Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Amerika heq kufizimin e depozitës prej 15 mijë eurove për tifozët në Botërorë, por dy vende ende kanë ndalesë
Aktualitet

Amerika heq kufizimin e depozitës prej 15 mijë eurove për tifozët në Botërorë, por dy vende ende kanë ndalesë

• 14 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se tifozët nga 50 vende do të përjashtohen nga detyrimi për të paguar një depozitë vize prej 15,000 dollarësh, nëse udhëtojnë në SHBA për Kupën e Botës me bileta të vlefshme ndeshjeje.

Pesë nga këto vende, Algjeria, Kepi i Gjelbër, Bregu i Fildishtë, Senegali dhe Tunizia – u kualifikuan për kampionatin, i cili do të organizohet bashkërisht nga SHBA-të, Kanadaja dhe Meksika nga 11 qershori.

“Ne po i përjashtojmë tifozët e kualifikuar që kanë blerë bileta për Kupën e Botës nga kërkesat për vizë”, tha Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Konsullore Mora Namdar.

Read more:Ushtarakët shqiptarë triumfojnë në SHBA, fitojnë garën ‘Best Warrior’ të Gardës Kombëtare të Nju Xhersit

Detyrimi për depozitë i futur vitin e kaluar ishte pjesë e një programi pilot brenda shtrëngimit më të gjerë të imigracionit, me qëllim uljen e zgjatjes së vizave. Depozita do të kthehej në fund të qëndrimit. Lojtarët dhe trajnerët tashmë janë përjashtuar, por tifozët e zakonshëm nuk e kanë pasur këtë përfitim deri më tani, shkruan BBC.

FIFA e mirëpriti vendimin, duke deklaruar se ai tregon bashkëpunim të vazhdueshëm me Shtëpinë e Bardhë për të organizuar një ngjarje globale të suksesshme, rekordthyese dhe të paharrueshme.

Read more:Netanyahu zhvilloi vizitë sekrete në Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë luftës me Iranin

Udhëtarët nga Irani dhe Haiti mbeten nën ndalim, megjithëse lojtarët dhe trajnerët nga këto vende janë të përjashtuar për qëllime të Kupës së Botës.

Tifozët nga Bregu i Fildishtë dhe Senegali përballen me kufizime të pjesshme sipas një versioni të zgjeruar të ndalimit të udhëtimit.

Read more:Si vdiq Michael Jackson? 17 vite më vonë, misteret dhe detajet e fundit

Në fund të vitit të kaluar, qeveria amerikane njoftoi se turistëve nga një numër vendesh mund t’u kërkohet të paraqesin një histori pesëvjeçare të përdorimit të mediave sociale si kusht për hyrjen në vend, një politikë që mund të ndikojë te vizitorët e Kupës së Botës.

Organizatat e të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar se masa të tilla mund të çojnë në mohim të hyrjes, rrezik arrestimi, zgjerim të kufizimeve të udhëtimit, profilizim dhe rritje të mbikëqyrjes. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Amerika #Bbc #Bileta #Donald Trump #Fifa #Gianni infantino #Irani #Kampionati botëror 2026 #Shba

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • DW: Në mesin e protestave, Edi Rama jep 4 mln euro për këngëtarin që lëvdon Hitlerin. Disa vende evropiane kanë ndaluar koncertet e tij
  • “Reuters”: Mijëra protestues i kërkojnë dorëheqjen çdo ditë, si po e mbron Rama financimin 4 milionë euro për koncertin e Kanye West
  • Pas Reuters edhe media amerikane reagon për koncertin e Kaney West: Rama justifikon financimin, protestat shtohen! Kërkohet dorëheqja e kryeministrit
  • LIVE- “4 mln euro për koncertin e Kanye West, ulëritëse”, protestuesja ngre shqetësimin: Po dhurohen bileta falas për nxënësit? Skandaloze nëse është e vërtetë
  • “’The Albanian Files’ dëshmi e falsifikimeve, pastrimit të parave dhe krimit”/ Këlliçi në PE: Shqiptarët në shesh s’i ka nxjerrë as Moska e as Irani, por korrupsioni i qeverisë së Ramës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 29 lexime · 15 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Më larguan nga puna sepse nuk sigurova 5 vota nga diaspora”/ Arsimtari: Rama jo të dorëhiqet, por jemi bërë ta zëmë për fyti! Qeverisemi nga një organizatë kriminale 20 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Rrahën shoqen dhe e filmuan, nën hetim tri vajzat në Fier! Arrestohet njëra prej tyre, 15-vjeçarja kishte dhunuar edhe nënën (VIDEO) 17 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Do të vijë dita që Rama ta dorëzojë telefonin në SPAK”/ Havari: Nëpunësit që ndërhynë në ligj duhet të hetohen si Balluku, kanë bërë akt kriminal 14 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Politikë Mit’hat Havari: Protesta qytetare po vijon misionin e papërmbushur të ‘90-ës. Të heqim kastën e vjetër, sundohemi nga fëmijët e bolshevikëve 10 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë 4 mln euro për koncertin e Kanye West, Kapri nxjerr videon: Kush gënjen Rama apo ministrja? 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by