Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, GJKKO dënon me 7 vite e 4 muaj burg Erio Zejnon
Aktualitet

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, GJKKO dënon me 7 vite e 4 muaj burg Erio Zejnon

• 4 Qershor, 2026 • 4 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

GJKKO ka shpallur fajtor Erio Zenjon për bashkëpunim në organizimin e atentateve ndaj Ervis Matodashajn dhe Inez Hajrullan.

Sipas njoftimit, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dënoi Erio Zejnon me 7 vite e 4 muaj burg.

Read more:Çështja gjyqësore për shpifje, përfundon në GJKKO seanca për Erion Braçen, deputeti shpallet i pafajshëm

Njoftimi i GJKKO:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Erio Zejno, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të shtetasve E.M, i njohur me pseudonimin “****”, dhe I.H i njohur me shkurtim emri “****”, ose me nofkën “****”; “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” të kryera në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal”; “Grupi i strukturuar kriminal” në rolin e pjesëmarrësit; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 278/1, 28/4, 333/a/2, 334 të Kodit Penal”. 2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Flora Hajredinaj, Irena Gjoka dhe Marinela Osmani, me vendimin nr. 47, datë 04.06.2026 vendosi:

Read more:Trafikim armësh nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe/ GJKKO dënon tre persona, njëri shpallet i pafajshëm

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Erio Zejno për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve E.M, dhe I.H, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal dhe, në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij 7 (shtatë) vjet burgim. – – – Deklarimin fajtor të të pandehurit Erio Zejno për kryerjen e veprës penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278 paragrafi 1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal dhe, në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij 10 (dhjetë) vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Erio Zejno për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë të Kodit Penal dhe, dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim. Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi i parë të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Erio Zejno me një dënim të vetëm prej 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim. – Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Erio Zejno, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet me 7 (shtatë) vjet e 4 (katër) muaj burgim. – Vuajtja e dënimit të pandehurit i fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Read more:Exclusive/ “Unë mendova se e godita”, Tase tregon si dështoi atentati ndaj biznesmenit, sherri me shokun: Ç’a faji ka ai që na dha punën që të…

2. Në lidhje me provat materiale, gjykata është shprehur në vendimin e saj nr. 4 datë 10.01.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar. 3. Shpenzimet proceduriale, të kryera gjatë hetimit paraprak në shumën 37,785 lekë (tridhjetë e shtatë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e pesë) lekë i ngarkohen të pandehurit Erio Zejno në mënyrë solidare me bashkëpandehurit e tjerë të të njëjtit procedim (nr.148/1 të vitit 2024 të Prokurorisë së Posaçme), si dhe ato të gjykimit, sipas procesverbalit të shpenzimeve bashkëngjitur këtij vendimi, i ngarkohen të pandehurit Erio Zejno. 4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar në në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Read more:Dosja “Revanshi”, nga Durim Bami te Aldo Avdyli, SPAK kërkon 98 vite burg për të pandehurit

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Burg #GJKKO #Gjykata #gjyqtarët #Irena Gjoka #korrupsion #Organizata #organizata kriminale

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide
  • ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut
  • As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 24 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 3 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi Eurobond rekord/ Huamarrje prej 688 milionë eurosh në tregjet ndërkombëtare, çfarë parashikohet në vitin 2027 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja 2 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Teknologji Sonda Lucy e NASA-s mbërrin te asteroidët trojanë të Jupiterit, takimi i parë i afërt pritet në 2027 1 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin