tryeza, tavolina të mos thotë të njëjtat gjëra që them unë në publik. Unë jam në betejë për të marrë PD, do të jem aty dhe do ta marr me votë. Duhet të ndryshojmë sot, se në pak më shumë se një vit do jemi në zgjedhje lokale dhe unë dua ta shmang që PD të shkojë në një katastrofë”, vijon Salianji.

Por, çfarë ka arritur Salianji deri më tani me betejën përballë Salikolltukut, siç ai e cilëson?

“Është ndërtuar një perceptim që kjo pjesa e politikës së vjetër të bën dëm të të gjitha llojeve dhe përmasave. E kanë treguar që e bëjnë. Nuk më janë afruar mua. Kam parë shumë si ky, kam mbajtur shumë në vite dhe s’më thonë asgjë këto që të më krijojnë ndonjë ndjesi frike. Ndryshe nga cilido personazh që mund të ketë pasur përballë, mua s’më shantazhon dot, as kërcënon dot, as më blen dot dhe këtë ai e di, prandaj flet budallallëqe”, përgjigjet Salianji.

Read more:Britania dërgon anijen luftarake HMS Dragon në Lindjen e Mesme, Londra dhe Franca përgatiten për mbrojtjen e Hormuzit

Ish-deputeti thotë se Berisha e ka të qartë se nuk e shantazhon dhe as nuk e blen dot, prandaj ka krijuar një narrativë me trillime ndaj tij. Pyetjes nëse ka frikë se i rrezikohet jeta, Salianji i jep këtë koment:

“Është ndërtuar një perceptim që kjo pjesë e politikës së vjetër të bën dëm të të gjitha llojeve dhe përmasave. E kanë treguar që e bëjnë. Nuk më është afruar mua. Kam parë shumë si ky, kam mbajtur shumë në vite dhe s’më thonë asgjë këto që të më krijojnë ndonjë ndjesi frike. Ndryshe nga cilido personazh që mund të ketë pasur përballë, mua s’më shantazhon dot, as më kërcënon dot, as më blen dot dhe këtë ai e di, prandaj flet budallallëqe”, shprehet Salianji.

Read more:Britania e pranon: Ka 'tension' me Amerikën në aleanca

Ish-deputeti sqaron edhe akuzat që Sali Berisha ka artikuluar lidhur me Fatmir Xhafën, sipas të cilit Salianji ka dalë nga burgu dhe i ka kërkuar mendim nëse duhet të firmosë një deklaratë që për t’u liruar nuk do ta vrasë ish-ministrin e Brendshëm.

“Nëse kam plan për të vrarë dikë, pse të shkoj t’ia them Berishës? Që t’i marrë eksperiencë? Pastaj si mund të thotë gjykata deklaro që s’do vrasësh njeri? Si mund të qëndrojë kjo?”, thekson ai.

Read more:Kërcënim me armë pas një zënke pranë një qendre tregtare në Shkup

Intervistën e mbyll me këtë mesazh për Berishën:

“Mirë është të tërhiqet dhe të lërë PD të ringrihet. Politikisht po i thoja: prano garën, vendos rregullat dhe nëse fiton në garë, ke bërë vetë listat e zgjedhjeve, pse ke frikë të bësh garë? Pse zbythesh? Dil në garë meqë je i fortë. Ta shohim sa mbështetje ke?”, thotë Salianji./TemA

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Armë #Britania #Britania e madhe #ergys agasi #ervin salianji #GJKKO #PD #sali berisha #taulant balla

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti! Dyshohet se ngjarja lidhet me ekzekutimin e 19-vjeçarit Pavlin Preka (EMRI)
  • “Rama ka humbur betejën në PE”/ Aktivisti Murataj: I përplasën në fytyrë mandatin e Ballukut, i thanë mblidh Kuvendin dhe hiq imunitetin
  • Vrasja e Ilir Gjinit në Laç, policia gjen një pistoletë tjetër në vendin e ngjarjes
  • Media franceze ngre alarmin: Evropa i mbyll dyert, qeveria Rama i jep fond të majmë këngëtarit kontrovers
  • 22 pasuri të Gramoz Totos i kalojnë shtetit shqiptar, i dënuar me 18 vite burg nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Pensionistët drejt kufirit të varfërisë ekstreme, Tabaku: Ramës i ka mbetur vetëm vetëviktimizimi dhe sajimi i armiqve, dështimi ekonomik s’fshihet me propagandë 15 lexime · 8 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Vrasja në Shkodër/ U grindën për celularin, Shtjefën Ziçi e qëlloi të shoqen për shkak të xhelozisë, nuk shfaq pendesë! Kamerat e sigurisë fiksojnë momentin para krimit 14 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë 22 pasuri të Gramoz Totos i kalojnë shtetit shqiptar, i dënuar me 18 vite burg nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni 13 lexime · 8 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Në kërkim për vrasje e plagosje nga Maqedonia e Veriut, arrestohen 2 të rinjtë në Durrës! Në pranga edhe një tjetër (EMRAT+VIDEO) 12 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Problem në Shqipëri është sistemi, duhet protestuar edhe për ndërkombëtarët”/ Lubonja: Rama përkrahet nga BE sepse siguron stabilitet. Krimi shqiptar i përhapur edhe në Holandë dhe Gjermani 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Me atlete në samitin e NATO-s, Shqipërisë i la turpin”, Berisha sulmon Ramën: 4 mln euro për Kanye West, fyerje për shqiptarët. Bashkojuni protestës sot! 8 lexime · 8 orë më parë
  7. 07
    Politikë Agron Shehaj mesazh Kanye West: Refuzoji paratë e Ramës, i përkasin popullit më të varfër në Europë! 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by