
PGMOL ka publikuar audion dhe transkriptin e plotë nga momentet dramatike të fundit të fitores 1:0 të Arsenalit ndaj West Hamit, duke ndezur një valë të re debatesh për qëndrueshmërinë dhe konsistencën e VAR-it.
Pamjet zbulojnë një shkëmbim të tensionuar mes gjyqtarit kryesor Chris Kavanagh, VAR-it Darren England dhe asistentit të VAR-it (AVAR) Akil Howson, lidhur me golin e barazimit në minutën e 95-të të shënuar nga Callum Wilson, i cili u anulua.
Teksa zyrtarët e rishikuan golin në monitor, audioja tregon se AVAR Akil Howson ngriti disa herë shqetësime për veprimet e Leandro Trossard ndaj lojtarit të West Hamit, Pablo Fornals.
Ndërsa ekipi i VAR-it fillimisht ishte i fokusuar te pretendimi se Pablo Fornals po ia mbante krahun portierit David Raya, Howson vuri në dukje një faull të mundshëm më herët ose paralelisht nga Trossard.
Read more:Leao kërkohet në Angli, dy gjigantë të tjerë rivalizojnë Manchester Unitedin

“E ke Declan Rice dhe e ke edhe [Leandro] Trossard”, tha Howson gjatë rishikimit të aksionit.
Gjyqtari Chris Kavanagh iu përgjigj: “Nuk e di çfarë po përpiqesh të më tregosh, ma jep një të dhënë”.
VAR: Dhe nëse do, mund të konsiderosh edhe veprimet e Declan Rice ndaj Mavropanos në prapavijë. Por faulli ndaj portierit ndodh më herët.
Read more:Tottenhami nuk ia del ndaj Leeds, vazhdon të mbetet nën ethe për mbijetesë
Gjyqtari: Para tij, pra… Pas rishikimit, West Ham numri…
VAR: 19.
Gjyqtari: 19. Faull. Ma konfirmo edhe një herë numrin, të lutem.
Gjyqtari: Pas rishikimit, lojtari i West Hamit me numrin 19 kryen faull ndaj portierit. Vendimi përfundimtar është goditje e lirë./Telegrafi/





