Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Franca izolon më shumë se 1,700 persona në një anije turistike pas dyshimeve për shpërthim të norovirusit
Aktualitet

Franca izolon më shumë se 1,700 persona në një anije turistike pas dyshimeve për shpërthim të norovirusit

• 13 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Autoritetet franceze kanë izoluar më shumë se 1,700 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit në një anije turistike të ankoruar në Bordeaux pas një shpërthimi të dyshuar të norovirusit, thanë zyrtarët.

Anija, Ambition, me pasagjerë, shumica e të cilëve shtetas britanikë ose irlandezë, mbërriti në Bordeaux të martën.

Rreth 50 persona kishin shfaqur simptoma të virusit, thanë zyrtarët francezë të shëndetësisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Një pasagjer 92-vjeçar vdiq në anije turistike të dielën.

Read more:A ekziston një vaksinë për hantavirusin?

Megjithatë, operatori, Ambassador Cruise Line, tha se mysafiri nuk raportoi ndonjë simptomë të sëmundjes gastrointestinale dhe shkaku i vdekjes ende nuk ishte përcaktuar, në pritje të raportit të plotë të një mjeku ligjor.

Ambassador konfirmoi se kishte 48 raste aktive të sëmundjes gastrointestinale midis pasagjerëve dhe një midis ekuipazhit në anije, e cila ishte në një udhëtim 14-netësh.

Ai gjithashtu tha se autoritetet bregdetare franceze kishin udhëzuar mysafirët dhe anëtarët e ekuipazhit të qëndronin në bord.

Read more:“Nuk ka shenja të shpërthimit të hantavirusit”/ Agjencia shëndetësore e OKB-së: Situata mund të ndryshojë

Anija u nis nga Belfasti të premten dhe nga Liverpooli të shtunën.

Një deklaratë nga kompania tha: “Ne dëshirojmë t’i sigurojmë mysafirët se ne e marrim çdo sëmundje në bordin e flotës sonë jashtëzakonisht seriozisht. Protokollet e përmirësuara të higjienës dhe parandalimit u zbatuan menjëherë në të gjithë anijen në përputhje me procedurat e përcaktuara të shëndetit publik pas raporteve fillestare të sëmundjeve”.

Autoritetet në Bordeaux kishin kërkuar që të kryenin një shqyrtim rutinë të gjendjes shëndetësore dhe të dhënave të anijes, tha Ambasador, duke shtuar se një ekip mjekësor specialist dhe “konsulentë sanitarë” ishin dërguar gjithashtu në anije.

Read more:Si mund të përhapen sëmundjet gjatë udhëtimeve në det?

Ndërsa ishin në bord, ekipi mjekësor specialist mblodhi mostrat ekzistuese për testime laboratorike në spitalin Universitar të Bordeaux, me rezultate që kërkonin të paktën gjashtë orë për t’u përpunuar.

“Ndërsa hetimi dhe testimi janë duke vazhduar, të gjithë mysafirët dhe ekuipazhi janë udhëzuar të qëndrojnë në bord nën drejtimin e autoriteteve lokale të bregut”, tha operatori. “Sapo të jepet leja, mysafirët do të lejohen të zbresin”. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Anija #Anija turistike #Anije #Anije turistike #Franca #Kompania #Liverpooli #Mediat #Norovirusi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Shqetësime për sigurinë, OpenAI pezullon modelin e ri të ChatGPT: Po mashtronte
  • WhatsApp teston “Restricted Chat”, çfarë duhet të dini për funksionin e ri
  • Starship hyn në orbitë për herë të parë, pavarësisht defektit të motorit dhe përfundon misionin me shpërthim në Paqësor
  • Incident i ri sigurie/ OpenAI nën hetim për agjentët e Inteligjencës Artificiale, anashkaluan filtrat e faqes së OKB-së
  • Apple gjobitet me 5.7 miliardë dollarë, përdori pa leje teknologjinë e një kompanie tjetër
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Buxheti 2027 arrin në 10 miliardë euro, dyfishim i bonusit të pensioneve dhe pagesë mujore për bebet 9 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Sociale Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO) 6 lexime · 20 orë më parë
  3. 03
    Sociale Nëna me foshnjën 3-muajshe nuk do të rikthehet më në burg, GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit! Avokati ‘shkel’ bojkotin (VIDEO) 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit 4 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë 3 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Editoriale Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide 3 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Teknologji Shqetësime për sigurinë, OpenAI pezullon modelin e ri të ChatGPT: Po mashtronte 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by