Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Dy ndeshje, dy drama me VAR-in që ndryshuan luftën për titull
Aktualitet

Dy ndeshje, dy drama me VAR-in që ndryshuan luftën për titull

• 14 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Dy ndeshje, dy momente dramatike në minutat shtesë dhe dy ndërhyrje të VAR-it që mund të kenë përcaktuar fatin e garës për titull – njëra në Angli dhe tjetra në Skoci.

Në Ligën Premier, Arsenali mori një fitore jetike 1-0 ndaj West Ham, pasi VAR anuloi golin e barazimit të vendasve në fund të takimit.

Sistemi konstatoi një faull të Pablo Fornals ndaj portierit David Raya gjatë aksionit të golit, duke i dhënë “Topçinjve” tri pikë shumë të rëndësishme në garën për titull.

Ndërkohë në Skoci, Celtic fitoi 3-2 ndaj Motherwell falë një penalltie të akorduar nga VAR-i vetëm pak sekonda para fundit të sfidës. Sam Nicholson u ndëshkua për prekje të dyshimtë me dorë, ndërsa Kelechi Iheanacho realizoi nga pika e bardhë për t’i dhënë Celtic triumfin dramatik.

Read more:VAR-i zbulon audion e vendimit kyç për anulimin e kartonit të kuq në fitoren e Real Madridit ndaj Espanyolit

Vendime që ndezën debat të madh

Të dyja rastet shkaktuan reagime të forta nga tifozët, trajnerët dhe mediat sportive.

Në Angli, shumica e analistëve dhe ekspertëve të arbitrimit ishin të mendimit se anulimi i golit të West Ham ishte korrekt sipas rregullores.

Megjithatë, shumë tifozë neutralë reaguan ashpër, duke pretenduar se Arsenali po favorizohet në një sezon ku lufta për titull është shumë e ngushtë.

Ish-futbollisti Danny Murphy deklaroi për “Match of the Day” se polemikat janë shtuar edhe për shkak të perceptimit negativ që një pjesë e tifozëve kanë ndaj Arsenalit këtë sezon.

Read more:Xabi Alonso pranë rikthimit në Angli, por jo te Liverpooli

Në Skoci situata ishte krejt ndryshe. Shumica e opinionit publik dhe ekspertëve të arbitrimit besojnë se VAR-i nuk duhej të ndërhynte për penalltinë e Celtic.

Trajneri i Hearts, Derek McInnes, e quajti vendimin “skandaloz”, pasi ndikoi drejtpërdrejt në garën për titull.

Problemi i madh i VAR-it në Skoci: mungesa e teknologjisë

Një nga dallimet kryesore mes dy rasteve ishte niveli i teknologjisë së disponueshme.

Read more:Ylli i Galatasarayt sulmohet në rrugë, burri pranon se ishte i fiksuar pas të dashurës së tij

Në Ligën Premier, VAR-i kishte në dispozicion mbi 28 kamera dhe procesi i kontrollit zgjati më shumë se katër minuta. Gjyqtari Chris Kavanagh analizoi 17 pamje të ndryshme para se të merrte vendimin final.

Ndërsa në ndeshjen Motherwell – Celtic, arbitri John Beaton pa vetëm dy përsëritje në monitor dhe vendimi u mor për rreth dy minuta. VAR-i kishte në dispozicion vetëm një kënd kamere për incidentin e diskutueshëm.

Në kampionatin skocez, shumica e stadiumeve përdorin vetëm gjashtë kamera për ndeshje, shumë më pak krahasuar me standardin anglez. Kjo ka sjellë kritika të shumta, me shumë tifozë dhe analistë që e quajnë sistemin “VAR Lite”.

A po e ndihmon VAR-i futbollin?

Edhe pse VAR-i u prezantua për të shmangur gabimet e mëdha dhe për të sjellë më shumë drejtësi, polemikat duket se janë shtuar edhe më shumë.

Read more:Crystal Palace barazon pa gola me West Hamin, Wolves rrëzohet nga Premier League pas tetë sezonesh

Ish-arbitri skocez Bobby Madden deklaroi se VAR duhet të ndërhyjë vetëm për “gabime të qarta dhe të mëdha”, duke shtuar se rasti i penalltisë së Celtic nuk ishte as afër këtij standardi.

Në fund, pyetja mbetet e njëjtë: a po e bën VAR-i futbollin më të drejtë, apo thjesht po krijon debate të reja?

Një gjë është e sigurt, teknologjia nuk ka arritur ende të eliminojë polemikat në futboll, sidomos kur në lojë janë titujt kampionë dhe emocionet e tifozëve. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #angli #Arsenal #Celtic #David raya #debate #Emocionet #Futboll #Motherwell #Var #west ham

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Subvencionet për 48 mijë fermerë/ Skema kombëtare, 34 mijë fermerë marrin këstin e parë, pagesat deri më 31 dhjetor
  • Shembulli serb për flamingot e studentët shqiptarë dhe fashizmi brenda nesh – Ide
  • Protestë para Kryeministrisë, tifozët kuqezi drejt ‘Air Albania’! Dy atmosfera të ndryshme në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ (VIDEO)
  • ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional
  • 10 orë protestë/ Policia strategji të re në ditën e shtatë, neutralizon sulmet që në nisje! Sulm Gjykatës së Apelit, 5 të arrestuar! Fishekzjarre e molotovë efektivëve
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Sociale Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin 1 lexime · 3 orë më parë
  6. 06
    Teknologji Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla 1 lexime · 3 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 6 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 6 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 6 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin