Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Trepça shton epërsinë ndaj Bashkimit
Aktualitet

Trepça shton epërsinë ndaj Bashkimit

• 13 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Trepça dhe Bashkimi shfaqën basketboll të nivelit të lartë edhe në duelin e dytë të finales, ndërsa rezultati e dëshmon më së miri këtë. Trepça fitoi 93:83 para tifozëve të vet të zjarrtë, që ishin në numër të madh në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Mbi 3000 tifozë ishin të pranishëm në këtë ballafaqim.

Me këtë fitore, Trepça tani ka epërsi 2-0 në serinë finale të play-offit, ndërsa ndeshjet tash bartën në Prizren, respektivisht në palestrën “Sezai Surroi”.

Ndeshja e parë e finales ishte mbyllur me rezultatin 94:79, ndërsa dueli i tretë luhet të dielën nga ora 19:30.

Trepça e fitoi çerekun e parë 23:20. Me nisjen e periudhës së dytë, Bashkimi u kthye në lojë dhe kaloi edhe në epërsi 27:23.

Read more:“Krenari ta drejtoja Kombëtaren”, Fidan Shatri flet për punën me grupmoshat U18 dhe U20 të Kosovës

Tre minuta para përfundimit të pjesës së parë, rezultati ishte 39:38. Prej atij momenti nisi shkëputja e Trepçës, e cila shkoi në pushim me 13 pikë epërsi, 53:40.

Bashkimi, i udhëhequr nga trajneri malazez Igor Jovoviq, e ngushtoi sërish diferencën në tri pikë, 57:54, në periudhën e tretë.

Por deri në fund të kësaj periudhe, ekipi i trajnerit Adis Beqiragiq aplikoi lojë të fortë në mbrojtje dhe sulm efikas, duke hyrë në çerekun e fundit me rezultatin 70:62.

Read more:Ekipi i filmit "Fast and Furios" pozoi para shfaqjes në Festivalin e Filmit në Kanë, vajza e Paul Walker iu bashkua atyre

E niveluar ishte edhe periudha e fundit. Një minutë para përfundimit të ndeshjes, rezultati ishte 88:83.

Por deri në fund, Bashkimi nuk shënoi më asnjë pikë, duke dështuar në tentimet që pati, ndërsa Kenneth Hasbrouck dhe Akili Vining realizuan pikët që vulosën fitoren e Trepçës.

Vining i kishte statistikat më të mira te Trepça me 26 pikë, tri kërcime dhe një asistim, ndërsa Hasbrouck shënoi 18 pikë, katër kërcime dhe tri asistime.

Read more:“Trepça nuk zhvillohet pa investime dhe me borxhe milionëshe”, Sindikata kërkon kushte për minatorët

Te Bashkimi u dallua sërish Shannon Shorter me 20 pikë, dy kërcime dhe një asistim, por në fazën përfundimtare të ndeshjes pësoi lëndim dhe u largua nga parketi. Jalen Riley shënoi 22 pikë, por pati shumë gjuajtje të pasakta.

Për të mbetur në garë për titullin e dytë në histori, Bashkimi duhet t’i fitojë dy ndeshjet e radhës në shtëpi. Titullin e vetëm, Bashkimi e fitoi në vitin 2018.

Ndërkohë, Trepça është shtatë herë kampione e Kosovës dhe ka qenë dominuese në vitet e fundit në basketbollin kosovar. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #basketboll #Kb bashkimi #Kb trepça #Mitrovicë #Para #Prizren #Sulm #Superliga e kosovës në basketboll #Telegrafi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Poshtë patronazhistët!”/ Protestuesit të vendosur në kauzën e tyre! Ndalen pranë “Air Albania”: Ju erdhi fundi
  • “Të krijohet sindikata e pensionistëve”, qytetari para Kryeministrisë: Mos u kënaqni me lëmoshë, dilni në shesh!
  • Nuk ndalet revolta! Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion!
  • 103 ditë revoltë! Nis protesta e qytetarëve para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen
  • “Bashkisë së Tiranës iu pre koka”/ Rama për Veliajn në burg: Eksperiment i padëgjuar në BE, dëme kolosale për kryeqytetin (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Plagosi dy persona në Laprakë, shpallet në kërkim autori 14 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Arrestoni Ramën!”/ 103 ditë revoltë, gazeta amerikane: Protestat kundër qeverisë kanë tronditur Shqipërinë 12 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Gjyqtarët kallëzuan penalisht Petrit Malajn, Rama: Shkresës i mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë! Pagat do rriten me vendim të Parlamentit 11 lexime · 17 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Protestuesit të ndarë! Një grup bllokoi rrugët e Tiranës, rrethoi dhe sulmoi një makinë! Rama replikon sërish me ‘Demokratët Evropianë’: Kjo është dhunë (VIDEO) 7 lexime · 24 orë më parë
  5. 05
    Politikë Skandali i trafikut ndërkombëtar të armëve/ Muçollari: Ky është biznesi i Ramës dhe Yeffet, do apelojmë tek partnerët që të angazhohen në zbardhjen e aferës 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- Nuk ndalet rezistenca! Kumbojnë thirrjet në Bulevard: Bashkohuni studentë, kombi na thërret! 6 lexime · 10 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Të bllokojmë gjithë institucionet!”/ Mërgata shqiptare në shesh më 12 shtator, aktivisti Daci: Nisemi nesër për Tiranë, të bashkohemi gjithë shqiptarët! 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by