Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. ‘Stuhi’ rreth Starmer, 81 deputetë i kërkojnë dorëheqjen! Kryeministri britanik refuzon largimin, ikën një ministre e kabinetit
Aktualitet

‘Stuhi’ rreth Starmer, 81 deputetë i kërkojnë dorëheqjen! Kryeministri britanik refuzon largimin, ikën një ministre e kabinetit

• 12 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Keir Starmer është rrethuar nga një presion i fortë për të lënë drejtimin e qeverisë laburistë në Britani pasi humbi zgjedhjet lokale javën e kaluar.

Por megjithë stuhinë rreth tij Starmer mblodhi kabinetin e tij qeveritar për të dhënë mesazhin se nuk do të largohet, një qëndrim që e dha që prej momenteve të para kur partia e tij u shpall si humbësja e zgjedhjeve të këtij fillim maji. Kryeministri i thotë kabinetit se do të vazhdojë qeverisjen përballë thirrjeve në rritje që ai të japë dorëheqjen.

“Unë marr përgjegjësinë për rezultatet zgjedhore dhe marr përgjegjësinë për të sjellë ndryshimin që kemi premtuar. 48 orët e fundit kanë qenë destabilizuese për qeverinë dhe kjo ka një kosto reale ekonomike për vendin tonë dhe për familjet. Partia Laburiste ka një proces për të sfiduar liderin dhe ai proces nuk është aktivizuar. Vendi pret që ne të vazhdojmë të qeverisim. Kjo është ajo që po bëj unë dhe ajo që duhet të bëjmë ne si kabinet”, tha Starmer.

Read more:Ndihmësit e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar japin dorëheqjen, ndërsa 60 deputetë laburistë i kërkojnë Starmer të largohet

Më herët një ministre e qeverisë së Starmer dha dorëheqjen, duke i thënë Keir Starmer se as ajo dhe as publiku nuk mendon se ai mund ta udhëheqë ndryshimin.

Miatta Fahnbulleh ishte ministre për decentralizimin, besimin dhe komunitetet. Ajo është ministrja e parë e qeverisë që largohet, duke i kërkuar kryeministrit të përcaktojë një afat kohor për largimin e tij, por edhe një ndër shumë zërat që po i bëjnë presion atij për të lënë drejtimin e partisë dhe qeverisë.

Read more:Ylli Pata: Pse Berisha kërkon 100 bashki?

Një numër i konsiderueshëm deputetësh laburistë i kanë kërkuar atij hapur të largohet. Numri i atyre deputetëve që kanë kërkuar Starmer të japë dorëheqjen, ose të përcaktojë një afat për largimin e tij, ka arritur tashmë në 81, rreth 20% e deputetëve të Partisë Laburiste.

BBC shkruan se Kryeministri po tregohet sfidues, duke i provokuar deputetët e tij që ta sfidojnë hapur dhe duke e bërë të qartë se nuk ka ndërmend të largohet.

Read more:Dyshohet se do të çonte reaktorë bërthamorë në Korenë e Veriut, si anija ruse u zhduk në mënyrë misterioze pranë brigjeve të Spanjës

Duket se ai ende gëzon mbështetjen e një pjese të anëtarëve të kabinetit. Teksa largoheshin nga Number 10, disa prej tyre shprehën publikisht mbështetjen për kryeministrin para gazetarëve të mbledhur jashtë.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Bbc #Britani e Madhe #Keir starmer #Miatta fahnbulleh #Para #partia laburiste #Zgjedhjet

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh
  • “Diaspora në shtëpi, pse ndalohen në kufi”, protestuesit thirrje të fuqishme para ambasadës të Malit të Zi
  • “140 deputetë, të gjithë analfabetë”/ Protestuesit ndalojnë para godinës së seancave plenare: Parlamenti i krimit
  • “Lironi njerëzit, duhet të na bashkohen në protestë”, aktivisti Kola: I keni ndaluar mërgimtarët në Mal të Zi, Ramën nuk po e merr gjumi
  • Protesta e 104-të! Aktivistja ironizon deputeten e PS, Iris Luarasin: Faleminderit që nuk na përfaqësoni!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlameni 11 lexime · 16 orë më parë
  2. 02
    Politikë Gjyqtarët kallëzuan penalisht Petrit Malajn, Rama: Shkresës i mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë! Pagat do rriten me vendim të Parlamentit 11 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama i zënë ngushtë”, Shpend Gashi: Tre muaj protestë rekord botëror. Tirana nesër do ziejë, qeveria të bjerë 10 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Një vilë në këmbim të tenderit”/ BIRN: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë! Pagoi qindra mijëra euro për pajisje luksi 9 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Pushteti është trembur, kryeministri në tension”, Poli Hoxha: Protesta është mrekulli, Rama në konflikt me drejtësinë 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlamenti 7 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- Nuk ndalet rezistenca! Kumbojnë thirrjet në Bulevard: Bashkohuni studentë, kombi na thërret! 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by