Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Me një listë të vetme, opozita serbe në Kosovë synon ndryshime politike
Aktualitet

Me një listë të vetme, opozita serbe në Kosovë synon ndryshime politike

• 13 Maj, 2026 • 9 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ndërsa skena politike në Kosovë po riorganizohet sërish para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, një pjesë e opozitës serbe është bashkuar, për të treguar se ekziston një “zë tjetër politik”, i pavarur nga politika zyrtare e Prishtinës dhe e Beogradit.

Gjashtë subjekte politike serbe do të përpiqen më 7 qershor që, me një listë të përbashkët të quajtur “Bashkë fitojmë”, të hyjnë në Kuvendin e Kosovës, ku komuniteti serb i ka dhjetë ulëse të rezervuara.

Në zgjedhjet e fundit, më 28 dhjetor, Lista Serbe fitoi nëntë mandate, ndërsa një mandat e mori Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit.

Lista Serbe, që nga themelimi i saj, vepron me mbështetjen e Beogradit zyrtar, ndërsa Rashiç shihet si partner i Qeverisë së Kosovës, me në krye Albin Kurtin, në të cilën për dy mandate ka qenë ministër për Komunitete dhe Kthim.

Tani, partitë e tjera serbe: Lëvizja Popullore Serbe, Aleanca e Kosovës, Fytyra e Re dhe Demokracia Serbe, si dhe iniciativat qytetare Veriu për të Gjithë dhe Rrënjët, thonë se duan t’u ofrojnë pjesëtarëve të komunitetit serb një “perceptim tjetër të rrethanave politike” dhe të jenë “zëri i tyre autentik”.

Zoran Saviç, nga organizata joqeveritare “Aktiv” në Mitrovicë të Veriut, vlerëson se opozita serbe në Kosovë e ka kuptuar se vetëm e bashkuar mund të arrijë një rezultat më serioz politik dhe të bëhet faktor më i rëndësishëm në skenën politike.

“Në radhë të parë, bashkimi i opozitës serbe krijon hapësirë për ndryshime politike, sepse, pas më shumë se një dekade politikash që nuk kanë dhënë rezultate, mes qytetarëve me të cilët takohem çdo ditë, ka pakënaqësi”, thotë Saviç për Radion Evropa e Lirë.

Read more:Përjashtohet nga lista e LDK-së, reagon Xhavit Ukaj

Për ish-deputeten e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviç, bashkimi i një pjese të opozitës serbe në Kosovë është “fillimi i një ekzistence të qëndrueshme të komunitetit serb”.

Ajo beson se ata do të arrijnë t’i mbrojnë “nevojat reale të serbëve, duke respektuar realitetin – bashkëjetesën mes serbëve dhe shqiptarëve”.

“Ata, në këtë moment, e kanë në masë të madhe mbështetjen e popullsisë së vetëdijshme serbe – me çfarë kam parasysh ata që e kanë kuptuar se Beogradi po manipulon me ta dhe nuk ofron asnjë projekt për krijimin e kushteve më të mira për mbijetesën e tyre”, thotë Trajkoviq për Radion Evropa e Lirë.

Vuçkoviç: Ka nevojë për ndryshime

Ivan Vuçkoviç, asamblist në Kuvendin e Komunës së Leposaviqit nga nisma qytetare Rrënjët, thotë për Radion Evropa e Lirë se nevojat e përditshme dhe problemet me të cilat përballen bashkëkombësit e tij, kanë qenë kyç për bashkimin e një pjese të opozitës serbe.

“Do të kujdesemi për njeriun. Për ne është e rëndësishme që qytetari i thjeshtë të ndiejë se ka një lloj mbrojtjeje. Si një forcë e re, mendoj se mund të jemi edhe peshore vendimtare, kur bëhet fjalë për disa vendime të ardhshme të rëndësishme”, thotë ai.

Ai shpjegon se lista “Bashkë fitojmë” përbëhet nga aktorë politikë nga veriu dhe jugu i Kosovës. Sipas tij, kjo marrëveshje për dalje të përbashkët në zgjedhje ka kërkuar kompromis nga të gjitha palët.

Read more:Lista Serbe dorëzon listën për deputetë, kandidate edhe ish-drejtoresha e OJQ-së Radosavleviq

“Ka nevojë për ndryshime. Bashkimi sjell shpresë për ndryshime, mënyra tjera veprimi dhe mundësi për realizimin e ideve të reja. Prandaj, kemi vendosur t’i bashkojmë të gjithë aktorët relevantë opozitarë”, thotë Vuçkoviç.

Ai shton se shumica e subjekteve politike tashmë kanë asamblistë në komunat me shumicë serbe dhe se qytetarët janë të njohur me punën e tyre në nivel lokal.

“Njerëzit kanë pasur mundësi të shohin se si punojmë dhe për çfarë angazhohemi. Me këto ide të reja duam të marrim pjesë edhe në zgjidhjen e problemeve në nivel qendror. Mendoj se si ide e re politike, kemi shanse të mëdha që të jemi – nëse jo faktor vendimtar – një forcë që do të tërheqë një numër të madh njerëzish dhe do të dërgojë mesazhin se asgjë më nuk do të jetë njësoj në skenën politike të Kosovës”, thotë Vuçkoviç.

Ai shpreh edhe bindjen e tij personale se opozita e bashkuar serbe nuk i përshtatet as Prishtinës e as Beogradit, “sepse ajo që na bën ndryshe, është se nuk jemi të parashikueshëm”.

“Opozita serbe po piqet politikisht”

Saviç, nga organizata joqeveritare “Aktiv”, thotë se me bashkimin e opozitës serbe, mund të shihet një nivel i caktuar i pjekurisë politike, si dhe një përpjekje për t’u ofruar qytetarëve një “alternativë shumë të nevojshme”.

“Ndoshta edhe më e rëndësishme është se një hap i tillë mund të krijojë përshtypjen e një serioziteti më të madh politik te qytetarët, sepse tregon gatishmërinë e aktorëve të ndryshëm që, pavarësisht dallimeve të caktuara, të bashkohen rreth një ideje të përbashkët dhe të përpiqen të ofrojnë një alternativë ndaj politikave ekzistuese”, thotë Saviq.

Ai thekson se suksesi i opozitës në zgjedhjet e ardhshme do të varet edhe nga “aftësia e saj për të ofruar program serioz dhe për t’u aktivizuar në terren”.

Read more:Lehonia si e drejtë, jo si pengesë në politikë

Megjithatë, ai nuk është i sigurt se lista “Bashkë fitojmë” mund të rrezikojë seriozisht dominimin e Listës Serbe apo të Rashiçit, pasi “të dyja opsionet politike kanë mbështetje të rëndësishme, institucionale dhe financiare – njëra nga Beogradi, tjetra nga Prishtina”.

Nga shkurti i vitit të kaluar, në Kosovë janë mbajtur dy cikle zgjedhore për Kuvendin e Kosovës, si dhe dy runde të zgjedhjeve lokale, ndërsa gjatë fushatave ka pasur akuza për përdorim të burimeve shtetërore të Kosovës dhe Serbisë për “blerje votash”.

Ndaj Listës Serbe janë ngritur kryesisht akuza për “blerje” votash përmes konkurseve për vende pune në shëndetësi dhe ndihmës financiare për të papunët nga buxheti i Serbisë, ndërsa Rashiç është akuzuar se votat “e sigurta” i merr përmes shpërndarjes së pajisjeve shtëpiake, materialeve ndërtimore dhe subvencioneve bujqësore nga Qeveria e Kosovës.

Trajkoviç: Opozita serbe ka “një shans historik”

Trajkoviç, politikane nga Kosova që aktualisht jeton në Beograd, vlerëson për Radion Evropa e Lirë se opozita serbe në Kosovë ka një “shans historik” për të ndërtuar një projekt që nënkupton adresimin e problemeve reale të pjesëtarëve të komunitetit serb, si dhe ndërtimin e një komunikimi të mirë me shumicën shqiptare.

“Pa të drejtat e serbëve nuk ka stabilitet në Kosovë, por as pa mbështetjen aktive të bashkësisë ndërkombëtare. Është e rëndësishme që të kenë edhe një organ këshillues, por ata kanë ide të mira dhe të shëndosha. Koha për veprimin e opozitës është e duhur, sepse populli është i vetëdijshëm se është lënë pas nga Beogradi. Po ashtu, është i vetëdijshëm se Kurti nuk është adresë që u ofron perspektivë për mbijetesë”, thotë ajo.

Read more:Si Evropa po nxiton për të ndërtuar armët me kosto të ulët?

Pikërisht politika e Listës Serbe dhe e Rashiqit, sipas Trajkoviçit, i jep listës “Bashkë fitojmë” perspektiva të mira për sukses.

Në këtë kontekst, ajo thekson se Lista Serbe me ish-nënkryetarin e saj, Millan Radoiçiç, ka “ngarkuar hipoteka” mbi komunitetin serb, në kuptimin e “kriminalizimit, komprometimit të mbijetesës dhe qëndrueshmërisë”.

Sipas saj, një numër i madh banorësh është larguar nga Kosova pas sulmit në Banjskë në vitin 2023.

Për këtë sulm, ku është vrarë një polic i Kosovës, përgjegjësinë e ka marrë nënkryetari i atëhershëm i Listës Serbe, Millan Radoiçiç.

Kjo parti nuk është distancuar prej tij as pas sulmit.

Trajkoviç thekson, gjithashtu, se politika e Rashiqit nuk ofron një mbijetesë të qëndrueshme për komunitetin serb në Kosovë, pasi ai nuk ka arritur t’i rezistojë politikës “jo të mirëseardhur” të Kurtit, por ka mbështetur shumë nga veprimet e tij.

Read more:Gjyqi në GJKKO/ Ndahet dosja ‘Meta’, gjykim i shkurtuar për Fatime Kryemadhin, Çokun dhe Xhixhon! Ish-presidenti në kafaz: S’mbaj përgjegjësi për veprimet e ish-gruas

Qeveria e drejtuar nga Kurti, në dy-tre vjetët e fundit, ka mbyllur pothuajse të gjitha institucionet serbe në Kosovë, duke i konsideruar ato paralele dhe ilegale, ka hequr nga përdorimi targat serbe të makinave dhe dinarin serb, si dhe ka vepruar për të forcuar pushtetin në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Pjesëtarët e komunitetit serb i kanë cilësuar këto masa si “diskriminuese”.

Saviç mendon se për gjendjen aktuale më të vështirë të komunitetit serb në Kosovë, përgjegjës janë aktorët politikë të Listës Serbe, pasi, siç thotë, ata kanë pasur kontroll pothuajse të plotë mbi përfaqësimin politik të serbëve dhe institucionet brenda sistemit kosovar.

“Megjithatë, kjo politikë ka pasur legjitimitet demokratik dhe mbështetje nga shumica e votuesve, prandaj zgjedhjet e ardhshme do të tregojnë nëse qytetarët vërtet duan ndryshime apo do të vazhdojnë të mbështesin politikën e deritanishme”, thotë ai.

Prej se është themeluar në vitin 2013, Lista Serbe i ka fituar bindshëm zgjedhjet lokale dhe parlamentare në Kosovë – me mbi 90 për qind të votave të pjesëmarrësve.

Për herë të parë, ajo ka humbur një mandat deputeti në zgjedhjet e shkurtit 2025 dhe nuk është pjesë e Qeverisë që nga largimi nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit 2022./REL

Lexo edhe
Aktualitet

E rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, përplaset për vdekje një 7-vjeçar/ Po kalonte rrugën për në shkollë, i shpëtoi nga duart nënës

Aktualitet

“Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale

Tags: #7 qershor #Banjskë #Blerje #Buxheti #Demokracia #Evropa #kosove #Lista serbe #Zgjedhjet Parlamentare në Kosovë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • E rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, përplaset për vdekje një 7-vjeçar/ Po kalonte rrugën për në shkollë, i shpëtoi nga duart nënës
  • “Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale
  • Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market
  • Sherr mes të moshuarve në Kombinat, plagoset më thikë njëri prej tyre, arrestohet autori
  • Shpërthim me tritol në Kinostudio, detajet e para
Nga të njëjtat tag-e
  • Exclusive/ “Unë mendova se e godita”, Tase tregon si dështoi atentati ndaj biznesmenit, sherri me shokun: Ç’a faji ka ai që na dha punën që të…
  • Cikloni i nxehtë nga Afrika godet Europën Perëndimore, preket edhe Ballkani/ Temperatura deri në 38 gradë Celsius, paralajmërime për rekorde historike në muajin maj
  • Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë dhe vendeve të rajonit, kancelari gjerman letër BE-së: Zgjidhje inovative dhe status vëzhguesi për kandidatët
  • SHBA zhvendos aeroplanmbajtësen Nimitz drejt Karaibeve, Kuba mund të ketë fatin e Venezuelës
  • Iu përfundon mandati si anëtarë të Kolegjit të Posaçëm/ KLGJ njofton vakancat për gjyqtarët e vettingut, pritet të emërohen në Apel
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Emri/ Aksident fatal në Greqi, humb jetën 55-vjeçari shqiptar, përplaset nga kamioni 6 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon” 6 lexime · 3 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market 4 lexime · 18 minuta më parë
  4. 04
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Ekskluzive/ Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA 3 lexime · 13 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Emri/ Dyshohet se i vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim 3 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet Lufta kundër krimit, kreu i SPAK takim ndërkombëtar në Itali: Duhet qasjeje hetimore që synon të kuptojë të gjithë zinxhirin e grupeve 3 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

E rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, përplaset për vdekje një 7-vjeçar/ Po kalonte rrugën për në shkollë, i shpëtoi nga duart nënës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mengel të Elbasanit. Një fëmijë 7 vjeç…

• 18 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

“Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar zyrtarisht pas sulmit të fundit rus me dronë dhe…

• 18 minuta më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në Kinostudio këtë të hënë në maketin e në pronësi të personit me…

• 18 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by