Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Privatizimi i banesave shtetërore, pritet të përfitojnë mbi 2 mijë familje, përcaktohen ndryshimet e reja
Ekonomi

Privatizimi i banesave shtetërore, pritet të përfitojnë mbi 2 mijë familje, përcaktohen ndryshimet e reja

• 13 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Mbi 2 mijë familje në rang vendi pritet të përfitojnë nga privatizimi i banesave shtetërore.

Me ndryshimet e reja të miratuara nga qeveria janë zgjeruar dhe kategoritë përfituese, lehtësuar dokumentacionet si dhe për të përshpejtuar mbylljen e dosjeve të vjetra edhe për të zgjidhur rastet që kanë mbetur pezull prej vitesh.

Një nga ndryshimet kryesore lidhet me mënyrën e llogaritjes së sipërfaqes “mbi normë”. Deri tani, sipërfaqja shtesë mbi normat e strehimit paguhej me çmimin e tregut, ndërsa me vendimin e ri ajo do të llogaritet mbi bazën e “kostos aktuale të ndërtimit”. Në praktikë kjo pritet të ulë ndjeshëm faturën për familjet që disponojnë apartamente më të mëdha se norma e përcaktuar.

Read more:Trumpi duhet ta refuzojë kërkesën e rreme të Kinës për respekt të ndërsjellë

Vendimi i ri synon të zgjidhë edhe problemet me banesat që nuk kanë dokumentacion të plotë pronësie. Bashkitë do të mund të nisin procedurat e privatizimit edhe në rastet kur mungon informacioni mbi titullin e pronësisë. Në këto raste, Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të përditësojë statusin juridik të pasurisë si “pronë shtet”, duke hapur rrugën për kalimin e saj në privatizim.

Ky mekanizëm pritet të zhbllokojë qindra raste që kanë mbetur pezull për vite për shkak të mungesës së dokumenteve të pronësisë.

Read more:Kriza e naftës, SHBA “prek” rezervat strategjike, hidhen në treg 53 milionë fuçi

Vendimi i qeverisë parashikon edhe kosto të reja operative. Për banesat që privatizohen nga Enti Kombëtar i Banesave, qytetarët do të paguajnë 4 për qind të vlerës së privatizimit si shpenzim operacional për EKB-në. Po ashtu, përfituesit duhet të paguajnë paraprakisht si shpenzimet administrative ashtu edhe ato operacionale para nënshkrimit të kontratës.

Vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave krijon mundësinë që familjet të kryejnë procedurat pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për të finalizuar privatizimin e apartamenteve të tyre.

Lexo edhe
Ekonomi

Kreditë për fermerët me pikëpyetje, ekspertët skeptikë për programin “dyfisho sipërmarrjen”, bankat kërkojnë garanci

Ekonomi

Bileta e autobusit 70 lekë dhe pagesa me POS-s? Implementimi i sistemeve, Shoqata e Transportit kërkon sqarim nga shteti

Tags: #apartamente #Familje #Para #qeveria #Shpenzimet #Vendimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kreditë për fermerët me pikëpyetje, ekspertët skeptikë për programin “dyfisho sipërmarrjen”, bankat kërkojnë garanci
  • Bileta e autobusit 70 lekë dhe pagesa me POS-s? Implementimi i sistemeve, Shoqata e Transportit kërkon sqarim nga shteti
  • Ajdini, CEO i iute Albania: Sigurimi i makinës është dixhital, me këste dhe 0% interes
  • Ulen pritshmëritë për rritjen, Komisioni Europian: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet
  • Hapen aplikimet për subvencione, mbi 5 mijë fermerë aplikojnë për Skemën Kombëtare, ende pa datë për IPARD III
Nga të njëjtat tag-e
  • Tronditëse në Francë, mbi 100 akuza për abuzim ndaj fëmijëve në çerdhe dhe shkolla fillore në Paris
  • Bileta e autobusit 70 lekë dhe pagesa me POS-s? Implementimi i sistemeve, Shoqata e Transportit kërkon sqarim nga shteti
  • “Krijohet panik, dolëm jashtë”/ Sulm rus në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Ukrainë, Filo për “Shqipëria Live”: Pashë vdekjen me sy, ata godasin civilë
  • Hapen aplikimet për subvencione, mbi 5 mijë fermerë aplikojnë për Skemën Kombëtare, ende pa datë për IPARD III
  • I merrnin shqiptarë me faqeve dhe sms-ve të falsifikuara të Postës Shqiptare, arrestohet 22-vjeçari francez, shpallet në kërkim një shtetas gjerman
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon” 6 lexime · 16 orë më parë
  2. 02
    Aktualitet Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market 5 lexime · 13 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi Hapen aplikimet për subvencione, mbi 5 mijë fermerë aplikojnë për Skemën Kombëtare, ende pa datë për IPARD III 4 lexime · 8 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Aksident në Vaqarr/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin, të përfshirë një grua shtatzënë dhe gjashtë fëmijë 4 lexime · 3 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet E rëndë në Durrës, dy persona i japin fund jetës 4 lexime · 10 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet I merrnin para qytetarëve shqiptarë përmes faqeve dhe sms-ve të falsifikuara të Postës Shqiptare, arrestohet një 22-vjeçar francez, shpallet në kërkim një shtetas gjerman 3 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Kreditë për fermerët me pikëpyetje, ekspertët skeptikë për programin “dyfisho sipërmarrjen”, bankat kërkojnë garanci

Mundësia e qeverisë për të ndihmuar bizneset nëpërmjet programit “Dyfisho Sipërmarrjen tënde” shihet me dyshim nga ekspertët e…

• 5 orë më parë • 1 min lexim
Ekonomi

Bileta e autobusit 70 lekë dhe pagesa me POS-s? Implementimi i sistemeve, Shoqata e Transportit kërkon sqarim nga shteti

Nëse të gjithë operatorët e transportit publik implementojnë sistemet POS-POI për pagesat, bileta për qytetarët nuk do të…

• 6 orë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Ajdini, CEO i iute Albania: Sigurimi i makinës është dixhital, me këste dhe 0% interes

Ajdini, CEO i iute Albania flet mbi konceptin e fintech dhe të financave dixhitale, duke u ndalur te…

• 6 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by