Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Netanyahu zhvilloi vizitë sekrete në Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë luftës me Iranin
Aktualitet

Netanyahu zhvilloi vizitë sekrete në Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë luftës me Iranin

• 13 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu konfirmoi se ai ka zhvilluar një vizitë sekrete në Emiratet e Bashkuara Arabe për t’u takuar me liderin e atij vendi mes luftës kundër Iranit.

“Në mes të operacionit ‘Luani Ulëritës’, kryeministri Benjamin Netanyahu vizitoi fshehurazi Emiratet e Bashkuara Arabe, ku u takua me presidentin e Emirateve, Sheikh Mohamed bin Zayed”, shkroi zyra e Netanyahut në platformën sociale amerikane X.

Detaje shtesë nuk u bënë të ditura zyrtarisht, por rrjeti televiziv amerikan CBS raportoi se vizita ndodhi në fund të marsit, gjatë kulmit të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit.

Një armëpushim u ndërmjetësua në prill dhe më pas u zgjat pa afat nga presidenti amerikan Donald Trump.

Read more:Vazhdojnë performancat: Italia, Finlanda, Mali i Zi, Estonia dhe Izraeli në skenë

Wall Street Journal (WSJ) raportoi këtë javë se Emiratet kanë kryer fshehurazi sulme ndaj Iranit.

Një nga objektivat ka qenë një rafineri në ishullin iranian Lavan, e cila u godit në fillim të prillit.

Koha duket se përputhet me faktin që vizita e Netanyahut ka ndodhur pak para se Emiratet të nisin sulmin.

Irani u kundërpërgjigj duke lëshuar raketa balistike dhe dronë ndaj Emirateve dhe Kuvajtit.

Read more:Netanyahu thotë se udhëheqësi suprem iranian besohet të jetë gjallë

Irani po përgatitet për luftë të re – paralajmëron një raport i ISW

WSJ-ja raportoi se Irani ka shënjestruar Emiratet më shumë se çdo vend tjetër, përfshirë Izraelin, me mbi 2.800 sulme me raketa dhe dronë ndaj këtij shteti të Gjirit.

Ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee, konfirmoi të martën se Izraeli ka dërguar sisteme kundër-raketore Iron Dome dhe personel në Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë luftës.

“Dua të shpreh një fjalë vlerësimi për Emiratet e Bashkuara Arabe, anëtarin e parë të Marrëveshjeve Abrahamike”, tha Huckabee. “Shikoni vetëm përfitimet. Izraeli sapo u dërgoi sisteme Iron Dome dhe personel për të ndihmuar në operimin e tyre”, shtoi ai.

Read more:Kriza e naftës, SHBA “prek” rezervat strategjike, hidhen në treg 53 milionë fuçi

Marrëveshjet Abrahamike janë marrëveshje normalizimi të nënshkruara midis Izraelit dhe disa vendeve me shumicë myslimane gjatë mandatit të parë të presidentit amerikan Donald Trump.

Katër vende u janë bashkuar marrëveshjeve të paqes — Bahrejni, Maroku, Sudani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Emiratet ishin vendi i parë që nënshkroi marrëveshjet.

Huckabee tha se ky veprim pasqyronte “një marrëdhënie të jashtëzakonshme midis Emirateve dhe Izraelit të bazuar në Marrëveshjet Abrahamike”. /AA/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Benjamin netanyahu #Donald Trump #dronë #Emiratet e Bashkuara Arabe #Irani #Isw #Izraeli #Lufta në iran #Shba

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Nafta shkon në 219 lekë, tensionet globale rrisin çmimet në bursa, karburanti shtrenjtohet me shpejtësi
  • Ministri Lamallari publikon pamje: Akset rrugore po monitorohen me dronë, radarë dhe mjete inteligjente! Qëllimi, evidentimi i shkeljeve (VIDEO)
  • Siguria rrugore, shpejtësia tej normave ‘djeg’ shoferët në Shkodër, mbi 1,900 gjoba në vetëm dy javë
  • Kishin mbetur të bllokuar në Kanionet e Gradecit në Skrapar, shpëtohen dy turistët çekë (VIDEO)
  • U arrestua dy ditë më parë, Gjykata e Tiranës lë në burg Ylli Zallën: S’kam lidhje me atentatin e Rinasit, jam përgojuar kot! Armët s’janë të miat
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 34 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Do të punojmë për atdheun siç ti nuk ke bërë kurrë”/ Protestuesi i drejtohet Ramës: Në shtator do të kesh përballë një rini që nuk njeh parti dhe organizata 23 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Kanabis me THC të lartë nga Kanadaja, kapen në Durrës 80 kg me vlerë 1 mln euro! Pranga 3 shqiptarëve nga Kosova, 2 në kërkim (EMRAT+VIDEO) 13 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 13 lexime · 10 orë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO/ “Duhet larguar qeveria” – Fjalët në opozitë i kthehen Ramës kundër në pushtet, shqiptarët prej 84 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij 12 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë 84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë, mblidhen sot para Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen! 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Takimi dy-ditor në Pogradec / Rama mbledh drejtuesit e PS-së dhe ministrat në prag të sesionit të ri politik 8 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by