Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. LIVE/ Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, Shqipëria nis mbylljen e kapitujve për anëtarësimin në BE. Rama: Kemi thyer rekord. Kos: Përdoreni energjinë pozitive
Aktualitet

LIVE/ Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, Shqipëria nis mbylljen e kapitujve për anëtarësimin në BE. Rama: Kemi thyer rekord. Kos: Përdoreni energjinë pozitive

• 26 Maj, 2026 • 6 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shqipëria dhe BE-ja janë ulur sot përballë njera-tjetrës në Konferencën Ndërqeveritare, që shënon edhe nisjen e mbylljes së kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE.

Mbledhja e cila nisi rreth orës 19:00, zgjati pak më shumë se 60 minuta përpara se kryeministri Rama, komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos dhe zv.ministrja për Integrimin e Qipros, Marilena Raouna, dolën në një konferencë për shtyp.

Konferenca ndërqeveritare vjen pas vendimit të miratuar nga Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian (COREPER), i cili konfirmon plotësimin e Kushteve të Ndërmjetme në Grupkapitullin “Themelorët”, si dhe përcakton Kushtet për Mbylljen e negociatave për Kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore” dhe Kapitullin 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria”.

21:19 Kos: Do t’i ngjitem Korabit së bashku me kryeministrin/ Rama batuta me komisioneren: Mund t’i ngjitemi Kullës Eiffel

Read more:Kos: Shqipëria “basti im”, integrimi në BE brenda mandatit tim

Kos: Dua të them që ky sukses është i mundur falë mbështetjes së shqiptarëve. Procesi i zgjerimit në të vërtetë, gjithçka çfarë bëjmë e bëjmë për njerëzit, kjo mbështetje kaq e lartë në vendin tuaj është udhëheqja më e mirë që mund të ketë vendi.

21:05 Letra e Merz për zgjidhje inovative për anëtarësimin e ballkanit në BE, Rama: Kandidatët nuk duhet të ndahen. Kos: Frytdhënëse letra e tij

“Presidenti Tulidhis ka marrë letrën e kancelarit Merz dhe kjo letër është dëshmi e faktit se për shkak të këtij momenti kulmor për zgjerimin, ka interes të vendeve për zgjerimin. Idetë e shprehura në këtë letër ende nuk janë diskutuar nga shtet anëtarë, por janë pjesë e reflektimeve të përgjithshme sesi të çohet përpara axhenda e zgjerimit”.

20:54 “Procesi i anëtarësimit sfida më e madhe”/ Rama nga Brukseli: Ne do të jemi pjesë e familjes brenda kësaj dekade

Read more:Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian më 26 maj, Rama: Molotovarët e Tiranës u lëshuan të dëshpëruar në një ofensivë të pashoqe energjie negative

“Themeli për pjesën tjetër, për paga më të mira, investime më të mëdha. Ky është një proces shtet-ndërtues, dua të falenderoj gjithashtu Silvion, zëdhënësin tonë të dashur në emër të kujdestarit që i duhet të na sjellë lajme të mira dhe të këqija, ka qenë shumë kuptimplotë”.

20:47 “Duhet të mësoni nga dashuria e Shqipërisë për BE-në”, Rama: Përparime të mëdha, kemi thyer një tjetër rekord për negociatat

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në konferencën e tetë ndërqeveritare me BE-në. Në fjalën e tij ai nënvizoi dëshirën e madhe për tu bërë pjesë e BE-së dhe renditi disa nga përmirësimet që vendi ka pasur.

20:42 Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Marta Kos: Kemi rrugë të gjatë përpara, pritet progres i mëtejshëm

Read more:Klubi i madh europian vendos në shitje gjithë skuadrën – përfshirë transferimet e verës

“Puna juaj ka qenë e suksesshme, keni miratuar ligje. Kemi parë vetting-un e qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kemi parë ngritjen e SPAK, që është institucion flamurtar që mund të bëhet institucion më i besueshëm në Shqipëri”.

19:35 “S’ka shtim kushtesh nga BE”, Rama flet për TCH: Pakt me Berishën? Sa më shumë bashkëpunoj, aq më shumë thellohet diferenca mes PS dhe të ashtuquajturës opozitë

Kryeministri Rama ditën e sotme ndodhet në Bruksel, ku po merr pjesë në Konferencën Ndërqeveritare, që mes diskutimeve ka edhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Nga Belgjika, në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Top Channel, Rama ka komentuar përparimet e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE, ku nënvizon suksesin sa i përket piketave hapëse dhe shpjegon procesin që vendin e pret në vijim.

Read more:A do të bëhet Venezuela shteti i 51-të i SHBA-së? Rodriguez hedh poshtë pretendimet e Trump: Kemi shumë dashuri për pavarësinë tonë

19:13 “Shqipëria 100% në përputhje më politikat e BE-së”, Rama në Bruksel: Nuk kemi ndjerë kënaqësi të përfytyrojmë të kemi veto

“Është një moment shumë shumë i rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit dhe është një moment për të cilin kemi punuar shumë fort qysh prej një kohe të gjatë. Dhe është një moment ku gjysma e punës nëse duhet ta them kështu e kapitujve të hapur do të mbyllet dhe gjysma tjetër e mbylljes do të hapet.

Unë në fakt i kam përmendur, kam qenë kampion i qasjeve të ndryshme në të kaluarën sepse kam mësuar se kapaciteti për të vazhduar zgjerimin, siç ka ndodhur më përpara nuk është aty, në kryeqytetet e rëndësishme dhe është shumë e qartë nga ana tjetër që nëqoftëse bëhet si duhet është gjëja e duhur për tu bërë.

Pra e mbështes, por duhet të diskutohet, duhet konceptuar ashtu siç duhet sepse nuk ka të bëjë me një anëtarësim të lehtë. Ka të bëjë së pari me një union real politik dhe së dyti me një rrugëtim të anëtarësimit të plotë me të drejta të plota bashkë me reformat e nevojshme të Bashkimit Europian.

Read more:Rreth dy orë brenda SPAK, Tërmet Peçi reagon pasi del nga dyert e Prokurorisë së Posaçme: E dinë ata…

Dëgjoni, Shqipëria është një vend që gjithmonë ka qenë 100% në përputhje me politikën e jashtme të BE-së, kështu që nuk kemi ndjerë ndonjë kënaqësi të përfytyrojmë të kemi veto, duke qenë vendi më pro Bashkimit Evropian e më pro atlantik në Evropë dhe kur them vendi më pro BE-së flas për barometrin e BE-së, nuk flas për atë që mendojmë ne. Ne jemi fanatikë të BE-së, kështu që fanatikët e BE-së nuk mund të vënë veto për vendimet e BE-së”, tha Rama.

Për vendin tonë takimi do të shërbejë për të konfirmuar përmbushjen e standardeve të ndërmjetme nga Shqipëria dhe për të vendosur standardet përmbyllëse për Grupin 1 ‘Bazat’, duke përfshirë Kapitullin 23 – gjyqësorin dhe të drejtat themelore, dhe 24 – drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, funksionimin e institucioneve demokratike, reformën e administratës publike dhe kriteret ekonomike.

Grupi përfshin gjithashtu Kapitullin 5 – prokurimin publik, 18 – statistikat dhe 32 – kontrollin financiar.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Belgjika #Bruksel #Dashuria #Edi Rama #Institucion #Investime #Live #Marta Kos

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • VIDEO- “Nesër më shumë”/ 57 ditë revoltë! Mbyllet protesta, shqiptarët kundër kryeministrit: Edi Rama jepe dorëheqjen, ju erdhi fundi
  • FOTO- “57 ditë, empati me fjalë, arrogancë me vepra”/ Protestuesit i përgjigjen Ramës: Ti thua se mund të vini deri në 2029, ne themi nesër edhe më shumë
  • LIVE- “Shqipëria kërkon revolucion”, “Rama në burg Berisha në burg””!/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, protestuesit mbushin rrugët, përsërisin në kor kërkesat që i kanë nxjerrë në shesh
  • “Kauza nuk ndalet”/ Sazan Guri: Protesta do të vazhdojë deri në kthimin e pasurive publike të vjedhura
  • “Ose bëni punën ose hidhni vulat”/ I moshuari thirrje drejtësisë: Niseni nga 17 firmat e Ramës që i vendosi fap fap
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Ish-ministrja Meksi i përgjigjet Ramës: Besa nuk fitohet me slogane, por me qeverisje që jep llogari 21 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Qëlloi me armë për të kanosur 6 persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër! 9 të tjerë nën hetim 18 lexime · 19 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Ata që e shohin tokën veç si truall për kulla shumëkatshe…”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën: Nuk ia ka idenë çka asht besa 12 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Po riparonte një defekt, humb jetën elektriçisti 60-vjeçar në Pogradec (EMRI+VIDEO) 11 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Arrestoni Ramën”, jehon thirrja në shesh/ Protestuesi: Çfarë dreq qeverie është kjo kur nuk zbaton të drejtat themelore të njeriut, të largohet 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- “Rama ka gënjyer, në Theth vetëm propagandë”/ I riu në protestë: Shqipëria e korruptuar dhe me banda, kjo qeveri të largohet 10 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “I ka kryebashkiakë e ministra në SPAK”/ Qytetarja nga Durrësi: Më prishën shtëpitë se do Rama e Belinda Balluku, kam një vit që protestoj. Është hajdut, ky palloshi i gjatë… 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by