Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, bën me dije se si autor i këtyre të shtënave është arrestuar shtetasi Amarild Xhamaqi, i cili në vijim pritet të pyetet hollësisht nga hetuesit.
Fatmirësisht, ngjarja ka qenë vetëm një incident i izoluar dhe nuk ka pasur asnjë të dëmtuar.
Read more:Të shtëna me armë në zonën e Ali Demit në Tiranë, një i arrestuar
Një nga hipotezat e hedhura nga familjarët në rrugë jo zyrtare është se të shtënat në ajër kanë ndodhur në momente tensioni për shkak të humbjes së një skedine.
Megjithatë, në deklarimin paraprak në polici autori nuk e konfirmuar këtë version dhe ka preferuar të mos japë të dhëna.




