Ka nisur në Tiranë protesta në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët edhe në tubimet e tyre kanë kërkuar të drejtën për ta zhvilluar provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, grumbullimi i studentëve shqiptarë, por edhe atyre të ardhur nga RMV, nisi në sheshin Skënderbej, për ta vazhduar marshimin drejt ambasadës së Maqedonisë.
Read more:Skenë tensioni në Eurovision – të rinjtë largohen me forcë nga sigurimi pas mesazheve pro-Palestinës
Me thirrjen “Ne jemi bashkë”, studentët po zhvillojnë protestën në Tiranë, si një përgjigje kundër autoriteteve maqedonase, të cilat nuk i lejuan t’i bashkoheshin studentëve shqiptarë në Maqedoni në protestën e tyre në Shkup pak ditë më parë.




