Tym i zi ka mbuluar pjesën perëndimore të Elbasanit pranë ish-Kombinatit Metalurgjik.
Persona ende të paidentifikuar po djegin goma dhe mbetje plastike buzë lumit Shkumbin, duke shkaktuar ndotje të konsiderueshme të ajrit.
Edhe pse është hera e disatë që ndodhin zjarre të tilla, policia ende nuk ka mundur të identifikojë zjarrvënësit.
Read more:Përplasi për vdekje 7-vjeçarin pranë shkollës, Gjykata e Elbasanit lë në arrest me burg Petri Bozon
Siç raporton korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyky, ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.




