Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Durim Bami largohet nga Fushë-Kruja, transferohet në burgun e sigurisë së lartë në Peqin
Aktualitet

Durim Bami largohet nga Fushë-Kruja, transferohet në burgun e sigurisë së lartë në Peqin

• 13 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Durim Bami është transferuar sërish nga sistemi penitenciar, këtë herë nga burgu i Fushë-Krujës drejt burgut të sigurisë së lartë në Peqin.

Burime të gazetares Keti Banushi bëjnë me dije se transferimi është kryer gjatë ditës së sotme për arsye sigurie. Lëvizja vjen më pak se një muaj pasi Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pranoi kërkesën e Bamit për t’u transferuar nga burgu 313 në Tiranë drejt burgut të Fushë-Krujës.

Kërkesa ishte miratuar më 18 prill nga drejtori i ri i burgjeve, Adriatik Kupi, pas refuzimit të mëparshëm nga ish-drejtori Klevis Qose.

Read more:Artan Fuga: Puthja e Robertit!

Bami e kishte kërkuar zhvendosjen pas ekstradimit nga Dubai në fund të shkurtit, duke pretenduar se në burgun 313, por edhe në burgjet e Peqinit dhe Reçit, ndodheshin persona që paraqisnin rrezik për jetën e tij.

Sipas kërkesës së depozituar nga avokati i tij Ilir Murati, burgu i Fushë-Krujës konsiderohej alternativa më e përshtatshme. Në kërkesë përmendej edhe gjendja jo e mirë shëndetësore dhe stresi i vazhdueshëm që, sipas mbrojtjes, Bami përjetonte nga prania e personave të arrestuar për vrasje dhe përfshirje në grupe kriminale.

Ndërkohë, ditët e fundit burgjet në vend janë përfshirë në kontrolle të shumta në qeli, përfshirë edhe burgjet e sigurisë së zakonshme.

Read more:Komiteti Shqiptar i Helsinkit konstatoi shkeljet e të drejtave në trajtimin e tij, reagon Meta: Institucionet përgjegjëse të marrin masa!

Sipas burimeve të Report TV, kontrollet po kryhen në kuadër të një plani masash të Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për të goditur fenomenin e përdorimit të telefonave celularë dhe sendeve e ndaluara në qeli, si edhe për të bllokuar takimet speciale të disa të burgosurve VIP.

Bami është nën masën e sigurisë “Arrest në burg” me urdhër të Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për disa vepra penale, mes tyre “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Read more:Numër rekord i të burgosurve në Zvicër

Sipas SPAK, ai akuzohet se kishte kërkuar eliminimin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, ndërsa emri i tij është përmendur edhe në planet për vrasjen e Tori Xheçuka dhe Erigers Mihasi.

Po ashtu, sipas SPAK, Bami drejtonte një grup që kultivonte kanabis në zonën e Niklës dhe Bubqit, me ndihmën e ish-efektivit të RENEA-s Altin Morina dhe personave të tjerë.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Alternativa #Burg #Burgjet #burgu 313 #Burgu i Fushe Krujes #burgu i peqinit #durim bami #Gjykata #Kanabis

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Shkodër/ Vritet me armë zjarri brenda automjetit 40-vjeçari! Dyshime për hakmarrje, i vëllai në 2017-ën ekzekutoi Angjelin Shkambin për një borxh dhe çështje nderi
  • “Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 42-të kundër qeverisë, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
  • LIVE- “Poshtë patronazhistët”! Protesta kundër Ramës, shqiptarët vijojnë marshimin prej 42 ditësh: Nuk tërhiqemi! Rama në burg, Berisha në burg
  • LIVE- “Shqipëria kërkon revolucion”! Marshim kilometrik në ditën e 42 të protestave, jehon thirrja: Arrestoni Ramën
  • LIVE- “Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes…”/ Gent Progni në protestën kundër Ramës: Do të depozitojmë kallëzim në SPAK për fondin prej 4 milionë eurosh
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Pensionistët drejt kufirit të varfërisë ekstreme, Tabaku: Ramës i ka mbetur vetëm vetëviktimizimi dhe sajimi i armiqve, dështimi ekonomik s’fshihet me propagandë 17 lexime · 15 orë më parë
  2. 02
    Kronikë 22 pasuri të Gramoz Totos i kalojnë shtetit shqiptar, i dënuar me 18 vite burg nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni 17 lexime · 14 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Vrasja në Shkodër/ U grindën për celularin, Shtjefën Ziçi e qëlloi të shoqen për shkak të xhelozisë, nuk shfaq pendesë! Kamerat e sigurisë fiksojnë momentin para krimit 14 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Në kërkim për vrasje e plagosje nga Maqedonia e Veriut, arrestohen 2 të rinjtë në Durrës! Në pranga edhe një tjetër (EMRAT+VIDEO) 12 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Problem në Shqipëri është sistemi, duhet protestuar edhe për ndërkombëtarët”/ Lubonja: Rama përkrahet nga BE sepse siguron stabilitet. Krimi shqiptar i përhapur edhe në Holandë dhe Gjermani 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Me atlete në samitin e NATO-s, Shqipërisë i la turpin”, Berisha sulmon Ramën: 4 mln euro për Kanye West, fyerje për shqiptarët. Bashkojuni protestës sot! 9 lexime · 14 orë më parë
  7. 07
    Politikë “E votova tre herë Ramën, jam gati të pres dorën”/ Qytetarja: Punoj në administratë, rrezikoj shumë por e vrava frikën 9 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by