Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Pas dështimit të protestës, Salianji sfidon Berishën nesër me foltore: Ka uzurpuar partinë, me një lider të ri sheshi do ishte tejmbushur
Aktualitet

Pas dështimit të protestës, Salianji sfidon Berishën nesër me foltore: Ka uzurpuar partinë, me një lider të ri sheshi do ishte tejmbushur

• 9 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 9
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një ditë pas protestës së dështuar të Partisë Demokratike, ish-deputeti Ervin Salianji njofton foltoren e radhës me demokratët në Peshkopi, e cila do të mbahet nesër në 18:00. Me një mesazh drejtuar demokratëve se është koha për të çliruar partinë nga uzurpimi, Salianji thotë se këto dy ditë nuk ka folur për përjashtimet e Berishës me qëllim që të respektojë protestën.

Por ai thekson se sakrificat e demokratëve nuk e meritojnë degradimin e partisë, duke shtuar se me një lidership të ri dhe frymëzues sheshi dje do të ishte i tejmbushur. Ai e akuzon kryedemokratin Berisha se po e përdor partinë për interesa personale, duke shkruar se nuk ka shërbim më të madh për Edi Ramën se sa të vrasësh nervin opozitar.

“Nesër në 18:00 shihemi në Peshkopi, ish Kinemaja! Të çlirojmë Partinë Demokratike nga uzurpimi, të shpëtojmë Shqipërinë nga regjimi! Nuk kam folur këto 2 ditë për të respektuar protestën e demokratëve! Kam dhimbje të shoh efektet e përjashtimeve, mbylljes dhe uzurpimit të Partisë Demokratike. Sakrificat e demokratëve nuk e meritojnë këtë degradim.

Read more:‘Gara’ në PD/ Berberi ‘sulmon’ Berishën: Doktor kyçi zëvendësoi Lul bravën! Humbësit u mbyllën dyert fituesve! Merkoçi: Në PD ka zgjedhje të komanduara

Me një lidership të ri, të besueshëm dhe frymëzues, pas skandaleve të njëpasnjëshme të Edi Ramës, sheshi dje do të ishte i tejmbushur me qytetarë. Nuk ka shërbim më të madh për Ramën sesa të vrasësh nervin opozitar, të mbysësh shpresën dhe ta përdorësh partinë për interesa personale.

Demokratët nuk janë problem; problem është kush i ka lodhur, përjashtuar dhe zhgënjyer. Me garë demokratët do largonin kambalecin mbështetës të Ramës, me garë do fitoja! Si gjithmonë me demokratët”, shkruan Salianji.

Read more: Rikthehen tensionet në Hormuz, SHBA godasin objektiva ushtarake iraniane! Teherani: Armëpushimi u shkel! Uashingtoni: Është vetëmbrojtje

Një mesazh të drejtpërdrejtë rezervoi për Berishën edhe me një tjetër reagim për Ditën e Europës, për të cilin shkruan se prej 36 vitesh po udhëheq një forcë politike në të cilën nuk respekton asnjë normë demokratike.

Sipas Salianjit, Partia Demokratike nuk mund të përfaqësojë pritshmërinë e shqiptarëve për integrim europian pa një frymë të re dhe pa ndryshim real në lidership.

Read more:Tensioni te Real Madridi, Alvaro Arbeloa: Më shumë se sherri më shqetëson nxjerrja e informacionit, tradhti ndaj klubit! S’punoj për CIA-n që ta zbuloj

“Dita e Europës nuk është thjesht një simbol, ajo është një thirrje për ndryshim. Partia Demokratike duhet ta përfaqësojë këtë pritshmëri të popullit shqiptar. Por këtë nuk mund ta bëjë kurrë duke pasur në krye të njëjtin lider prej 36 vitesh, që nuk respekton asnjë normë demokratike. Europa që ne besojmë është ajo e lirisë, demokracisë, shtetit të së drejtës dhe vendimmarrjes nga qytetarët.

Këto janë parimet mbi të cilat ndërtohet familja politike europiane dhe që duhet të udhëheqin çdo forcë politike që synon të jetë pjesë e saj. Sot, më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për një frymë të re dhe për një brez që beson në këto vlera dhe kërkon t’i kthejë ato në realitet. Ndryshimi nuk është vetëm një nevojë. Është një detyrim europian. Vetëm kështu PD bëhet fituese”, shkruan Salianji.

Read more:Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, PD: Institucionet, tendera fiktivë!

Ervin Salianji po vijon me foltoret e demokratëve, ndërsa Partia Demokratike nuk e lejoi të garojë përballë Sali Berishës në zgjedhjet për kreun e PD më 23 maj.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Demokratët #Detyrim #ervin salianji #Europa #Foltoret e Ervin Salianjit #jetë #Partia Demokratike #PD #protesta e pd 8 maj #sali berisha

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Dështon protesta kombëtare e Berishës, as 20 mbështetës nuk i përgjigjen thirrjes! Paradite, demokratët e flamingot sulme me vezë e gurë policisë, 8 të shoqëruar (PAMJET ME DRON)
  • Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide
  • “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin
  • Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog
  • Fier, mesatarisht çdo ditë një person diagnostikohet me kancer! Shifrat rriten frikshëm, 400 raste në 9 muaj, dominon kanceri i mushkërive
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin 7 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi Buxheti 2027 arrin në 10 miliardë euro, dyfishim i bonusit të pensioneve dhe pagesë mujore për bebet 6 lexime · 18 orë më parë
  3. 03
    Sociale Nëna me foshnjën 3-muajshe nuk do të rikthehet më në burg, GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit! Avokati ‘shkel’ bojkotin (VIDEO) 4 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit 4 lexime · 19 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Teknologji WhatsApp teston “Restricted Chat”, çfarë duhet të dini për funksionin e ri 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Editoriale Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by