Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. “Stani monitorohej me kamera sigurie”/ Gazetari zbulon në “Top Story” detajet e vrasjes së policit në Maliq: Braçellari jetonte me nënën e tij, ishin angazhuar helikopterë dhe forcat RENEA
Aktualitet

“Stani monitorohej me kamera sigurie”/ Gazetari zbulon në “Top Story” detajet e vrasjes së policit në Maliq: Braçellari jetonte me nënën e tij, ishin angazhuar helikopterë dhe forcat RENEA

• 4 Qershor, 2026 • 5 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gazetari i “Top Story”, Eraldo Harlicaj, ka zbuluar disa detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Maliq, ku mbeti i vrarë polici 34-vjeçar Enea Mekolli dhe u plagos rëndë kolegu 36-vjeçar Edison Adri, teksa autori është Violand Braçellari.

Harlicaj ka treguar se stani ku qëndronte autori i krimit, 43-vjeçari me rrezikshmëri të lartë, ishte i rrethuar me kamera sigurie. Ndër të tjera zbuloi se i ndjeri u qëllua me disa plumba, fatkeqësisht edhe në kokë.

Read more:Goditet rrjeti shqiptar i trafikimit të drogës në Itali, rekrutonin të rinj nga Shqipëria si ‘turistë’, ja skema që përdorën për t’i shpëtuar autoriteteve për vite të tëra

Po ashtu gazetari foli edhe për disa detaje të tjera që ndodhën gjatë operacionit policor, e pas ngjarjes. Policia ka gjetur po ashtu armët që dyshohet se janë përdorur nga Violand Braçellari, teksa me të qëndronte edhe e ëma.

Read more:“Babanë e ka invalid, nuk kam marrëdhënie të mirë me të”, çfarë deklaronte kryeplaku i Lozhanit për Violand Braçellarin. Kishte zaptuar shtëpinë e një tjetër banori

“Drejtoria e Policisë së Korçës ka marrë informacion se Braçellari është parë në fshatin Lozhan, në Maliq. Ai jetonte në një stan në malin Bode, në Maliq. Forcat e Policisë janë nisur për ta neutralizuar dhe në momentin që e kanë rrethuar dhe i kanë kërkuar të dorëzohet Braçellari ka qëlluar me armë duke vrarë Mekollin dhe duke plagosur rëndë Edison Adrin. Nga shkëmbimi i zjarrit është plagosur dhe vetë Violand Braçellari. Nga burime të ndryshme, bëhet me dije se Enea Mekollari ka marrë disa plumba, ka plumba në trup, ka plumba dhe në kokë, që fatkeqësisht i kanë marrë jetën.

Edison Adri, u nis me urgjencë me helikopter drejt traumës në gjendje shumë të rënduar shëndetësore. Ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në nofull. Ka shumë dëmtime në pjesën e poshtme të fytyrës. Momentalisht ndodhet në gjendje stabile, por mbetet në intubim.
Braçellari ka marrë 3 plumba, ka plagë shpuese në bark dhe në krahë, po ashtu dhe në kofshë. Ka dëmtime të shumta në trup, por pasi është stabilizuar fillimisht në spitalin e Korçës, ka arritur koshient te Trauma. Gjendja e tij mbetet ende e rëndë, dhe po vlerësohet nëse do të ketë ndërhyrje kirurgjikale.

Read more:Teknologjia në luftë/ Ukraina prezanton super dronin, ka aftësi të godasë objektiva deri në 1 mijë kilometra larg

Violand Braçellari është një emër shumë i kërkuar në qytetin e Korçës. Ai njihej si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Në dijeninë time ka pasur aksione të vazhdueshme të policisë, forcave RENEA, por dhe forcave operacionale për ta lokalizuar dhe arrestuar, por pa sukses. Stani ku ndodhej, në malin Bode, ishte shumë mirë i studiuar, ka vetëm një rrugë për tu futur në stan, ka kamera sigurie, nuk përdor telefona, me whatsapp apo aplikacione të gjurmueshme. Prandaj ka pasur vështirësi për ta arrestuar.
Në dijeninë time, ka pasur dhe aksione nga ajri, ulje me helikopter nga forcat RENEA për ta arrestuar, por pa sukses. Me të jetonte nëna e tij. E cila është marrë në pyetje, është izoluar në policinë e Korçës. Ditën e sotme janë gjetur dy armë, kallashnikovi që ka përdorur për vrasjen dhe plagosjen dhe një pushkë.

Read more:Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka brenda institucionit, si ia rrëmbeu paratë nga dora

Prokuroria e Korçës e ka vlerësuar maksimalisht, pasi prokurorja e çështjes Anjeza Kalanxhi ka qenë në vendngjarje. Është shumë herët, por hetimi nuk do të ndalet vetëm në një pikë por në shumë drejtim, çështja kryesore, që është e zbardhur, po hetohet për përfshirjen e mundshme të personave të tjerë, që mund të kenë ndihmuar autorin Braçellari dhe po ashtu, për veprimet e policisë.Drejtori Hitaj e tha dhe publikisht se po hetohet. Drejtoria nuk ka pasur dijeni, por është marrë vendimi nga Korça, tha se ishin 40 punonjës policie, sipas referimeve, por me burimet e mia, nuk kanë qenë aq në vendngjarje, por më pak se 40.

Read more:Tensione dhe përçarje brenda OpenAI/ Ish-drejtuesit dëshmojnë kundër Sam Altman, rrëfejnë prapaskenat e krizës

Violand Braçellari është proceduar dhe dënuar për herë të parë në vitin 2013. Ai është akuzuar dhe dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për kultivimin e bimëve narkotike. Më pas është ndaluar në vitin 2015 në një makinë në të cilën ishte pasagjer së bashku me 3 persona të tjerë ku dyshohet se ka pasur lëndë narkotike. Policia nga dyshimet ka bërë kontrolle në banesën e tij ku ka gjetur 10.8 gramë të fshehur në një kalorifer. Në telefonin e sekuestruar kanë gjetur foto, materiale dhe komunikime që përfshinin Braçellari në veprimtari kriminale dhe provonin prezencën e tij”, tha gazetari Harlicaj.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Armë #Armët #Burg #Foto #Kamera #Kontrolle #Nëna #Policia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Temperatura deri në 42 gradë Celsius, sot dita më e nxehtë e vitit në vend! Qytetarët këshillohen të mos dalin në orët e pikut
  • “Liqenet dhe lumenjtë e Kosovës s’mund t’i prekë askush”/ Berisha për deklaratat e Vuçiç: Racizëm dhe barbari! Deklarata nuk e pastron Ramën nga shërbimet antishqiptare
  • Makinat e dy turistëve përplasen në Sarandë, pas aksidentit përqafohen me njëri-tjetrin (FOTO)
  • “Liqenet dhe lumenjtë e Kosovës nuk mund t’i prekë askush”/ Berisha dënon deklaratat e Vuçiç: Racizëm dhe barbari në nivele mitologjike. Deklarata nuk e pastron Ramën nga shërbimet antishqiptare
  • Lezhë/ Familjarët qëllojnë me armë makinën e kushëririt në Kurbin, 3 të arrestuar, një në kërkim (EMRAT+VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do depozitojmë akuzë penale kundër Ramës”/ Arkitektja Koja: Ka bërë gabime të rënda në projektet e zhvillimit. Ky është një ndër hapat e protestës 49 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Vrasja në Korçë/ Dedikimi drithërues i nënës së 20-vjeçarit: Do të mbetesh përjetësisht fryma, dashuria ime më e madhe 13 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!”, protestuesi: S’duam më të paprekshëm para ligjit! Ndryshimi është në këtë shesh 7 lexime · 17 orë më parë
  4. 04
    Politikë Protestuesi nga Bulevardi: Më 1 tetor qytetarët do ta hedhin Ramën në koshin e plehrave! 7 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama nën akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazmë “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës 5 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Aksident në Delvinë-Sarandë, autobusi godet 65-vjeçarin! Transportohet me helikopter drejt Tiranës (EMRI) 5 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Lejuan ndërtimin e një objekti 5-katësh, arrestohet ish-shefi i krimeve në Himarë dhe vartësi i tij! Në kërkim edhe dy efektivë 5 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by