Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Carrick lë pas rivalët dhe hyn mes më të mirëve në Ligën Premier
Aktualitet

Carrick lë pas rivalët dhe hyn mes më të mirëve në Ligën Premier

• 14 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Trajneri i përkohshëm i Manchester United, Michael Carrick, është përfshirë në listën prej gjashtë kandidatëve për çmimin “Trajneri i Sezonit” në Ligën Premier.

Carrick, i cili ka drejtuar vetëm 15 ndeshje që prej emërimit të tij në janar pas largimit të Ruben Amorim, konkurron përkrah emrave të mëdhenj si Mikel Arteta dhe Pep Guardiola, të cilët po luftojnë edhe për titullin kampion këtë sezon.

Në listën e kandidatëve janë gjithashtu edhe trajneri i Bournemouth, Andoni Iraola, tekniku i Brentfordit, Keith Andrews, si dhe trajneri i Sunderlandit, Regis le Bris.

Fernandes dhe Haaland në garë për lojtarin e sezonit

Në kategorinë “Lojtari i Sezonit”, pjesë e listës me tetë kandidatë janë tre futbollistë të Arsenalit, David Raya, Gabriel Magalhaes dhe Declan Rice, si dhe dy lojtarë të Manchester Cityt, Erling Haaland dhe Antoine Semenyo.

Read more:Michael Carrick thyen rekordin historik pas fitores ndaj Liverpoolit

Në garë janë edhe kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, sulmuesi i Brentfordit Igor Thiago dhe mesfushori i Nottingham Forest, Morgan Gibbs-White.

Mainoo dhe Cherki mes talenteve më të mira të sezonit

Në kategorinë “Lojtari i Ri i Sezonit”, ku përfshihen futbollistët deri në moshën 23-vjeçare, janë nominuar mesfushori i West Hamit Mateus Fernandes, mbrojtësi i Newcastle Lewis Hall, lojtari i Brentfordit Michael Kayode dhe talenti i Manchester United Kobbie Mainoo.

Në listë bëjnë pjesë edhe dy futbollistët e Bournemouthit, Junior Kroupi dhe Alex Scott, si dhe dy lojtarët e Manchester Cityt, Rayan Cherki dhe Nico O’Reilly.

Read more:Festuan sikurse e fituan Ligën e Kampionëve, Mikel Arteta e mbron Arsenalin pavarësisht kritikave

Fituesit e të gjitha kategorive do të përcaktohen përmes kombinimit të votave të tifozëve dhe një paneli ekspertësh të futbollit.

Drejtuesit e Manchester United pritet t’i besojnë zyrtarisht postin Carrickut pas rezultateve mbresëlënëse gjatë periudhës si trajner i përkohshëm.

Nën drejtimin e tij, United ka fituar 66.7% të ndeshjeve dhe ka siguruar rikthimin në Ligën e Kampionëve, duke u ngjitur nga vendi i shtatë në të tretin në tabelë.

Që prej emërimit të Carrick më 13 janar, asnjë skuadër në Ligën Premier nuk ka grumbulluar më shumë pikë se Manchester United, që ka arkëtuar 33 pikë në këtë periudhë.

Read more:Casemiro këshillon klubin: Carrick e meriton të qëndrojë te Manchester United

Ndërkohë, Arteta është vetëm dy fitore larg titullit të parë kampion me Arsenalin që nga viti 2004, megjithëse ende përballet me rivalitetin e Guardiolës, i cili synon ta fitojë për herë të gjashtë çmimin e trajnerit të sezonit.

Nga ana tjetër, Iraola e ka afruar Bournemouthin drejt një kualifikimi historik në garat evropiane, ndërsa Andrews mund të arrijë të njëjtin sukses me Brentfordin në sezonin e tij të parë si trajner.

Edhe Sunderland, nën drejtimin e Le Bris, ka kaluar pjesën më të madhe të sezonit në gjysmën e sipërme të tabelës, larg zonës së rrezikut për rënie nga liga. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Alex scott #Andoni iraola #Antoine semenyo #Bruno fernandes #David raya #Declan rice #Erling haaland #Gabriel magalhaes #Junior kroupi #Kobbie mainoo #Lewis hall #Man utd #Mateus fernandes #Michael carrick #Mikel arteta

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Arsenali futet fuqishëm në garë për talentin e West Ham
  • Transferim surprizë, Man Utd gati të ‘rrëmbejë’ talentin e Arsenalit me kontratë afatgjatë
  • PSG dëshiron t’ia rrëmbejë një objektiv të rëndësishëm Man Utd
  • Dy ndeshje, dy drama me VAR-in që ndryshuan luftën për titull
  • “E kuqja që na bashkon”, Man Utd prezanton fanellën e parë për sezonin e ardhshëm
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 29 lexime · 14 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Më larguan nga puna sepse nuk sigurova 5 vota nga diaspora”/ Arsimtari: Rama jo të dorëhiqet, por jemi bërë ta zëmë për fyti! Qeverisemi nga një organizatë kriminale 20 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Rrahën shoqen dhe e filmuan, nën hetim tri vajzat në Fier! Arrestohet njëra prej tyre, 15-vjeçarja kishte dhunuar edhe nënën (VIDEO) 17 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Do të vijë dita që Rama ta dorëzojë telefonin në SPAK”/ Havari: Nëpunësit që ndërhynë në ligj duhet të hetohen si Balluku, kanë bërë akt kriminal 14 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Politikë Mit’hat Havari: Protesta qytetare po vijon misionin e papërmbushur të ‘90-ës. Të heqim kastën e vjetër, sundohemi nga fëmijët e bolshevikëve 10 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Opozita bojkoton Kuvendin/ Berisha: Nuk marrim pjesë në seancat plenare, deputetët e PD do të shkojnë vetëm në komisione 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by