Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit/ PD synon t’i vë fre përjashtimeve: ‘Etika’ me anëtarë të barabartë! Seancat jo më pas orës 22:00
Aktualitet

Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit/ PD synon t’i vë fre përjashtimeve: ‘Etika’ me anëtarë të barabartë! Seancat jo më pas orës 22:00

• 13 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Me amendamentet e propozuara për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, Partia Demokratike synon t’i vërë fre përjashtimeve nga seancat plenare. Në draftin e siguruar nga Report Tv, PD kërkon ndryshimin e përbërjes së sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, i cili aktualisht përbëhet nga 5 anëtarë, 3 PS dhe 2 PD. Grupi parlamentar i PD-së, propozon që sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën të përbëhet nga një sekretar dhe pesë anëtarë, në raporte të barabarta ndërmjet shumicës dhe pakicës parlamentare. Sipas tyre,etika dhe rregulli në veprimtarinë e Kuvendit duhet të ushtrohet në mënyrë të përbashkët, ose në të kundërt ky sekretariat ashtu si edhe masat disiplinore mund të përdoren si një instrument politik në duart e mazhorancës.

“Për çështjet që trajton ky Sekretariat duhet të ketë përpjekje të sinqerta ndërmjet palëve për të gjetur konsensus, përfshirë edhe sanksionimin e sjelljeve që shkelin rregullat disiplinore. Etika dhe rregulli në veprimtarinë e Kuvendit është përgjegjësi e përbashkët dhe si e tillë duhet të ushtrohet në mënyrë të përbashkët. Në të kundërt, kjo strukturë, ashtu si edhe masat disiplinore mund të përdoren si një instrument politik në duart e mazhorancës për të abuzuar me pozitën e saj dominuese, cka është е papranueshme referuar vendimeve nr. 48/2024 dhe nr. 18/2026 të Gjykatës Kushtetuese, jurisprudencës së sistemit gjyqësor shqiptar, si dhe vendimit Karacsony kundër Hungarisë të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thuhet në relacionin e PD.

Po ashtu, PD propozon që në rast se deputetët kanë ankimuar vendimet e sekretariatit të Etikës apo të drejtuesit të seancës plenare, efekti i vendimit pezullohet derisa të shprehet Byroja e Kuvendit.

Read more:Spahiu: Demokratët e braktisën sot Berishën, më pak protestues se policë

“Me paraqitjen e ankimit, urdhri i drejtuesit të seancës plenare/komisionit dhe/ose vendimi i Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën pezullohet deri në dhënien e vendimit nga Byroja e Kuvendit”, thuhet në propozimin e PD.

PD kërkon t’i japë fund edhe seancave që zgjasin deri në orën e para të mëngjesit. Ata propozojnë që “në rast të zgjatjes së seancës plenare përtej orës 22:00, me kërkesë të kryetarit të një grupi parlamentar, seanca plenare ndërpritet dhe rifillon ditën pasaardhëse në ora 10:00”.

Read more:KQZ: 22 parti njoftuan për pjesëmarrje në zgjedhje, 8 për mospjesëmarrje

Në draft, PD propozon që kryesimi i grupeve të miqësisë, përcaktohet nga Kryetari i Kuvendit në këshillim me kryetarët e grupeve parlamentare, duke mbajtur parasysh përfaqësimin politik sipas përpjesëtimit që zënë në Kuvend.

Po ashtu, PD propozon që grupeve parlamentare t’i vihet në dispozicion staf politik mbështetës.

Read more:Yuri, i vëllai i Lara Colturit i cili pretendon të bëhet ‘Sinner-i shqiptar’: Në Tiranë fitova shumë eksperiencë

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

Lajmi në përditësim….

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #kuvend #Para #Partia Demokratike #PD #report tv #Rregullorja e re e Kuvendit #shqiptar #Vendimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Në pranga jo vetë Agasi”/ Protesta e 89, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut!
  • Protestuesi para Kryeministrisë: Të arrestojnë Edi Ramën, t’i fusim të gjithë në burg! Kanë bërë krime me shqiptarët
  • Mbytet në liqenin e Komanit 20-vjeçari nga Kosova
  • 18 vatra zjarri në vend, 5 mbeten ende aktive! Ministria: Situata më problematike në Bulqizë, nuk ka rrezik për zonat e banuara! Përmirësohet gjendja në Dajt
  • “SPAK të bëjë punën e vet për “Ballukun””/ Andi Tepelena: Të nisë hetimi për “Albanian Files”, akte korruptive me pronat në bregdet
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 32 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 15 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 15 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 15 lexime · 16 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë 12 lexime · 14 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Erald Kapri bën denoncimin e fortë: Jam kërcënuar nga zyrtari i PS, por s’na mbyllin dot gojën! 11 lexime · 12 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by