Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Perez sqaron për herë të parë të vërtetën mbi shkarkimin e Xabi Alonsos
Aktualitet

Perez sqaron për herë të parë të vërtetën mbi shkarkimin e Xabi Alonsos

• 14 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në një intervistë pasuese pas konferencës së tij për shtyp që la shumë përshtypje, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, foli për largimin e bujshëm të Xabi Alonsos.

Pavarësisht se aventura e shkurtër gjashtëmujore e Xabi Alonsos te Real Madridi përfundoi në janar, Perezthotë se nuk pendohet për afrimin e mesfushorit bask.

“Nënshkrimi i tij nuk ishte gabim. Nuk patëm përgatitje në parasezon. Kur luan vazhdimisht të mërkurave dhe të dielave pa atë bazë, gjendja fizike bie në mënyrë të pashmangshme. Ne pësuam 28 lëndime”.

“Menduam se transferimi do ta zgjidhte, por ajo zgjidhje ishte afatshkurtër dhe forma ra sërish”, deklaroi Perez për kanalin spanjoll LA SEXTA, në një intervistë të zhvilluar vetëm pak ditë pas konferencës së tij të bujshme për media.

Read more:“Ai është lojtari ynë më i mirë”, Perez ndez edhe më shumë tensionet mes Viniciusit dhe Mbappes

Reali e kishte punësuar Alonson në verën e vitit 2025, pas triumfit të dyfishtë me Bayer Leverkusenin, por klubi e shkarkoi atë në mes të sezonit 2025/26, pas humbjes në Superkupë ndaj rivalëve të përjetshëm Barcelona dhe përfundimit të kampionatit në vendin e dytë, pas katalanasve.

Tensionet me yje si Vinicius Junior e komplikuan edhe më tej periudhën e tij në klub, e cila kishte nisur gjatë Kupës së Botës për Klube.

“Ai është lojtari ynë më i mirë”, Perez ndez edhe më shumë tensionet mes Viniciusit dhe Mbappes

Alvaro Arbeloa mori drejtimin pas Alonsos, por Real Madridi mbeti i paqëndrueshëm edhe nën komandën e tij. Ndeshja e parë përfundoi në një turpërim: eliminim nga Kupa e Mbretit nga skuadra e kategorisë së dytë, Albacete.

Read more:Transferimi i parë që Mourinho dëshiron te Real Madridi

Në La Liga, diferenca me Barcelonën që më pas u shpall kampione, u rrit javë pas jave, ndërsa në Ligën e Kampionëve Reali u eliminua në çerekfinale nga Bayern Munich.

Si rrjedhojë, është gjerësisht e pranuar se Arbeloa do të largohet nga “Bernabeu” në fund të sezonit./Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Alvaro arbeloa #Barcelona #Bayern munich #Florentino perez #La liga #media #Presidenti #Real madrid #Xabi alonso

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim
  • “Rama sulmon News24, fut në godinë Ron Yeffet dhe Analfabet Veliun”, Salianji: Këtu skandalet mbivendosen. U harrua trafiku i armëve dhe “KAYO në shëndetësi”
  • Skandalet në SHISH dhe KAYO, Topi: NATO ka mjaft informacione, shqetësimi mund të jetë shprehur në disa mënyra
  • “E dini përse i la Ergys Agasi dokumentet në makinë që t’i gjente SPAK?”, Salianji: Dy personat që ndikuan në emërimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH
  • “Ballukun mos e prekni, Hysenin…”, Salianji: Ministrat Nufi, Dufi, Bufi janë kukulla! I zgjedh Rama për lidhjet e tyre me krimin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim 11 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Sociale Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO) 8 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar 6 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm 2 lexime · 21 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by