Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. ​Inflacioni në Kosovë arrin 7.5 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta
Aktualitet

​Inflacioni në Kosovë arrin 7.5 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

• 12 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) bënë të ditur se shkalla vjetore e inflacionit në muajin prill 2026 ka arritur në 7.5 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa inflacioni mujor ishte 1.1 për qind, transmeton KosovaPress.

Sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK), rritja më e madhe e çmimeve në baza vjetore është regjistruar te grupi i transportit me 16.1 për qind, pasuar nga strehimi, uji, energjia elektrike, gazi dhe lëndët tjera djegëse me 15.2 për qind.

Po ashtu, ngritje e çmimeve është vërejtur edhe te restorantet dhe shërbimet e akomodimit me 5.8 për qind, ushqimi dhe pijet joalkoolike me 5.6 për qind, si dhe pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët me 5.1 për qind.

Read more:Ndalohen shtatë persona të dyshuar për zjarrvënien në objektin fetar hebraik në Shkup, dy mbeten në paraburgim

ASK-ja njofton se çmimet janë rritur edhe në sektorët e shëndetësisë me 4.7 për qind, kujdesit personal dhe shërbimeve të ndryshme me 3.6 për qind, mobiljeve dhe pajisjeve shtëpiake me 3.1 për qind, rekreacionit, sportit dhe kulturës me 3.0 për qind, si dhe veshjeve dhe këpucëve me 2.3 për qind.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të ndikuara te grupet kryesore të COICOP-it: transport (16,1 %); strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (15,2 %); restorante dhe shërbime akomodimi (5,8 %); ushqim dhe pije joalkoolike (5,6 %); pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (5,1 %); shëndetësi (4,7 %); kujdes personal, mbrojtje sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme (3,6 %); mobile dhe pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje rutinore (3,1 %); rekreacion, sport dhe kulturë (3,0 %); dhe veshje dhe këpucë (2,3 %)”, thuhet në njoftimin e fundit të ASK-së.

Në anën tjetër, ulje e çmimeve është regjistruar në grupin e informacionit dhe komunikimit me 0.2 për qind dhe në sektorin e arsimit me 0.6 për qind.

Read more:ESHS-Maqedoni: Inflacioni në 5.7% në prill, brenda një viti çmimet e ushqimeve u rritën për 8%

Sa i përket ndryshimeve mujore, krahasuar me marsin 2026, ASK-ja bën të ditur se inflacioni prej 1.1 për qind është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve në transport me 4.9 për qind, pijet alkoolike dhe duhani me 1.2 për qind, rekreacioni dhe kultura me 0.4 për qind, si dhe mobiljet dhe pajisjet shtëpiake me 0.3 për qind.

Rritje më të lehtë të çmimeve pati edhe te ushqimi dhe pijet joalkoolike, si dhe te veshjet dhe këpucët me nga 0.1 për qind.

Read more:Reuters: Shqipëria “mburojë energjetike” në krizën globale – hidrocentralet mbajnë çmimet nën kontroll

Ndërkohë, rënie mujore e çmimeve është shënuar te grupi i kujdesit personal dhe shërbimeve të ndryshme me 0.2 për qind.

Ndërkohë, sipas ASK-së, inflacioni vjetor në mars 2026 ishte rritur mesatarisht 6.7%. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Agjencia e statistikave të kosovës #Ask #Duhani #energjia elektrike #Gazi #Inflacioni #kosove #Kultura #Produkte

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Po harrohet historia e një populli të masakruar”/ Neomalsorja kritika Ramës: Ndërsa shteti shqiptar flet për konsullatë, në Kosovë vazhdojnë të gjenden varre masive. Të dielën nisin protestat në Shkodër
  • Çmimi i karburantit vijon të rritet/ Berisha: Nafta u shitet fermerëve me 230 lekë/litri, jahtet e miliarderëve e marrin 50 lekë
  • “Konsullata serbe në Shkodër është kurth”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj-Ferit Hoxhës: Mos i shërbe padronit tënd! Kërko llogari për 1600 shqiptarët e zhdukur nga Serbia
  • Pikat kufitare Shqipëri-Kosovë, mbi 1 mln lëvizje në korrik! Marrëveshja mes vendeve lehtëson fluksin
  • Rritet inflacioni në Eurozonë/ Çmimet në 2,9%, shtohen pritshmëritë për rritjen e interesave
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Berisha: Do bëjmë gjithçka që Olsi Rama të hetohet nga drejtësia amerikane, nuk e votojmë ligjin e lojërave të fatit 19 lexime · 9 orë më parë
  2. 02
    Politikë Emërimi i ish-anëtares së Kryesisë së PD në qeveri/ Berisha: Korruptimi i opozitës është politikë kryesore e Ramës 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama duhet të tërhiqej, kërkohet qeveri tranzitore”/ Aulon Kalaja: Rezistenca e protestës heroike, Europa e ka mbështetur! “Besa” e Ramës? Si karamele propagandistike 15 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Duam dorëheqjen e Ramës dhe që kryeministri të ketë vetëm dy mandate gjatë jetës politike”/ Aktivistja: Jemi flamingo, por dimë të jemi edhe korba e sorra kundër korrupsionit 11 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, minatori 40-vjeçar mbetet i bllokuar, ende nuk dihet fati i tij 9 lexime · 5 orë më parë
  6. 06
    Politikë Denoncimi i Klevis Balliut: Skemë vjedhje te Ushtria e firmosur nga Balluku. Ja si Ron Yeffet, miku i Ramës dhe KAYO zhvatin miliona euro tendera (VIDEO) 8 lexime · 6 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Gjirokastër/ ’Cekja’ i Beratit dhe Baba Sheh Hormova përplasen me makinë, shpëtojnë pa lëndime 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by