Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. e-Albania njofton qytetarët: Ndërprerje 4-ditore e shërbimit, jemi në proces përditësimi dhe optimizimi
Aktualitet

e-Albania njofton qytetarët: Ndërprerje 4-ditore e shërbimit, jemi në proces përditësimi dhe optimizimi

• 12 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 11
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Për 4 ditët në vijim, e-Albania do të jetë përkohësisht jashtë funksionit në kuadër të përditësimit të portalit.

Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare, bëhet me dije se shërbimet nuk do të mund të aksesohen nga data 15 maj në orën 22:00 deri më 18 maj në orën 08:00.

“Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës teknologjike dhe rritjes së performancës së shërbimeve publike online, portali e-Albania do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi dhe optimizimi teknik. Për këtë arsye, portali do të jetë përkohësisht jashtë funksionit në periudhën: 15 Maj, ora 22:00 – 18 Maj, ora 08:00. Gjatë kësaj kohe, aksesi në shërbimet elektronike nuk do të jetë i mundur. Ju falënderojmë për mirëkuptimin”, thuhet në njoftim.

Read more:“Paguani gjobat tani”, Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: SMS nuk janë dërguar nga institucionet shtetërore

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 17:19

‘e-Albania’ jashtë funksionit, Bashkia e Tiranës zgjat afatin e aplikimit për kreditë e buta, Ristani garanton qytetarët: Askush nuk do të penalizohet

Bashkia e Tiranës ka vendosur të shtyjë afatin e aplikimeve për kreditë e buta, pas njoftimit se portali “e-Albania” do të jetë jashtë funksionit në datat 15-18 maj.

Vendimi u bë i ditur gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak nga kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, e cila deklaroi se afati i ri për aplikimet do të jetë data 22 maj, ndërsa fillimisht procesi ishte parashikuar të mbyllej më 19 maj.

Read more:Humbja e oreksit nuk është gjithmonë e padëmshme, kushtojini vëmendje këtyre simptomave

“Siç jeni në dijeni, Bashkia e Tiranës ka nisur procesin e aplikimit për kredi të buta për vitin 2026. Procesi ka nisur më 20 prilli dhe është parashikuar të zgjasë deri më 19 maj. Aplikimet kryhen online përmes portalit “e-Albania”. Deri më sot që flasim, janë kryer 2600 aplkime. Por, sipas një njoftimi të portalit “e-Albania” dhe sipas problematikave që ka pasur, të gjitha ditët që do të jenë të pamundura për funksionim që janë njoftuar nga data 15-18 maj, do të zëvendësohen dhe afati i ri për momentin është data 22 maj”, deklaroi Ristani.

Po ashtu Ristani nënvizoi se nëse do të ketë nevoja të tjëra për shtyrje të afatit do të adresohen, në mënyrë që asnjë qytetar të mos ngelet jashtë programit të kredive të buta, për probleme teknike.

Read more:“Rrënjë të thella, duke shikuar drejt së ardhmes", Juventusi zbulon fanellën e re për sezonin 2026/27

“Por nëse do të ketë nevoja të tjera për shtyrje të afatit do të adresohen. Kjo është për të thënë që asnjë qytetar që do përpiqet të bëhet pjesë e këtij programi nuk do të pengohet nga këto probleme teknike dhe do të kompensohen me kohën e përshtatshme për çdo ditë që E Albania nuk do të funksionojë”, theksoi Ristani

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #anuela ristani #bashkia tirane #e albania #E-albania #jetë #kredi #kredi të buta #Njoftim #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Arrestohet i moshuari piroman në Tiranë! Ndezi dy zjarre në dy ditë, dogji sipërfaqe të mëdha toke në Lundër e Shkozë (VIDEO)
  • Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, gjendet në një liqen në Zall Herr motori pa targa që përdorën dy autorët (FOTO)
  • Rama përballë Ramës: Kur s’ka drejtësi, populli do e gjejë rrugën e vet! Punësim, administratë transparente. Çfarë premtonte në opozitë, i harroi në pushtet (VIDEO)
  • BIRN: Qeveria po bëhet gati që të rikthejë bastet sportive online. Kritika për mungesë transparence
  • VIDEO- “Kur drejtësia s’bën drejtësi, populli do e gjejë rrugën e vetë! Punësim, administratë transparente”/ Rama përballë Ramës, çfarë premtonte në opozitë, premtimet që u harruan në pushtet
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revolta popullore! Aktivisti Arben Kola: Kjo betejë s’ka më kthim pas, do të vazhdojmë deri në shtator. Nuk ka pushime as për Diasporën! 28 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Anëtarët e grupeve kriminale sherr brenda Burgut të Fierit, plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim (VIDEO) 20 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Kavajë/ I riu tenton të vrasë me kallash 38-vjeçarin pas një sherri, vihet në pranga (VIDEO) 20 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Edi Rama ka dështuar, thirrja ‘Jepe dorëheqjen’ merr kuptim”/ Balliu: Shqipëria u zgjua dhe fjeti me lajme krimi, siguria publike është shndërruar në pasiguri kronike 12 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Në protestë deri në fund”/ Revolta e qytetarit: 13 vitet e fundit morëm dishezën me 200 km/orë. Mbyllëm aktivitetin, qeveri e korruptuar 10 lexime · 18 orë më parë
  6. 06
    Politikë Festa kthehet në protestë/ Të rinjtë në Lushnje mbushin sheshin me thirrjet: Rama, jepe dorëheqjen (VIDEO) 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “KAYO trafikon armë, do zbërthejmë aferat”, Berisha: Një Yfet tjetër është bërë gati, Rama do të ndajë qindra milionë euro nga tregtia e ilaçeve 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by