Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. “Stani monitorohej me kamera”/ Gazetari zbulon në “Top Story” detajet e vrasjes së policit dhe plagosjes së kolegut të tij: Autori jetonte me nënën, ishin angazhuar helikopterë dhe forcat RENEA
Aktualitet

“Stani monitorohej me kamera”/ Gazetari zbulon në “Top Story” detajet e vrasjes së policit dhe plagosjes së kolegut të tij: Autori jetonte me nënën, ishin angazhuar helikopterë dhe forcat RENEA

• 5 Qershor, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gazetari i “Top Story”, Eraldo Harlicaj, ka zbuluar disa detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Maliq, ku mbeti i vrarë polici 34-vjeçar Enea Mekolli dhe u plagos rëndë kolegu 36-vjeçar Edison Adri, teksa autori është Violand Braçellari.

Harlicaj ka treguar se stani ku qëndronte autori i krimit, 43-vjeçari me rrezikshmëri të lartë, ishte i rrethuar me kamera sigurie. Ndër të tjera zbuloi se i ndjeri u qëllua me disa plumba, fatkeqësisht edhe në kokë.

Read more:Procesi gjyqësor ndaj Erion Veliajt dhe 18 të pandehurve të tjerë në GJKKO, shtyhet seanca. Ja kur do të mbahet e radhës

Po ashtu gazetari foli edhe për disa detaje të tjera që ndodhën gjatë operacionit policor, e pas ngjarjes. Policia ka gjetur po ashtu armët që dyshohet se janë përdorur nga Violand Braçellari, teksa me të qëndronte edhe e ëma.

Read more:Lokalizimi i Violand Braçellarit në Maliq/ Hita mbledh në Korçë strukturat policore, analizë operacionit ku u vra efektivi i Shqiponjave

“Drejtoria e Policisë së Korçës ka marrë informacion se Braçellari është parë në fshatin Lozhan, në Maliq. Ai jetonte në një stan në malin Bode, në Maliq. Forcat e Policisë janë nisur për ta neutralizuar dhe në momentin që e kanë rrethuar dhe i kanë kërkuar të dorëzohet Braçellari ka qëlluar me armë duke vrarë Mekollin dhe duke plagosur rëndë Edison Adrin. Nga shkëmbimi i zjarrit është plagosur dhe vetë Violand Braçellari. Nga burime të ndryshme, bëhet me dije se Enea Mekollari ka marrë disa plumba, ka plumba në trup, ka plumba dhe në kokë, që fatkeqësisht i kanë marrë jetën.

Edison Adri, u nis me urgjencë me helikopter drejt traumës në gjendje shumë të rënduar shëndetësore. Ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në nofull. Ka shumë dëmtime në pjesën e poshtme të fytyrës. Momentalisht ndodhet në gjendje stabile, por mbetet në intubim.
Braçellari ka marrë 3 plumba, ka plagë shpuese në bark dhe në krahë, po ashtu dhe në kofshë. Ka dëmtime të shumta në trup, por pasi është stabilizuar fillimisht në spitalin e Korçës, ka arritur koshient te Trauma. Gjendja e tij mbetet ende e rëndë, dhe po vlerësohet nëse do të ketë ndërhyrje kirurgjikale.

Read more:Teknologjia në luftë/ Ukraina prezanton super dronin, ka aftësi të godasë objektiva deri në 1 mijë kilometra larg

Violand Braçellari është një emër shumë i kërkuar në qytetin e Korçës. Ai njihej si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Në dijeninë time ka pasur aksione të vazhdueshme të policisë, forcave RENEA, por dhe forcave operacionale për ta lokalizuar dhe arrestuar, por pa sukses. Stani ku ndodhej, në malin Bode, ishte shumë mirë i studiuar, ka vetëm një rrugë për tu futur në stan, ka kamera sigurie, nuk përdor telefona, me whatsapp apo aplikacione të gjurmueshme. Prandaj ka pasur vështirësi për ta arrestuar.
Në dijeninë time, ka pasur dhe aksione nga ajri, ulje me helikopter nga forcat RENEA për ta arrestuar, por pa sukses. Me të jetonte nëna e tij. E cila është marrë në pyetje, është izoluar në policinë e Korçës. Ditën e sotme janë gjetur dy armë, kallashnikovi që ka përdorur për vrasjen dhe plagosjen dhe një pushkë.

Read more:Vrasja e efektivit të forcave ‘Shqiponja’ në Maliq dhe plagosja e një tjetri, reagon policia: Autori ishte fshehur në një stan, i bënë thirrje të dorëzohej, por…

Prokuroria e Korçës e ka vlerësuar maksimalisht, pasi prokurorja e çështjes Anjeza Kalanxhi ka qenë në vendngjarje. Është shumë herët, por hetimi nuk do të ndalet vetëm në një pikë por në shumë drejtim, çështja kryesore, që është e zbardhur, po hetohet për përfshirjen e mundshme të personave të tjerë, që mund të kenë ndihmuar autorin Braçellari dhe po ashtu, për veprimet e policisë.Drejtori Hitaj e tha dhe publikisht se po hetohet. Drejtoria nuk ka pasur dijeni, por është marrë vendimi nga Korça, tha se ishin 40 punonjës policie, sipas referimeve, por me burimet e mia, nuk kanë qenë aq në vendngjarje, por më pak se 40.

Read more:Sëmundja që i pengon lëvizjen, 35-vjeçari në Fier i diagnostifikuar me sklerozë multiple apelon për ndihmë

Violand Braçellari është proceduar dhe dënuar për herë të parë në vitin 2013. Ai është akuzuar dhe dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për kultivimin e bimëve narkotike. Më pas është ndaluar në vitin 2015 në një makinë në të cilën ishte pasagjer së bashku me 3 persona të tjerë ku dyshohet se ka pasur lëndë narkotike. Policia nga dyshimet ka bërë kontrolle në banesën e tij ku ka gjetur 10.8 gramë të fshehur në një kalorifer. Në telefonin e sekuestruar kanë gjetur foto, materiale dhe komunikime që përfshinin Braçellari në veprimtari kriminale dhe provonin prezencën e tij”, tha gazetari Harlicaj.

Lexo edhe
Aktualitet

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”: Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit

Aktualitet

Emri/ Plagoset me armë zjarri një person në Vlorë, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Tags: #Armë #Armët #Burg #Foto #Kamera #Kontrolle #Nëna #Policia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”: Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit
  • Emri/ Plagoset me armë zjarri një person në Vlorë, dërgohet në spital në gjendje të rëndë
  • Foka e rrallë Monaka mesdhetare shfaqet në Gjirin e Orikumit, tërheq vëmendjen e banorëve dhe turistëve
  • Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe ditë me diell, parashikimi i motit për këtë të premte
  • U nominua nga Trump si kandidat për ambasador i SHBA-ve në Shqipëri, Eric Wendt merr aprovimin e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Senat
Nga të njëjtat tag-e
  • Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”: Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit
  • Emri/ Plagoset me armë zjarri një person në Vlorë, dërgohet në spital në gjendje të rëndë
  • Ndau informacione të klasifikuara me vajzën dhe gruan e tij, John Bolton arrin marrëveshje me autoritetet, do pranojë fajësinë
  • “Stani monitorohej me kamera sigurie”/ Gazetari zbulon në “Top Story” detajet e vrasjes së policit në Maliq: Braçellari jetonte me nënën e tij, ishin angazhuar helikopterë dhe forcat RENEA
  • “Sot po protestoj për Enean…”/ Tubimi për Zvërnecin, qytetarët vendosin në shkallët e Kryeministrisë foton e efektivit të vrarë në Maliq
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet “Mos ndalo”, Rama ndan mesazhin e qytetarit vlonjat për projektin 4 miliardë euro në Zvërnec 9 lexime · 24 orë më parë
  2. 02
    Aktualitet U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur 8 lexime · 20 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat, projektligje dhe diskutime (Rendi i Ditës) 7 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet Dosja e autorit të masakrës në Maliq/ Gjithçka nisi nga qeset e gjetura në kontrollin e makinës në 2015, ja detajet e hetimit ndaj Violand Braçellarit 7 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet U plagos gjatë aksionit në Maliq, mjekët e Traumës: Efektivi është intubuar dhe do t’i nënshtrohet operacionit, ja si paraqitet gjendja 5 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Shpërthimi i mjetit plasës në Grabovë të Përmetit. Dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, një prej tyre në gjendje të rëndë 5 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet Shpërthim në fshatin Grabovë të Përmetit, plagosen rëndë dy persona, njëri prej tyre niset me helikopter drejt Tiranës 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”: Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit

Qytetarët janë mbledhur në ditën e pestë radhazi para Kryeministrisë, ku për më shumë se tre orë protestuan…

• 5 minuta më parë • 3 min lexim
Aktualitet

Emri/ Plagoset me armë zjarri një person në Vlorë, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Një person i identifikuar si Shpati Kamberaj ka mbetur i plagosur në fshatin Sevaster të Vlorës, në një…

• 5 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Foka e rrallë Monaka mesdhetare shfaqet në Gjirin e Orikumit, tërheq vëmendjen e banorëve dhe turistëve

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja e fokës Monaka…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by