
Xabi Alonso është gjithnjë e më afër rikthimit në karrierën e tij si trajner, ndërsa mediat angleze raportojnë se londinezët e Chelsea po e konsiderojnë seriozisht si kandidatin kryesor për stolin e skuadrës.
Sipas raportimeve, kontaktet e para serioze mes palëve tashmë kanë ndodhur dhe janë vlerësuar shumë pozitive.
Të dyja palët thuhet se kanë mbetur të kënaqura me vizionin dhe projektin e prezantuar gjatë bisedimeve.
Chelsea po kërkon një ndryshim të madh pas një tjetër sezoni zhgënjyes, ku pati lëvizje të shumta në stol dhe rezultatet nuk i përmbushën pritjet e klubit.
Read more:“Do ta riktheja Xabi Alonson”, legjenda e Real Madridit injoron Mourinhon në debatin për trajnerin

Aktualisht, londinezët po luftojnë për një vend që siguron pjesëmarrjen në garat evropiane, larg objektivave që kishin në fillim të sezonit.
Për këtë arsye, drejtuesit e klubit synojnë një projekt afatgjatë dhe të qëndrueshëm në Stamford Bridge, ndërsa Xabi Alonso po shihet gjithnjë e më shumë si figura ideale për ta udhëhequr epokën e re të Chelseat. /Telegrafi/




